| Pen Qendra e Kosoves - Kosova PEN Center Eshte faqja e shkrimtareve te Kosoves. Albanur sponzoron dy vjet ne internet Pen Qendren e Kosoves. |
 |
Identitetet kulturore nė kushtet intregimeve te shumėfishta |
 |

11-23-2006, 04:31 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Identitetet kulturore nė kushtet intregimeve te shumėfishta
Identitetet kulturore nė kushtet intregimeve te shumėfishta
Agron TUFA
Globalizmi dhe Integrimet e shumėfishta
Rrėfimet e vogla postmoderniste (posthistorike) sipas modelit qė pėrshfaq Liotari nė veprėn Gjendja e postmodernit: raport mbi dijen hetojnė nė fakt njė kontradiktė. Kjo kontradiktė hetohet nė raport me rritjen e vėllimit tė kujtesės sociokulturore qė shkon paralel me bjerrjen e cilėsisė gjatė ruajtjes sė informacionit nėn kushtet gjithnjė nė rritje tė bumit teknologjik informativ, ēka e bėn kujtesėn tė pavlefshme, jashtėnjerėzore. Kur them kujtesė jashtėnjerėzore kam parasysh pėrjetimin e kėsaj kujtese nė mėnyrė sipėrfaqėsore, ekzotike, tė pėrciptė, ēka do tė thotė, nė njė farė mėnyre, - tėhuajėsim tė subjektit nga kujtesa vėllimore sociokulturore transnacionale, e defunksionalizuar nga pėrjetimi, si diēka heterogjene. Shoqėria posthistorike apo e konsumatore, ėshtė ajo e ekspansionit globalist, pėrthithja dhe pėrshtatja e shoqėrive sipas modelit tė kėtij ekspansioni nėpėrmjet qarkullimit tė informacionit pėrtej kufijve realė dhe imagjinarė qarkullimit tė mallrave (ndoshta edhe sheshi i qytetit tuaj ua sjell botėn nė vitrina: Benneton, Mango, Levis, Zepter), qarkullimit tė shėrbimeve komunikologjike (gjigandėt medialė, popkultura dhe natyrisht www), qarkullimi i njerėzve pa shengen, gjithnjė e mė larg, qė pėr nevoja tė punės i trajtojnė avionėt si vetura dhe hotelet e huaja si dhoma tė veta.
Bajrami i fundit, pėr shembull, na gjeti familjarisht tė globalizuar: njėri vėlla, supervizor bankier nė Ernst@young ndodhej nė Tiranė, nė kuadėr tė zgjerimit regjional tė formės qė ka zyra nė 133 shtete; vėllau tjetėr, hulumtues i tregut nė Birrarinė e Shkupit ishte nė Oksford pėr tė prefeksionuar gjuhėn, praktikė kjo e rregullt e kompanisė sė tij pėr tu mundėsuar menaxherėve kurse gratis tė kėsaj lingua franca, siē kanė qenė dikur greqishtja dhe posaēėrisht latinishtja 1
Sikundėr shihet pra, teknologjia e sustave, pėrveē qė na e shndėrron kėndin e punės nė qendėr informative botėrore, ka bėrė qė nėpėrmjet internetit dhe komunikimit virtual tė njihemi me dikė nė qosh tė botės mė mirė se sa me fqinjin e parė. Kjo situatė ėshtė quajtur rėndom Fshati global ose mėhalla globale.
Rrjeti do tė na bashkojė nėse kjo ėshtė ajo qė duam, ose do na mundėsojė tė thėrmohemi nė miliona bashkėsi tė ndėrmjetėsuara, por edhe pėrskaj problemeve qė bart autostrada informative... entuziazmi im mbetet i paluhatur (Bill Gates). Nė kėtė autostradė informative gjeografia ėshtė gjithnjė e mė irelevante pasi largėsia matet me interesime e afinitete, jo me kilometra, andaj ska rėndėsi ku ndodheni2.
Nė fshatin global, mė sė pari, kultura dhe identiteti kulturor janė mė tė pambrojtura nga ekspansioni. Njė numėr i madh filmash, veēanėrisht tė shteteve tė pazhvilluara janė koproduksione qė kryesisht ndikojnė nė kastingun, zgjedhjen e temės dhe lokacionin e xhirrimit dhe kuptohet nė MESAZHIN; gjithnjė e mė shumė mikste kulturore pėrmes kolonive dhe projekteve tjera takimi tė artistėve figurativė; gjithnjė e mė tepėr festivale e punėtori njohėse e garuese tė krijuesve; grupi muzikor turko-gjerman Kartel, zvicerrano-shqiptar Kapsamun, motrat Salma dhe Sabina nga Pakistani qė u popullarizuan duke kėnduar nė gjuhėn e tyre hindu hitet e grupit suedez ABBA; transfera futbollistėsh etj...3.
Pikėrisht qarkullimi i kėtyre vlerave mikste kulturore pėrbėn bjerrjen e cilėsisė sė kujtesės, kryesisht nėpėrmjet receptimit jo adekuat tė tyre, por edhe nga pėrjetimet krejt tė ndryshme nė vende e kultura tė ndryshme, madje shpesh deshifrime krejt tė keqkuptuara. Pėr shembull, ndryshe kuptohet filmi Matriks nė Shqipėri e ndryshe nė Uashington ku ka dhe muze gjithėsie, si dhe veprat e reja tė Bodriarit me shokė qė do tė pėrkthehen kushedi kur. E njėjta gjė dhe pėr serialet, tė cilėt nė vende tė ndryshme shihen diku si kritikė sociale, diku si homazh stilit amerikan tė jetesės.
Ekspansioni i maskulturės
Tė gjithė e njohim ekspansionin e modeleve tė maskulturės amerikane, sidomos videoklipet e kanalit MTV. Kėto klipe nė hapėsirėn e shteteve postkomuniste pėrftojnė tjetėr kuptim, nga ēkanė nė vendet qė iu nėnshtruan amerikanizimit fill pas luftės sė dytė botėrore. Kėto klipe mbushin shkretėtirėn e zbrazėt informative, ku politika ska vend (kanal CNN), kulturės apo ekologjisė (GEO-kanal). Klipet veprojnė nė auditorin e tinejxherėve pandėrprerje, duke mos lėnė kohė pėr reflekse, por pėrkundrazi, duke e tėhuajėsuar nga shikuesi vetė procesin e reflekseve dhe duke e shpėrngulur atė nė ekran. Personazhet e pėrhershėm tė ekranit tė MTV kėkėmėdhenjtė karikatureskė Bevis dhe Bathed vetė shikojnė pandėrprerje klipe dhe reflektojnė pandėrprerje pėr ēka shohin. Shikuesi ēlirohet nga domosdoshmėria e refleksit individual, duke pėrjetuar njė gjendje, tė cilėn po e percaktojme si "tip kritik tė kėnaqėsisė. Kjo gjendje pėrfshin nė vetvete kapėrcimin e eksitimit seksual, ironisė, ekstazės. Bevis dhe Bathed marrin rolin e kanalizatorėve pėr emocionet e shikuesve, duke e ēliruar shikuesin nga domosdoshmėria pėr ti provuar ato dhe tė krijojė kėsisoj hapėsirėn e soditjes sė kulluar, ku mund tė meditosh lirshėm. Nė kėtė kuptim televizionit i mbeten mundėsi mė tė thella, se sa Internetit interaktiv. Pikėrisht MTV shpreh hapur pretendimin e kulturės masive pėr kulturė tė lartė. Pretendim nga ana e njėrės prej subkulturave tradicionale nga mė tė represionuara kulturės sė fėmijėve. Kėsisoj realizohet revanshi i subkulturės fėmijnore si njė prej diskurseve mė tė ndrydhura, mė tė shtypura. Kjo nuk ėshtė gjė tjetėr pos rrebelim kundėr kulturės sė tė rriturve, e cila dėshiron tė edukojė, por jo tė argėtojė.
Ajo qė bie viktimė e parė nė komunikimin e ndėrmjetėsuar me mikset kulturore ėshtė shprishja e identitetit, kekuptimi dhe kedeshifrimi i tij. Kjo ėshtė disa herė me keq se sa shkatėrrimi/prishja e aurės sė origjinalit prej riprodhimit tė veprave tė artit nė miliona kopje, po ti referohemi njė analogjie tė Valter Beniaminit nė veprėn e tij Fati i veprave tė artit nė kohėn e riprodhimit tė tyre teknik.
Ēfarė ėshtė globalizimi i kulturės?
Nė njė ekspozitė tė vitit 2003, tė mbajtur nė Kėln, piktori postmodernist rus Vadim Zaharov demonstroi njė seri prej 4 fotografish me titullin Ilustrimi i sė pamundurės", tė cilat paraqisin pamundėsinė e takimit tė kulturave tė ndryshme pėr tė krijuar njė tablo universale tė botės. Tema e paraqitur nga Zaharovi kishte tė bėnte me identifikimin e tė identifikuarit qysh mė parė. Detyra qė i kishte vėnė vetes ky artist ishte pėrpjekja pėr tė identifikuar procesin e identifikimit kulturor tė gjithēkaje nė gjithēka, duke e paraqitur realitetin si njė e qeshur totale tė sė pamundurės. Sipas deklarimit tė piktorit, gazi i sė pamundurės ėshtė kultura si e tillė, pėr ēka dėshmonin emėrtimet e punimeve tė tij tė paraqitura nė atė ekspozitė: Takim me njė roker mbi varrin e Krishtit nė njė fshat japonez, Mekdonalds-i dhe Madlen (dialogu i hamburgerit me biskotėn e Prustit nga romanin Anės Suanit), Mekdonalds-i dhe vizatimi i Zhil Delėzit (qė ilustron tezėn: Unė mendoj, pėr sa ekziston Mekdonalds-i) dhe Don Kishoti kundėr Internetit. Demonstrimi i punimeve tė Zaharov-it mbyllej me njė pyetje-aforizėm, pėrplot efekt: Pėrse kur ia nis asgjė nuk mban mend, ndėrsa kur mbaron asgjė nuk kupton?, pyetje e cila, spara e sqaron dhe aq problemin e identitetit dhe identifikimit kulturor, sesa e mistifikon atė.
Sot ne jemi tė pranishėm nė takimin e kulturave tė sajuara universale. Arena e pėrleshjeve tė tyre ėshtė hapėsira masmediale, ku interneti dhe kompjuteri na parashtrojnė apo na imponojnė njė tablo tė pėrcaktuar tė botės. Por paradoksi qėndron nė faktin se kompjuteri vetė ėshtė njė tablo. Nė ekspozita xixėllojnė ekranet e monitorėve qė paraqesin vetveten. Tė lind pėrshtypja e diēkaje baroke. Kėto efekte shfrytėzojnė dhe dizenjatorėt. Kėshtu pėrshtjellohet njė sistem i tėrė social konvencash. Njė botė tė tillė xixėlluese tashmė shpesh e mė shpesh mund ta shohėsh nė muze. Sė kėndejmi dhe roli i ri social i muzeve si mbikompjutra gjigandė.
Po ēfarė ėshtė globalizimi i kulturės?
Janė diferencat dhe kundėrshtitė, shkrirja e kulturave dhe lufta ndėrmjet tyre. Nė kushtet bashkėkohore globalizimi i kulturės ėshtė Mekdonalizimi. Qėndra e botės bashkėkohore ėshtė MEKDONALDS-I. Qendra nuk i pranon dialektet lokale. Ajo gjakon tė neutralizojė potencialin kritik tė vendėsisė si nocion gjeofizik e etnocentrik. Nė thelb kjo ėshtė njė formė e trysnisė politike, sikundėrse dhe amerikanizimi.
Megjithatė amerikanizimi dhe kultura europiano-perendimore nuk janė e njėjta gjė. Nė fakt kultura nė Europė po shndėrrohet nė njė prej arenave kryesore tė konflikteve botėrore. Kultura i shėrben artikulimit tė konflikteve, dhe jo pacifikimit.
Baza e jetės kulturore bashkėkohore paratė dhe sistemi i ekspertėve nuk janė diēka e palėkundshme dhe tė ngulitura nė jetėn njerėzore. Kultura bashkėkohore po pėrjeton njė proces "kreolizimi", domethėnė e realizon veten si njė amalgamė e gjuhės sė skllevėrve dhe gjuhės sė skllavopronarėve. Nga kjo pikėpamje, globalizimi mund tė kundrohet si G-lokalizim, ku ėshtė pėrforcuar roli i shoqėrive transnacionale (ndėr to dhe i atyre nonprofite) si agjentė tė globalizimit.
Hibriditeti i kulturės botėrore ėshtė cilėsi kryesore e saj. Mbi kėtė bazė qėndron suksesi i paraparė i pop-kulturės anglo-amerikane, e cila krijon njė mjedis ideal pėr amerikanizimin e hapėsirės sė kulturave nacionale. Po, amerikanizimi, ėshtė, padyshim, vulgarizimi i hapėsirės kulturore, por, nga ana tjetėr, kjo ėshtė dhe rruga e vetme e ēfeudalizimit nga pushtetet e hierarkive tė vjetra (nga provincializmi negativ).
Vetamerikanizimi i emigrantėve tė SHBA-ve mund tė kundrohet si njė model universal dhe prototip i amerikanizimit tė suksesshėm tė tė gjithė botės. Konkluzioni: Mos ndoshta Europa nuk duhet ti kundėrvihet Amerikės? Mos ndoshta Europa duhet tė bėhet edhe mė shumė amerikane, qė tė mund tė mbėrrij tė bėhet edhe mė europiane?
Kultura globale ėshtė krizė e identitetit kulturor
Ndoshta mė produktive ėshtė tė flasim pėr procesin e identifikimit si pėr rezultatin e fundmė tė kėtij procesi (ndėr to dhe identitetit kulturo-politik). Por nėse e kundrojmė identifikimin si proces, atėherė na dalin ashiqare dy faktorė tė pėrkundėrt tė kėtij procesi lėvizja drejt zbulimit/hapjes/pėrshfaqjes, demonstrimi i identitetit tėnd kulturo-historik nė sfondin mondialist tė hapėsirės kulturoro-sociale dhe tendenca pėr ta fshehur identitetin tėnd autentik nacional-kulturor.
Projekti komunist i globalizimit si nė Shqipėri, si nė Lindje, pėrllogariste natyrėn e dyfishtė tė procesit tė identifikimit, duke shfrytėzuar nė mėnyrė spekulative njė diskurs tė tillė tė pushtetshėm, i cili e lejonte njeriun shumė mė tepėr tė fshehė, sesa tė zbulojė identitetin e vet nacional-kulturor.
Pyetjes: kush je ti? Njeriu i botės sė dytė a tė tretė, i pėrgjigjej, pa e vrarė mendjen: jam punėtor, jam inxhinjer, jam oficer, jam shkrimtar, jam minator, por kjo nėnkuptonte gjithashtu se pėrveē kėtyre profesioneve, pa thėnė mbetej edhe jam vllah, jam grek, jam kosovar, jam goran, jam hebre, jam tatar, serb, rus, taxhik, gjeorgjian, armen etj, pėrveē kėsaj, zona e nėnkuptuar e e heshtur e identifikimit sipas dobėsimit tė eskspansionit botėror komunist bėhej gjithnjė e mė ndikuese, gjithnjė e mė e gjerė. Fshehja e ēifutizmit, apo vllahizmit apo shqiptarizmit nė Greqi e gjetkė, u bė pėrgjatė shpėrndarjes sė roleve sociale njė faktor shumė mė i rėndėsishėm e kryesor, sesa shenjat demonstrative titullare, klasore-profesionale. Pikėrisht pėr kėtė shkak nė vendet e Europės Lindore dhe veēanėrisht nė Shqipėri dalin probleme serioze me forrmimin autentik tė Shqėrive tė hapura.
Inercia e fshehjes kulturo-historike mbetet njė faktor i ndjeshėm i zhvillimeve tė regjimeve postkomuniste, e megjithėse sot zona e heshtjes ėshtė rrudhur sė tepėrmi, prapėseprapė hapja autentike e shoqėrisė ėshtė mė tepėr njė potencial, sesa njė realitet. Deri mė sot shoqėria e hapur kuptohet nė Shqipėri si njė shoqėri specialistėsh me cilėsi tė lartė profesionale (rudiment i shkallės marksiste tė vlerave klasore-profesionale). Kėtė duhet ta vemė patjetėr nė hesap, ngase pėrsėshpejti fjala do tė shtrohet pėr identitetin mbareuropian. Ambivalenca kuptimore gjeopolitike dhe religjioze-kulturore e identitetit tė Shqipėrisė pėrthellohet me pėrvojėn mondiale tė fshehjes sė hapur tė vetėzbulimit tė njeriut nė botėn bashkėkohore.
Ka gjasa tė bėjnė vaki situata, kur ideologjia e mondializmit do tė shfrytėzohet drejtpėrsėdrejti si njė instrument i ashpėr i ndarjes sė kulturave dhe popujve nė njė shkallė shumė mė tė madhe, sesa pėrafrimit tė tyre. Dhe kjo ndoshta ėshtė paralajmėrimi mė kanosės pėr Europėn, e cila gjakon tė vetėdijėsohet dhe tė pėrforcojė unitetin kulturoro-politik.
Mekdonalds-i bashkon duke ndarė, dhe me kohė ndarja do tė ndjehet gjithnjė e mė thekshėm.
Pasfjalė
Sado paradoksale duket, pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe shqiptaret e Maqedonise, kryesisht, pėr identitetin kulturor shqiptar, mė i rrezikshėm se globalizmi ėshtė provincializmi. Projektimi ynė nė struktura qofshin euro-atlantike, qofshin mbareuropiane paraqesin shumė mė tepėr hendeqe, se sa ura. Tendenca e parė, ajo pėr integrim me ēdo kusht e me ēdo mundėsi tė identitetit tonė kulturor nė Europė, e pėrkrahur nga retorika zyrtare e politikave qeveritare, nuk mund tė shkaktojė asnjė mbresė tė vėnė re. Kjo ndodh pėr arsye se edhe nėse shqiptarėt kanė prodhuar dhe prodhojnė njė identitet kulturor (ku tė zbehtė, ku tė spikatur, mekanizmat e politikave tona kulturore janė tėrėsej hipokrite, jo profesionale, pa kujdesin mė tė vogėl pėr tė pėrshfaqur reliefet e kėtij identiteti nė sfera tė ndryshme tė kulturės, e nė kėto kushte, ne shqiptarėt, jo vetėm qė nuk mund ti imponojmė asfarė hijeje identiteti kujt, por edhe po bjerrim e zvetėnojmė atė fizionomi tė identitetit tė trashėguar.
Midis gjakimit pėr tu integruar nė kokakolizmin dhe detin bluxhins tė euroamerikanizmit global, dhe gjakimit pėr ringritjen, rilidhjen e njė identiteti tė pėrforcuar kulturor shqiptar - me spikamė vlerat kulturore tradicionale shohim se gjithnjė e mė shumė po fiton e para; vrulli integrues i gjeneratave Pepsi-Kola integrohen si provincialė tė njė identiteti global, duke u dezintegruar pa dhimbje nga njė ish-identitet kulturor, dikur i spikatur, por qė vjen duke u zbehur, duke e humbur motivin social, sė kėndejmi forcėn centrifugale.
Ajo pjesė e ndjeshme ndaj identitetit nacional kulturor shkrimtarėt dhe artistėt elitarė, rreken tė eksperimentojnė, tė kėrkojnė rrugėt pėr tė bėrė ndoshta sugjestionin vendimtar me tharmet e kulturės autentike shqiptare, duke gėrmuar nga arkaika, folklori, traditat religjioze, doket e bestytnitė, si formėn, ndoshta, tė rezistencės sė fundit, para se gjithēka ta kaplojė batica e imitimeve nga kulturat fqinje, maskultura euro-amerikane, - dezintegrimi dhe i vetėdijes sė pėrkatėsisė kulturore, me fjalė tė tjera likuidimi i ēdo gjurme shqiptarėsie. Rezistenca ėshtė Vetėdija mbi Identitetin. Dhe Identiteti nuk ėshtė njė foshnje, tė cilėn mund ta adoptosh.
__________- Lindita Kadriu: Glokalizmi, revista Brezi 9, verė 2003.
- po aty
- po aty
|
 |
 |
you guys are really tempting me |
 |

08-22-2009, 11:03 PM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 25
|
|
you guys are really tempting me
wow... lace front wigs: http://www.royalmewigs.com/lace_front_wigs.html make people look so different. You guys are really tempting me i'm about to order a lace wig, but these are making me want to buy full lace wigs instead and save myself some money!
|
 |
Michael Joseph Jackson |
 |

09-28-2009, 12:03 PM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 34
|
|
Michael Joseph Jackson
Michael Joseph Jackson (Gary, 29 ao�t 1958 � Los Angeles, 25 juin 2009), Lacoste polo est un chanteur, danseur-chor�graphe, auteur-compositeur-interpr�te, acteur et businessman am�ricain[2],[3]. Septi�me d'une famille de neuf enfants, il commen�a sa carri�re professionnelle � l'�ge de onze ans au sein des Jackson Five, groupe qu'il forme lacoste polo t shirt avec ses fr�res a�n�s. Tout en restant membre du groupe, il entame en 1971 une carri�re solo et enregistre 10 albums studio, dont six figurent parmi les plus vendus au monde : Off the Wall (1979), Thriller (1982), Bad (1987), Dangerous (1991), HIStory (1995) et Invincible (2001).
|
 |
eqwe |
 |

09-29-2009, 09:17 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 24
|
|
eqwe
|
 |
uu |
 |

10-08-2009, 06:00 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 33
|
|
uu
|
| Thread Tools |
|
|
| Display Modes |
Linear Mode
|
Rregullat e Postimit
|
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Jy nuk mund postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni attachmente
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet e juaja
Kodi HTML Mbyllur
|
|
|
|
Krejt orėt janė nė GMT. Ora tash ėshtė 03:29 PM. |
|
|
|