Shko Prapa   Forumi Shqiptar VENDLINDJA > FORUMET TJERA TE LIDHURA ME ALBANUR > Shoqata e Gazetarėve Shqiptar nė Maqedoni
Shoqata e Gazetarėve Shqiptar nė Maqedoni Nė forumin e gazetarėve shqiptar nga Maqedonia ju mund tė gjeni tė gjitha lajmet interesante nga Maqedonia.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Display Modes

Populli i Fatit te Trete, Shkruan Kim Mehmeti
  #1  
I vjetėr 12-09-2007, 12:50 AM
admin's Avatar
admin Offline
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
Default Populli i Fatit te Trete, Shkruan Kim Mehmeti


Shkruan Kim Mehmeti

POPULLI I FATIT TĖ TRETĖ

Hera e parė ėshtė emocion, e dyta ėshtė pėrjetim, e treta pjekuri. Hera e tretė ėshtė korrigjimi i garės, ėshtė ndėrlidhje e sukseseve dhe dėshtimeve tė dy tentimeve tė mėparshme, ėshtė racionalizim i emocioneve dhe pėrjetimeve. Ndalimi pas rrotullimit tė tretė rreth vetes, luftėtarit tė ndarė nga njėsit i vetė, e tė humbur nė vend tė panjohur, ia ka pėrcaktuar drejtimin nga duhet tė shkojė duke iu dorėzuar dorės sė fatit. E shqiptarėve tė Maqedonisė, shpesh u ka ndodhur tė rrotullohen tri herė rreth vetes, e tė ndalen, duke shpresuar se kėshtu do e pėrcaktojnė drejtė rrugėtimin e tyre tė mėtejshėm tė organizimit politik. Kėshtu u ndodhi edhe nga mesi i dekadės sė nėntė tė shekullit tė kaluar, kur ishin tė pakėnaqur nga Partia pėr Prosperitet Demokratik dhe Partia Demokratike Popullore, e kur fati i tretė ua solli Partinė Demokratike Shqiptare. Kėshtu ndodhi edhe pas konfliktit tė 2001, kur tė pakėnaqur nga dy partitė e mėparshme – PPD-ja dhe PDSH-ja, sėrish u rrotulluan rreth boshtit tė tyre kurrizorė tė organizimit partiak, qė tė niseshin rrugės nga i ēoi i ardhuri i tretė, i dalė nga ish luftėtarėt e UĒK-sė – Ali Ahmeti me Bashkim pėr Integrim Demokratik. E qė pastaj tė arrijnė kėtu ku ndodhen sot, tė pėrballur me dilemėn se vallė do duhet edhe pėr herė tė tretė tė fillojnė gjurmimin pas fatit qė do duhet tė korrigjojė pamundėsinė e BDI-sė qė tė mbrojė vullnetin shumicė tė shqiptarėve tė kėtushėm dhe t’i shpėtojė nga mendėsia sllave e kryesuesit tė PDSH-sė (qė pėr gjitha tė kėqijat t’i fajėsosh armiqtė e brendshėm e tė jashtėm qė merren me skenarė konspirativ), i cili kėto ditė e qortoi edhe Ambasadorin Fuere - pėrfaqėsuesin e Unionit Evropian nė Maqedoni - duke e kėshilluar tė “shikoj punėt e veta” e tė mos ndaj leksione pėr sjelljen e politikanėve tė kėtushėm.

Shqiptarėt e Maqedonisė ishin dhe mbetėn populli i fatit tė tretė. Kėsaj radhe ata pėr sė treti herė i dorėzohen trerrotullimit, duke shpresuar se do gjejnė rrugėn e mirėfilltė tė organizimit partiak, e qė nuk do i ngjajė politikės sė Ali Ahmetit, tė mbėshtetur kryesisht nė heshtje dhe nė patericat e ambasadorėve perėndimorė. Qė do i shpėtojė edhe nga politika e kryesuesve tė PDSH-sė, tė cilėt mbyten nė ujin e turbullt tė mercenarizmit dhe jeniēerizmit demokratikė, mbase duke shpresuar se pasi ta kryejnė obligimin ndaj kryeministrit aktual tė Maqedonisė, Gruevskit, do i kthehen vetvetes e do bėhen Skėnderbe. Por, shqiptarėt e Maqedonisė kėsaj radhe e kanė mė vėshtirė se mė parė. Jo vetėm shkaku se ndjejnė marramendje nga trerrotullimet e shpeshta partiake tė deritanishme, por shkaku se rrugėt partiake, tani janė tė thurura mirė nga dy partitė mė tė mėdha ekzistuese, tė cilat shumėēka nuk realizuan, por njė gjė arritėn ta bėjnė: t’ua humbin shqiptarėve tė kėtushėm dėshirėn pėr tė votuar dhe pėr tė bėrė garė politike. Gjė qė u pa qysh nė zgjedhjet e fundit parlamentare tė vitit 2006, kur pėrqindja e atyre qė dolėn tė votonin, nuk kalonte 43 pėrqindėshin. E kur kėsaj pėrqindjeje do i nxirret ajo e votave tė vjedhura nga aktivistėt partiak, del se shtatėdhjetė pėrqindė tė shqiptarėve tė kėtushėm, nuk i besojnė mė as fatit tė tretė.

Shqiptarėt mė tė vullnetshėm tė Maqedonisė, pra ata qė ende i besojnė fatit tė tretė, sot kanė drejtuar shikimin drejtė partisė sė Bardhyl Mahmutit - partisė pėr Bashkim Demokratik tė Shqiptarėve. Partisė e cila ka nga dy shkronja tė partive aktuale mė tė mėdha tė shqiptarėve nė Maqedoni, dhe njė udhėheqės tė lindur nė Tetovė, e tė ardhur nga Prishtina. Politikan i cili u kthye nė vendlindje nė prag tė zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2006, edhe atė me mision tė caktuar e tė paluhatshėm – tė shkatėrrojė BDI-nė e Ali Ahmetit dhe tė dėshmojė se cila ėshtė “fytyra e vėrtetė” e udhėheqėsve tė kėsaj partie. E pėr ta realizuar kėtė qėllim, ai iu bashkėngjitė Partisė Demokratike Shqiptare. Me angazhimin e vetė nė kėtė parti, Bardhyl Mahmuti arriti tė realizojė dy gjėra: ti ndihmojė kėsaj partia tė ringjallet dhe ai vetė tė kuptojė se nuk ishte mungesa e mjekrės pengesė qė tė qėndrojė mė gjatė nė krye tė kėsaj partie. Pra, tė kuptojė se ishte futur nė njė sekte ku “kryemjeshtri” ėshtė edhe popull edhe parti, kėshtu qė i mbetėn dy zgjidhje: o tė kthehej nė Prishtinė dhe nga andej t’u shkruaj letra udhėheqėsve tė kėtushėm partiak, o tė korrigjojė gabimin e t’ju dėshmojė partive tė kėtushme se as Zvicra nuk ka arrit t’ia ērrėnjos njė tipare karakteristike gjithėshqiptare - sa mė i madh tė jetė gabimi, aq mė shumė tė rritet inati pėr tė shkuar deri nė fund.

Andaj, tani kur PDSH-ja i ngjanė njė klubi nostalgjik tė adhuruesve mė besnik tė Arbėr Xhaferit, tė cilėt nuk dinė si do ia dalin me kryetarin e ri, tani kur BDI-ja kurrsesi nuk arrin tė del nga organizimi i saj si i njė “lidhjeje tė socialistėve tė vonuar”, e tė bėhet parti, Bardhyl Mahmuti jo mėkot shpreson se ėshtė fati i tretė i shqiptarėve tė kėtushėm. Edhe atė jo vetėm pse dinė tė “shajė” nė mėnyrė mė tė kulturuar se kryetari aktual i PDSH-sė, jo vetėm pse ka pedigre atdhetare tė ngjashme me atė tė Ali Ahmetit, po pse shqiptarėt e kėtushėm ndjejnė lodhje nga arroganca e PDSH-istėve dhe maturia ngandonjėherė e pakuptimtė e BDI-istėve. Pra, ai nuk e ka tė pabazė shpresėn se do arrijė t’i bindė shqiptarėt e Maqedonisė se atyre u nevojitet njė parti e udhėhequr nga njeriu i cili nuk pranon as konceptet integriste as ato “janiēeriste”, por qė do i ēojė drejtė njė Maqedonie e cila do jetė arė e pėrbashkėt, por me kufij tė saktė se deri ku kush mbjell e kush korrė. Mbase ky mund tė jetė koncepti i tij i vetėm qė mund ta bėjė partinė e tij tėrheqėse pėr shqiptarėt e kėtushėm, tė cilėt i provuan tė gjitha konceptet e bashkėjetesės me maqedonasit etnik. Pra, i provuan tė gjitha, sa tė kuptojnė se ata as mundė tė integrohen as mund tė mėvetėsohen nė njė Maqedonia tė tillė, por mund vetėm tė “kantonizohen”. E sa u pėrket kantonizimeve, mbase Bardhyl Mahmuti mirė e ka shijuar kėtė organizim shtetėrorė nė Zvicėr, ku ende ishin miq tė ngushtė me Ali Ahmetin, nga sigurisht janė kthyer duke mos mundur tė besonin se njė ditė do bėheshin armiq politik.


Shikuar realisht, Bardhyl Mahmuti do e ketė shumė vėshtirė tė arrijnė ndonjė rezultat nėse nė ndėrkohė nuk ia del qė shqiptarėt e kėtushėm t’i bind se nuk janė humbur tė gjitha shpresat. Apo t’i bind se ēdo gjė shteret e harxhohet, por vetėm idetė pa ndėrpre ripėrtėrihen. Pra, t’i bind se ai ka ndonjė ide tė re dhe koncept tė paprovuar, i cili shqiptarėt e kėtushėm do i bėjė zot shtėpie, pa pasur nevojė as tė integrohen, e as tė mbeten jeniēerė tė cilėt do e shkelin gjakun e vet qė tė bėhen tė besueshmit e “sulltanit”. Por, qė ta arrijė kėtė, BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit nė fillim do duhet ta kthejė optimizmin te ata shtatėdhjetė pėrqindė votues shqiptarė qė ndjehen tė zhgėnjyer nga tė gjitha variantet e deritanishme tė organizmit partiak, e pastaj tė shkojė mė tej: t’i tėrheqė nga PDSH-ja dhe BDI-ja ata qė janė nisė rrugės pėr tu bėrė “shėrbėtorė tė popullit”, e qė nė tė vėrtetė duan ta pasurojnė shpurėn e “oborrit tė vet”.

Gjatė aktivitetit tė vetė disa mujorė, Bardhyl Mahmuti arriti tė dėshmojė dy gjėra: se e njeh pėrdorimin dhe rėndėsinė e medieve kur ėshtė nė pyetje aktiviteti politikė, dhe se fare nuk i njeh njerėzit e kėtushėm. Kėshtu qė, tė parėt qė iu bėnė shokė, janė edhe disa nga ata qė edhe deri tani kanė treguar gatishmėri tė bėjnė edhe intervenim kirurgjikė tė fytyrės, vetėm qė tė mos njihen se janė tė njėjtit qė e kanė provuar fatin politikė me tė gjitha partitė ekzistuese. Pra, nėse nuk arrin tė ofrojė diēka tė re, BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit nuk do arrijė mė shumė se sa tė bėhet kosh pėr mbeturinat e BDI-sė dhe tė PDSH-sė. Por, sido qė tė jetė, Bardhyl Mamuti ka tė drejtė ta shpall veten si fati i tretė i tė pafatėve. E shqiptarėt e kėtushėm duhet tė dėshmojnė se vallė nė tė shohin aktivistė tė devotshėm pėr tė mirėn e popullit, apo edhe njė nga ata qė janė kthyer nė vendlindje sa tė mbledhin tatimin e shqiptarisė pėr kontributin atdhetarė. E kėtė do arrijnė ta kuptojnė vetėm nėse nė ndėrkohė e kanė kuptuar pse gratė vejane mbajnė syza kur shkojnė nė treg: jo qė tė mbrohen nga dielli, por qė tė mos u shihen sytė qė shikojnė burrat e huaj. Pra, se ka edhe politikanė qė dalin nė tregun partiak jo qė tė shesin idenė e vetė, po qė tė shesin fatin e huaj. Cilit tabor i takon Bardhyl Mahmuti, ėshtė herėt tė paragjykohet. E ardhmja do e dėshmojė se vallė ai dhe BDSH-ja e tij janė fati i treti, tė cilin e presin shqiptarėt e Maqedonisė, apo vetėm edhe njė parti qė ka selinė nė ujdhesėn e inatit shqiptarė.

Last edited by admin : 12-29-2008 at 01:10 PM.
Reply With Quote

ee
  #2  
I vjetėr 08-17-2009, 09:54 PM
8955012874 Offline
Junior Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 6
Angry ee

sdfgkpdfhp0541dhgjhghjshbdsafsadgsadfehfnkjgdlfkgj
Reply With Quote

fgg3
  #3  
I vjetėr 08-18-2009, 10:45 AM
446868310871502 Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 46
Thumbs down fgg3

door444fife25800santana2003changan250pofengdao
Reply With Quote

ii
  #4  
I vjetėr 08-21-2009, 12:27 PM
s930081895 Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 15
Thumbs down ii

sdfhfdherfffvfgsdfghktgfgrffgdhdfdxgvcsdf
Reply With Quote

Hi25
  #5  
I vjetėr 08-22-2009, 05:45 PM
chenle Offline
Junior Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 6
Red face Hi25

Watching films, especially comedy, is my favorite pastime although (or, but) I don’t like films with a lot of violenceor horror films.pearl jewelry Nownomination bracelet charms jewelry Nowcharm jewelry jewelry Nowgold charms for bracelets jewelry Nowhandmade jewelry Now
Reply With Quote

Hi32
  #6  
I vjetėr 08-23-2009, 10:57 AM
wholesaleabc Offline
Junior Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 7
Smile Hi32

To tell you the truth, I don't play much sport nor do I walk much because I drive my car everywhere, even to my office, which is near my home although I sometimes play table tennis, which I'm quite good at. I know I'd have more energyif I did more exercise but I just don't seem to find the time for exercise because I'm too busy with my work.distributors for costume jewelrygemstone wholesale jewelry open to the publicpearl and beads onsalebelow wholesale sterling silversilver bangle watch with mother
Reply With Quote

i am so happy
  #7  
I vjetėr 08-25-2009, 11:19 PM
bobo8251 Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 25
Cool i am so happy

You know what ladies your cheap lace wigs are nice ! I can't tell you how many times I went full front lace wig: http://www.royalmewigs.com shopping and left with a pair of earrings and no discount lace front wigs!! I wore half falls before but I see remy lace front wig all the time and when I go try one on it looks shiny and plastic !! If I can just find one perfect wig I would be so happy wig lace: http://www.royalmewigs.com
Reply With Quote
Pėrgjigju


Thread Tools
Display Modes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Jy nuk mund postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni attachmente
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet e juaja

vB kodi Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur
Mėnyja e Forumit



Krejt orėt janė nė GMT. Ora tash ėshtė 04:26 PM.

Powered by vBulletin 3.6.8
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Limited..
| Home | Regjistrimi | Pyetėsori | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Postimet e Sodit | Kėrko | Postimet e Reja |