| Pen Qendra e Kosoves - Kosova PEN Center Eshte faqja e shkrimtareve te Kosoves. Albanur sponzoron dy vjet ne internet Pen Qendren e Kosoves. |
 |
70 Vjetori i Agim Gjakovės |
 |

11-23-2006, 04:24 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
70 Vjetori i Agim Gjakovės
70 Vjetori i Agim Gjakovës
Me rastin e shtatëdhjetëvjetorit të lindjes së shkrimtarit Agim
Gjakova, PEN Qendra e Kosovës organizon një takim në amfiteatrin e Bibilikotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ditën e martë më 11.10.2005, në orën 12.
Shkrimtari Agim Gjakova ka nisur veprimtarinë e tij si poet dhe prozator këtu e pesëdhjetë vjet më pare në Gjakovë, më pastaj si student në Beograd dhe në Shqipëri, për t’u kthyer në Kosovë pas luftës më 1999.
Ka botuar nëntë vëllime me poezi, tri vëllime me tregime, tri romane, drama, skenarë për filma etj. Ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me dhjetra analiza në publicistikë. Ka në dorëshkrim katër romane, vëllime me tregime, poezi, publicistikë etj.
Është sekretar i PEN Qendrës së Kosovës dhe redaktor i shtojcës së kulturës në gazetën “Bota sot”.
Fjalën për veprimtarinë e shkrimtarit do ta mbajë akademik Ali Aliu, kurse me kontributin e tyre do të paraqiten edhe disa studiues, shkrimtarë dhe miq të autorit.
Ju ftojmë që të merrni pjesë dhe me prezencën Tuaj ta nderoni këtë përvjetor !
Basri Çapriqi
Kryetar
PEN Qendra e Kosovës
|
 |
 |
Dy ZhgĖnjimet E Agim GjakovĖs |
 |

11-23-2006, 04:57 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Dy ZhgĖnjimet E Agim GjakovĖs
DY ZHGĖNJIMET E AGIM GJAKOVĖS
(Me rastin e shtatėdhjetė vjetorin e lindjes)
Agim Gjakovėn e njoha plot pesėdhjetė vjet tė shkuara nė Beograd. Ishte student nė Katedrėn pėr Gjuhė dhe Letėrsi Frėnge. Takoheshim gjatė orėve letrare qė zakonisht mbaheshin nė lokalet e Katedrės Albanologjike. Dhe, nė ato vite, pra nė gjysmėn e dytė tė viteve pesėdhjetė, Agimi ishte ndėr tė paktėt studentė shqiptarė qė merrej me krijimtari letrare shkruante prozė dhe poezi. Ajo qė e frymėzonte si ngasje dhe shqetėsim krijues ishte tematika sociale, mė konkretisht ajo e shqiptarėve tė shumtė qė lagjeve dhe rrugėve tė Beogradit bėnin punėn e sharraxhinjve apo tė mbajtėsve tė qymyrit dhe punėve tė tjera tė rėnda. Nė njė konkurs letrar nė kuadėr tė universitetit tė Beogradit, tė organizuar nė njė qytet tė Vojvodinės (Shabac) Agim Gjakova pėr tregimin e lexuar pikėrisht nė kėtė tematikė, mori ēmimin e parė tė publikut. Qė vinte nga Gjakova nuk ishte e veēanta kryesore e tij, meqė me sa mė kujtohet shumica e studentėve shqiptarė nė Beograd aso kohe vinin nga ai qytet. Por e veēanta e Agim Gjakovės megjithatė ishte e pranishme nė mjedisin tonė: i lindur nė Shqipėri, nga prindėr intelektualė dhe shtetas i Shqipėrisė. Mandej, nuk ndahej nga kitara qė e mbante tė varur nė qafė. Akoma mė karakteristikja ishte se Agimi sillej, shtirej sikur asgjė nuk e merrte seriozisht. Edhe pėr ēėshtje mė tė rėndėsishme rreth tė cilave debatohej shpesh nė lokalet e klubit tonė, ai nuk rrinte anash, por komentet i kishte gjysmė serioze gjysmė me shaka. Kėshtuqė ishte tepėr e vėshtirė ta pėrcaktoje kėndvėshtrimin, pozicionin e tij nė situata tė atilla. ...
Pas studimeve, nė fund tė viteve pesėdhjetė, me Agimin u pashė edhe dy ose tri herė. Me njė rast ai ishte mysafir i imi pėr disa ditė nė Shkup ku isha punėsuar. Nė fillim tė gjashtėdhjetave atė e dėbuan pėr nė Shqipėri, bashkė me dorėshkrimet e veta letrare tė cilat nuk mund tė botoheshin as nė Prishtinė e as nė Shkup aso kohe. Nė njė kamion tė vjetėr, sė bashku me tė ėmėn dhe disa plaēka modeste shtėpie, u nis i pėrcjellė nga shumė shokė dhe bashkėvendės nga Gjakova pėr nė Shqipėri, i bindur se personalisht po shkonte drejt njė mrekullie: po shkonte nė Shqipėrinė tė cilėn e ėndėrronim tė gjithė aso kohe, dhe njėkohėsisht po shkonte me njė brengė tė thellė- malli pėr Gjakovėn dhe Kosovėn dhe dhembja pėr shokėt qė po i lė nė mėshirėn e terrorit tė pushtetit tė atėhershėm. ..
Por nė ēparajsė hasi kur shkeli nė Shqipėri, e di vetė ai. Pjesėrisht kėtė do ta gjejmė nė veprat letrare tė Agimit, sidomos nė ato poetike, tė botuara pas rėnies tė diktaturės, pra qė na fillimi i viteve nėntėdhjetė dhe deri nė ditėt tona. Nė njė formė konkrete realiste dhe tė gjalla, afro dyzet vjetėt e kaluara nė Shqipėri, do ti gjejmė sidomos nė publicistikėn e tij. Si shkrimtar, poet sidomos, Agim Gjakova do tė mbetet kosovar, prandaj vėllimin e dytė tė poezive (vėllimi i parė poetik i botuar nė fillim tė viteve gjashtėdhjeta nė Tiranė e mbante titullin Dhe thonė se paqe ka nė botė), tė dorėzuar vite mė pas, do tė refuzohet nga shtėpia botuese nė Tiranė pėr dy arsye: nė kėtė dorėshkrim poetik nuk ka asnjė varg pėr realitetin socialist, pra pėr transformimin e madh qė po e pėrjeton Shqipėria, dhe ka edhe do poezi tė paqarta, tė errėta, madje mund tė gjendet edhe ndonjė varg hermetik, vėrejtje kėto tė nėnshkruara nga dora vetė e drejtorit tė atėhershėm tė shtėpisė botuese Naim Frashėri.
Edhe nė vėllimin e parė dhe tė vetėm tė botuar nė Shqipėri qė e pėrmendėm, nė parathėnien e Rrazi Brahimit thuhet: Agim Gjakova ėshtė njė poet i ri kosovar, tė cilit do ti adresoj disa vėrejtje ka edhe disa elemente romantike por qė mund tė justifikohen meqė janė shkruar nė kohėn dhe nė vendin prej nga vjen Agim Gjakova. Pra, poezitė e kėtij vėllimi mbajnė datėn dhe vendin, pra Kosovėn, dhe janė frymėzim nga realiteti kosovar i kohės.
Si krijues, realitetin e Shqipėrisė, Agim Gjakova do ta artikulojė pėrmes prozės duke qenė autor i disa vėllimeve me tregime dhe romaneve. Poezinė qė ėshtė arti mė personal, Agimi do ta shkruajė pėr vete, do ta ruajė dorėshkrim deri nė vitet nėntėdhjeta, kur shtėpia botuese EuroRilindja, aso kohe e zhvendosur nė Tiranė ia botoi vėllimin poetik, dikur tė refuzuar nga shtėpia botuese qė e pėrmendėm, me titullin I gjuaj ėndrrat me gurė. Ėshtė titull qė paralajmėron, nė radhė tė parė mallin pėrvėlues pėr vendlindjen, qė, sado tė bezdisshme tė duken ato pėr mjedisin e atėhershėm shqiptar, aq mė kėmbėngulėse dhe mė me agresivitet e pushtonin pėrditshmėrinė e botės shpirtėrore tė autorit. Meqė ėndrrat, edhe ato ndėshkohen :
e vėshtirė qenka tė tė pėrgjojnė vrimave nėpėr gardhe
pėr dyshim tė pashkelur si tė zakonshme tė ta ofrojnė ftohtėsinė
e ty, kosovar, do tė tė quajnė siē janė vetė bastard!
Gjatė viteve nėntėdhjetė, Agim Gjakovės i ngjallet shpresa se njė ditė do ta shohė pėrsėri Gjakovėn dhe Kosovėn, malli dhe vuajtja pėr tė cilat veēse i rritej gjatė dhjetėvjetėshve tė ėndėrruar. Ai beson se ky do tė jetė kthimi i vėrtetė, do tė jetė kapėrcimi i tij i ėndėrruar pėrtej kufirit, dhe jo zhgėnjim, si kapėrcimi i parė. Atje nė Kosovė dhe pėr Kosovėn, kishte marrė frymėzimet e para poetike dhe zjarrin e atdhedashurisė qė nuk u shua kurrė. Nė Gjakovė kishte lėnė miq e shokė tė zemrės, tė rinj qė gati e adhuronin pėr talentin, pėr guximin, urtinė qė ai e rrezatonte gjatė viteve tė kaluara si gjimnazist dhe si student nė vendlindje. Kėshtu mbase ėndėrron Agimi edhe nė vargjet e veta, se atje nė Kosovė, qė para dyzet viteve kishte lėnė pjesėn e vet mė tė vėrtetė tė jetės, nė Kosovė pėr tė cilėn kishte vuajtur, mė nė fund do ta pėrjetonte kthimin e vėrtetė gjatė jetės sė tij, kthimin nė Itakė. Nė vend tė kėsaj do tė ndodhė zhgėnjimi i dytė. Agim Gjakova do tė gjejė njė Kosovė dhe njė Gjakovė vėrtet tė dala nga thundra e terrorit serb, por njėkohėsisht njė Kosovė disi tė ēkurdisur, tė ēoroditur, nė kėrkim tė egėr tė vetvetes, kėrkim qė sikur ska tė sosur, do tė gjejė njė ambient qė vuan krizėn e vlerave shpirtėrore. Prandaj, nė kulmin e njė dėshpėrimi, ai do ta pėrfundojė kėshtu njė nga poezitė e veta tė fuqishme:
Tani urrej ēdo gjė- kur smė urren askush.
I tillė, i trishtuar do tė jetė zhgėnjimi i dytė i poetit i artikuluar nė dy vėllimet poetike tė botuara nė Prishtinė Guxo e vdis nė botim tė Dukagjinit dhe Kufiri imagjinar, botim i Rilindjes. Pra kur se urren kush, do tė thoshim kur se urren armiku, qė nuk ėshtė mė, tani poetin e trishton me siguri indiferenca, mospėrfillja e ftohet e Gjakovės, e Kosovės, tani tė vėrshuara nga njė ritėm brutal i pėrditshmėrisė, nga njė etje dhe lakmi tė papėrmbajtura, nga njė babėzi e pangopėsi qė, tė lakuriqėsuara, gati se fitojnė tė drejtėn tė manifestohen sheshit publikisht, duke mos i bėrė pėrshtypje askujt. Do tė jetė prandaj i pranishėm njė intonim diskret por shumė i fuqishėm, i penetruar si dilemė e parė nė poezinė e tij: a e vlejtka vallė tė sakrifikosh nga vetja pėr kėtė botė? Ėshtė shije kryesore kjo qė tėrhiqet vargjeve dhe mesvargjeve poetike nė tė dy vėllimet e pėrmendura mė sipėr.
Veēoria e tė shprehurit alegorik dhe me ironi tė hollė, qė do tė thoshim ėshtė natyrė e parė e Agim Gjakovės, do tė duket edhe nė krijimtarinė e tij letrare nė prozė. E tillė ėshtė gjuha, sidomos e tregimeve nė vėllimin me titull Shtėpia nė udhėkryq, nė botim, poashtu, tė Dukagjinit. Prozat e rrethit tematik qė portretizojnė realitetin aktual kosovar dhe shqiptar, janė vendosur nė kontekst tė imagjinuar dhe pėrballė sfidave ndėrkombėtare. I tillė ėshtė vetė tregimi metaforė Shtėpia nė udhėkryq ku pėrmes paralelizmit alegorik, lexuesi, rrugės sė asociacioneve sugjestive, e sjell ndėrmend Kosovėn: Ėshtė shtėpi udhėkryq ajo (Kosova) qė e shkelur barbarisht dhe pa e pyetur, udhėkryq nėpėr tė cilėn ecin pa ua prishur kush nė emėr tė shtėpisė, pėrkatėsisht, ėshtė shtėpi qė ka qėlluar nė udhėkryq po qė ka njė Zot shtėpie...e ka apo se ka?! Prozėn e kėtij rrethi tematik e pėrshkon njė ironi, nė momente qė pėrqesh servilizmin tonė, inferioritetin pėrballė tė huajve, pėrkatėsisht portretizon mungesėn e identitetit, pėr tė pėrballuar sfidat dhe pėr tė asimiluar vlerat e vėrteta tė tė tjerėve.
Gjithsesi fjala ėshtė pėr njė shkrimtar, tanimė tė njohur dhe me reputacion nė hapėsirėn letrare shqiptare, pėr njė autor i cili ka pasur ētė thotė, ti thotė kohės sė vet dhe hapėsirės sė vet. Pėrkatėsisht bėhet fjalė pėr njė krijimtari ku Agim Gjakova pėrshkruan rrugėn jetėsore gjithsesi nga mė tė rėndat, duke besuar se ende ka shumėēka pėr tė thėnė.
ALI ALIU
|
 |
 |
Me rastin e 70 Vjetorit tė lindjes sė Agim Gjakovės |
 |

11-23-2006, 04:59 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Me rastin e 70 Vjetorit tė lindjes sė Agim Gjakovės
Me rastin e 70 Vjetorit tė lindjes sė Agim Gjakovės
ZGJIM NGA ANKTHI
Ali Podrimja
Agim Gjakova, i ndjekur dhe i persekutuar, student shembullor i Universitetit tė Beogradit, qytetar i lirė i Kosovės, nė mbarim tė viteve gjashtėdhjetė, njė mėngjes e kishin hipur nė njė xhip policie. Pa teshekoteshė e kishin fėrfėlluar tej Murit tė Arbėrit. Arsyet: irredentist, i papėrshtatshėm, nacionalist, nip i Haki Tahės, e ku ta di unė. Agimi gjendej nė gjysmėn e rrugės sė krijimtarisė letrare.
Ditėn kur e kishin nxjerrė jashtė Kosovės, kishte tė veshur njė pallto tė gjatė e tė zezė, tė blerė me honorarin e Rilindjes pėr tregimin e shpėrblyer nė konkursin e saj letrar. Pėr shifėr mbante numrin e qelisė sė Burgut tė Beogradit. Sapo kishte shkelur nė Shqipėri, kishte vazhduar punėn e tij prej intelektuali e krijuesi. Por libėr pas libri, ishte bindur se ēėshtja e Kosovės pak kė shqetėsonte. Pesėmbėdhjetė poezitė, kushtuar mikut tė vet Adem Demaēit, njė dorė e padukshme, kishte lėnė vetėm inicialet A.D. Kė frikėsonte pėrkushtimi njė miku, qė tej Bjeshkėve tė Nemuna dergjej nėpėr kazamate?! Le tė mbesė kjo ēėshtje e ndėrgjegjes sė atyre, qė dėshironin ndoshta ta shihnin Shqipėrinė edhe mė xhuxhe.
Dhe, kishte ndodhur ajo qė nuk kishte besuar. Mė 23 gusht tė vitit 1979 nga drejtori i Shtėpisė Botuese Naim Frashėri, Thanas Leci, poeti kishte marrė njė shkresė, ku njohtohet pse libri i tij mė i ri nuk mund tė botohet. Dhe teksti:
Pėr mundėsinė e vėllimit poetik Rrėnjėt pėrtėrihen me atė strukturė qė e kishit ndėrtuar, e shqyrtuam dhe nė drejtori duke marrė dhe mendimin e disa shokėve tė kolegjiumit rezulton se nė kėtė gjendje nuk mund tė botohet. Pa pėrmendur ato vėrejtje qė iu ka bėrė me shkrim redaksia, me tė cilat jemi plotėsisht dakort, ju theksojmė dy tė meta themelore qė dorėshkrimin e paraqitur e bėjnė tė pabotueshėm:
E para: Nė vėllim nuk gjen asnjė poezi kushtuar realitetit tonė socialist, transformimeve tė mėdha qė ndodhin nė vendin tonė. Trajtimi i temave tė mėdha, i luftės sė madhe tė popullit tonė nėn udhėheqjen e Partisė pėr ndėrtimin e socializmit dhe shpartallimin e bllokadės imperialisto-revizioniste, roli i klasės punėtore nė shoqėri etj. janė nė rend tė ditės pėr krijuesit tanė. Me njė fjalė nuk kėrkohet nga ju tė shtoni katėr apo pesė poezi nga realiteti ynė, por kėrkohet qė kjo tė zėrė vendin kryesor.
E dyta: Gjuha qė pėrdoret nė mjaft poezi ėshtė e paqartė, e errėt. Gjenden nė vėllim dhe poezi tė tėra hermetike, tė papėrceptueshme pėr lexuesin, shfaqje kėto qė janė luftuar nga partia, sidomos nė Plenumin e katėrt
Dhe mbyllet shkresa me imzan e drejtorit, tė cilin poeti A.Gjakova do e vė si Parathėnie nė librin e anatemuar pas dy dekadash, por tė botuara nga Euro Rilindja (Tiranė, 1995).
Nė tė vėrtetė, ēkishte libri i Agim Gjakovės? Kujtime tė zymta e vuajtje tė bashkėvendasve tė tij tė Tejmurit; Kosova e kurthuar nėpėr vargje e pagjumėsi, plagėt e saj tė mbėshtjella me shami nėnash e kėmishash tė pėrgjakura martirėsh; kurajoja qytetare e dinjiteti kombėtar, ėndrrat e klithmat nga fundi i botės qė quhej Kosovė; disa trokitje nė ndėrgjegjen historike pėr vetėdijėsim kombėtar. Se, Shqipėri kishte, pėr fat, edhe tej Murit tė Arbrit. Mirėpo, deklamimi i hapėt se paska Shqipėri edhe Tejmurit, ishte i rrezikshėm dhe i dėnueshėm nga Nėna Parti, nga Kreu dhe tė shpėrlarėt. Kėrkohej tė pikojė edhe pika e fundit e helmit e, Kombi tė bindet se vėrtetė Shqipėria fillon e mbaron aty ku fillonte e mbaronte. Dhe ajo farė Shqipėrie e Tejmurit (e Jashtmja M.Kuteli), na qenka pjellė e ėndėrraxhive
!
Nuk dua tė merrem me mjerimin kombėtar, as tė zhvesh servilitetin e njė Shtėpie Botuese, qė mbante emrin e rilindasit me nam, tė bardit kombėtar Naim Frashėri, por nė atė tekst ėshtė edhe njė fjali qė fyen gjysmėn e kombit; Gjuha qė pėrdoret nė mjaft poezi ėshtė e paqartė, e errėt
Njė mendim i tillė marroē nuk pran as tani. Ėshtė shndėrruar nė njė sllogan, qė largon e nuk pranon tė veten gati asgjė. Vėshtirė tė bindėsh ca se edhe kjo, qė krijohet tek ne, ėshtė kulturė shqiptare. Dihet, po ashtu, se pėrēarjet e ēfarėdo natyre shpien nga zbrazja e hapėsirės jetėsore-historike, ose tek ata, qė na shohin me syrin e gastartė- shqiptarėt na qenkan njėfarė simbioze prej dy popujve.
Rrėnjėt pėrtėrihen e pa dritėn me njė titull tjetėr; I gjuaj ėndrrat me gurė. Dhe, kur e lexon kėtė libėr tė vonuar poezi pas poezie, nuk mund tė mos i bėsh pyetjen vetes: Shteti shqiptar, mos frikėson nga Etnia? Poetin do e shqetėsojė copėtimi i hapėsirės jetėsore, prandaj revoltėn e tij duhet ta kuptojmė. Sa tė copėtuar tė kanė lėnė Shqipėri !... Ky ėshtė dhe lajtmotivi i veprės sė Agim Gjakovės, qė i kishte vėnė embargo censura moniste shqiptare.
Por, si duket, maratona jonė tek ka filluar. Mos ėshtė ky zgjimi ynė nga ankthi?
|
 |
 |
mm |
 |

08-05-2009, 09:37 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 39
|
|
mm
|
 |
Hi75 |
 |

08-23-2009, 10:58 AM
|
|
Junior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 7
|
|
Hi75
|
 |
MH025 Nike shox torch retro trainers sheos |
 |

08-26-2009, 11:39 PM
|
|
Senior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 238
|
|
MH025 Nike shox torch retro trainers sheos
5) MH025 Nike shox torch retro trainers sheos A pair of men's nike shox torch retro running shoes with tuned color combination .Do you know what Nike Shox is? If you don't know it, you can cognize it with the help of me. Shox technology was developed by Nike Company and it has been incorporated into several of their flagship athletic shoes. Now everyone thinks it is a revolution in cushioning and impact protection. This technology can provide an optimal environment for cushioning, a slower rate of impact loading and a uniquely responsive feel. Look at this pair of Nike Shox torch retro running shoes. It must be exactly what you need! Come on, my friend! 6) MH037 Nike shox RZ retro running sneaker A pair of men's nike shox RZ retro sports shoes in black and gold .It is really an awesome shoe, isn’t it? If you get a pair of Nike Shox RZ retro running shoes, you will know it is the best shoe you have ever worn. You can find it very comfortable and breathable. And the lightweight of it will make you feel nothing on your feet. You can wear it to run. You can wear it to play basketball. And you even can meet your lover in it because it can make you more attractive. So do you want it? They are waiting for you now! Do not hesitate! 7) MH049 Nike shox RZ retro trainers shoes A pair of men's nike shox RZ retro sports shoes with tuned color combination .Someone thinks Nike Shox columns are very cool and they make the shoe fashionable. Nike Shox columns made of energy-efficient material can provide better stability. The energy-efficient material enhances durability and spring. So when you are running or playing basketball, you will be protected by them. And they make the shoes comfortable as well. Athletes that are notable for wearing shoes with Shox technology include Vince Carter, Jermaine O'Neal, David M. West and Carlos Boozer. Do you want to own a pair of Nike shox RZ running shoes? You will not regret it!
|
 |
 |
op |
 |

09-09-2009, 04:51 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 39
|
|
op
|
 |
```yes~,~ |
 |

10-13-2009, 09:52 PM
|
|
Senior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Oct 2009
Postimet: 108
|
|
```yes~,~
|
 |
Good articles i like |
 |

10-19-2009, 05:27 AM
|
|
Senior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Oct 2009
Postimet: 108
|
|
Good articles i like
|
| Thread Tools |
|
|
| Display Modes |
Linear Mode
|
Rregullat e Postimit
|
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Jy nuk mund postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni attachmente
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet e juaja
Kodi HTML Mbyllur
|
|
|
|
Krejt orėt janė nė GMT. Ora tash ėshtė 04:29 PM. |
|
|
|