Shko Prapa   Forumi Shqiptar VENDLINDJA > FORUMET TJERA TE LIDHURA ME ALBANUR > Pen Qendra e Kosoves - Kosova PEN Center
Pen Qendra e Kosoves - Kosova PEN Center Eshte faqja e shkrimtareve te Kosoves. Albanur sponzoron dy vjet ne internet Pen Qendren e Kosoves.

Pėrgjigju
 
Thread Tools Display Modes

Kriza e librit SHQIP
  #1  
I vjetėr 11-23-2006, 05:14 PM
admin's Avatar
admin Offline
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
Default Kriza e librit SHQIP

Kriza e librit

Tribuna do tė mbahet nė Bibliotekėn Kombėtare Universitare tė Kosovės, mė 23 shkurt 2005, e mėrkure, nė orėn 12.

Tezat:

1. Libri pėrjeton krizė. Cilat janė pėrmasat reale tė krizės sė librit nė Kosovė?
2. Libri nuk shpėrndahet. Ēka thonė statistikat pėr shpėrndarjen e librit te ne?
3. Bibliotekat nuk e marrin librin! A ėshtė ky njė fenomen?
4. Botuesit pėrballen me krizėn. Si tė konsolidohen botuesit e Kosovės dhe cilat janė politikat kulturore rreth librit?
5. Ka politikė tė qartė pėr librin Ministria e Kulturės, apo e ka pėrjashtuar pėrfundimisht nga projektet e veta?
6. Kosova ėshtė shndėrruar nė treg tė librit qė mbulohet kryesisht nga Shqipėria. Ku shtrihet tregu i librit qė botohet nė Kosovė?
7. Cila ėshtė infrastruktura ligjore e librit nė Kosovė? Ēfarė janė tatimet pėr librin? Kush mbron tė drejtėn e autorit?
8. Ēfarė ėshtė prezantimi medial i librit? Kush i jep status tė vlerės kulminante librit tė pavlerė?
9. Promovimomania! Dukuri e propagandės agresive apo hutim i komunitetit lexues? Ku zhvillohet, kush e dizajnon, kush e sponsoron?
10 Kush mund ta shkėpusė librin me vlerė nga vėrshimet agresive tė antivlerave?

Fjalėt hyrėse: Mehmet Kraja dhe Sali Bashota
Moderon: Osman Gashi


Jeni tė lutur tė merrni pjesė me kontributin tuaj!


Basri Ēapriqi
Kryetar

---------------------------------------
Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės

KRIZA E LIBRIT


Tema e sotme, e zgjedhur pėr kėtė tribunė tė organizuar nga Pen Qendra e Kosovės, ėshtė emėrtuar si KRIZA E LIBRIT. Domethėnė jemi tė nxitur tė flasim, sė paku, pėr dy gjėra themelore: pėr librin dhe pėr krizėn. Po kėshtu nė mėnyrė tė pashmangshme gjatė debatit do tė merremi edhe me ēėshtjen e leximit, mbase edhe me krizėn e leximit, e cila i ka po kėto pėrmasa, mbase edhe i ka kapėrcyer.
Do t’i referohem njė sentence tė pedagogut tė shquar Jan Amos Komensky, tė shkruar para mė se 400 vitesh: “Drita dhe errėsira”, pohon ai, “ janė shkaku i pare i rregullit dhe i konfuzionit nė botė”. I referohem ngase shprehjen krizė e librit apo krizė e leximit do ta quaja edhe si njė errėsirė qė shkakton konfuzion dhe qė ka tė bėjė me jetėn e librit tek ne. Kėtė errėsirė dhe konfuzion mund ta shprishin mė parė se tė tjerėt vetėm ata qė janė shpirtėrisht tė lidhur me librin.
Organizatori i kėsaj tribune, PEN Qendra e Kosovės ka vėnė nė letėr njė numėr ēėshtjesh tė cilat do tė duhej tė bėheshin objekt debati nė tribunėn e sotme si: Shpėrndarja e librit, 2. Libri dhe bibliotekat; 3. Ministria e kulturės dhe libri; 4. Tregu kosovar i librit; 5. Infrastruktura ligjore e librit; 6. Tatimet pėr librin; 7. Prezentimi medial i librit; 8. Vlera e librit dhe propaganda rreth librit; 9. Komuniteti lexues dhe libri etj.

Osman Gashi
PEN Qendra e Kosovės

Last edited by admin : 11-23-2006 at 05:21 PM.
Reply With Quote

Fjala hyrėse e Mehmet Krajės
  #2  
I vjetėr 11-23-2006, 05:16 PM
admin's Avatar
admin Offline
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
Default Fjala hyrėse e Mehmet Krajės

Fjala hyrėse e Mehmet Krajės

Kriza e librit

Nė kryesinė e PEN-it kishim njė dilemė: Si duhej pėrkufizuar temėn pėr tė cilėn do tė diskutojmė sot? Si krizė tė librit, si udhėkryq tė librit, apo t’i lėmė tė gjitha kėto dhe problemin ta shtrojmė me ndonjė eufemizėm sociokulturor dhe tani, kėtu, tė flitnim pėr raportet libri-lexuesi, shoqėria, shteti e kėshtu me radhė. Unė edhe tani insistoj tė ta themi pa ekuivoke, se libri nė Kosovė ėshtė nė njė krizė tė thellė, kurse ne qė jemi kėtu, nuk jemi vetėm vrojtues tė kėsaj krize, por nė njėfarė mėnyre marrim pjesė nė tė, ose duke vjelė pasojat, ose duke mos ndihmuar qė libri ta tejkalojė kėtė krizė.

Sido qė tė jetė, mendoj se, qė nė fillim, duhet tė themi se nė kėtė krizė libri nuk ėshtė as i veēuar dhe as i vetėm. Ai ėshtė pjesė e njė transicioni, nė tė cilin ėshtė pėrfshirė Kosova, ėshtė pjesė fenomeneve qė e pėrcjellin kėtė transicion, i cili ka bėrė qė tė rrėnohet njė sistem vlerash dhe nuk lė hapėsirė tė ndėrtohet njė sistem i ri. Pra, ėshtė e pamundur qė libri tė ndahet nga zhvillimet negative qė ndodhin te ne aktualisht dhe nė kėtė pikė ne dalim tė pafuqishėm tė inicojmė ndryshime radikale, sepse ato pėrfshijnė segmente tė shoqėrisė, ku ndikimi ynė ėshtė minimal ose krejtėsisht i pamundur. Ajo qė duhet tė brengosė neve rreth librit, mendoj unė, ėshtė pikėrisht pafuqia ose paaftėsia jonė qė nė politikat kulturore tė bėhen ndryshime tė tilla dhe shfaqen nisma, tė cilat do tė duhej tė jepnin sinjale pėr njė fund tė pritshėm tė kėtij traniscioni rrėnues. Nė kėtė pikė, pra nė punėn e pėrcaktimit tė politikave kulturore mė tė avansuara, mund tė themi se komuniteti kulturor i Kosovės ka dėshtuar plotėsisht. Kohėn e ēmuar pesė ose gjashtė vjeēare tė pasluftės ne e kemi shpenzuar pa ushtruar asnjė ndikim nė kėto politika kulturore. E kemi konstatuar gjendjen, jemi ankuar, kemi thėnė gjėra qė dihen, pėrgjithėsisht jemi sjellė nė rreth. Administrata kulturore, e padijshme dhe pa asnjė sens positiv pėr vlerat kulturore, gjatė kėsaj periudhe i ka pėrcaktuar dhe vazhdon t’i pėrcaktojė politikat kulturore nė Kosovė, nga tė cilat libri ėshtė pėrjashtuar nė tėrėsi, ose pothuajse nė tėrėsi. Nga ana tjetėr, ne (e kam fjalėn pėr njerėzit qė merren me librin) nuk kemi arritur dhe duket se nuk do tė arrijmė edhe pėr njė kohė tė gjatė tė bėjnė ndryshime depėrtuese nė shoqėri, qoftė edhe nė formėn e senzibilizimi elementar tė saj pėr librin dhe kulturėn nė pėrgjithėsi. Ky ambient shoqėror, tashmė, sikur ndihet i bezdisur nga lamentimet tona. Po kaq tė bezdisur ndihen edhe administratat institucionale, qofshin ato kulturore ose jokulturore.

Mendoj se kjo ėshtė gjendja reale, e pazbukuruar dhe e paqėndisur me fjalė tė zgjedhura.

Tani, unė menoj t’i shtroj para jush dy ēėshtje themelore, nė dukje futuriste, por qė, sipas mendimit tim prekin esencat e kėtij problemi. E para, cilat ndryshime sistemore do tė duhej tė bėheshin te ne, qė librit t’i jepet statusi qė duhet ta ketė nė kėtė shoqėri, dhe e dyta, si do tė duhej tė dukeshin polititkat kulturore rreth librit.

Kėtu duhet ta themi qartė se nuk jemi aq kokėshkretė sa tė mos e kuptojmė se nė fushėn e botimeve dhe tė qarkullimit tė librit, tani dhe nė tė ardhmen, do tė sundojnė ligjet e ekonomisė sė tregut. Ajo qė ne e kemi tė vėshtirė ta kuptojmė, ėshtė mungesa e vullnetit qė nė kėtė fazė tė transicionit, deri sa tė fillojė tė funksionojė shoqėria e tregut dhe konsumit, tė mos jetė bėrė asgjė pėr tė ruajtur njė baraspeshė ndėrmjet tregut dhe tė tė ashtuquajturave tė mira kulturore, tė cilat goditėn tė parat nga kaosi gjithpėrfshirės. Pra, ne kemi pasur nevojė pėr njė fazė tė ndėrmjetme, e cila do ta pėrgadiste kulturėn, nė kėtė kuadėr edhe librin, pėr t’iu adaptuar rrethanave tė reja. Kjo ėshtė bėrė nė tė gjitha vendet e Lindjes, ku tėrheqja e shtetit dhe institucioneve tė tij nga investimet kapitale nė kulturė ėshtė bėrė gradualisht. Natyrisht, me kėtė ekonomi dhe me kėtė zhvillim qė kemi, ne nuk kemi pretenduar dhe nuk mund tė pretendojmė pėr njė gjedje ideale, por asessi nuk mund tė pajtohemi me pėrjashtimin e kulturės dhe librit nga pėrkujdesja buxhetore. Nė fushėn e librit, gjatė kėsaj periudhe, ka qenė e nevojshme tė realizohen programe fundamentale, tė cilat nė njėrėn anė do ta nxitnin interesimin e opinionit pėr librin, kurse nė anėn tjetėr, pėrmes zgjidhjeve sistemore, do tė krijoheshin parakushtet pėr librin si vlerė fundamentale kulturore dhe mall pėr treg njėkohėsisht. Projekte tė kėtilla kanė mundur tė realizohen me njė sėrė botimesh tė subvencionuar, qė njėkohėsisht do tė ishin me rėndėsi pėr ambientin kulturor, por qė njėkohėsisht zgjojnė interesimin e lexuesit potencial. Me projekte tė kėtilla, tani, sė paku do tė kishim dy-tre botues, qė do tė mund ta pėrballonin supremacinė e padiskutueshme tė botuesve nga Shqipėria, tė cilėt, siē mund ta vėrejmė, e kanė sjellė Kosovėn nė hapėsirė ku tregtohet libri dhe asgjė mė shumė se kaq.
Krahas kėsaj, nė krijimin e njė ambienti kulturor mė konsisten dhe mė dashamirės pėr librin, ėshtė dashur tė merrnin pjesė fondacionet dhe OJQ-tė, tė cilat, strukturat adminsitrative nuk ėshtė dashur t’i lirojnė me aq lehtėsi nga obligimet kulturore qė do tė duhej tė kishin. Qė tė mos krijohet ideja se me idealizma mund tė ndryshohen gjėrat, pėr tė pėrmirėsuar kėtė ambient kulturor, kanė qenė dhe vazhdojnė tė jenė tė domosdoshme ndryshimet sistermore nė arsim. Se cilat ndryshime dhe pėrmirėsime nė sistemin e arsimit, nė planprograme dhe pėrgjithėsisht raportin e shkollės me librin, besoj se pėr kėtė do tė falsim njė herė tjetėr.

Sido qė tė jetė, gjendja e librit nė Kosovė tani pėr tani duket e pamundur. Konstatimet i kemi tė sakta, analizat gjithashtu, matje statistikore nuk bėjmė, sepse nuk ka kush t’i bėjė, sepse nuk i intereson kujt kjo punė. Se sa jemi larg nga vendet e zhvilluara, do t’ua sjell njė fakt: Ta zėmė, nė Gjermani, botohet dhe shtitet njė libėr pėr kokė banori, qė domethėnė se Gjermania boton dhe qarkullon rreth 80 milionė libra nė vit, qė megjithatė ėshtė mė pak se disa vende tė tjera, si Holanda, Suedia etj. Sipas kėsaj matjeje, nė Kosovė ėshtė dashur tė botoheshin dhe tė qarkullonin rreth dy milionė libra. Ndonėse ne nuk e dimė sa libra botohen dhe qarkullohen nė Kosovė, pėr njė gjė jemi tė sigurt, se kjo shifėr ėshtė katastrofalisht mė e vogėl. Kėsaj duhet shtuar faktin se asnjėri prej botuesve tanė nuk ia del tė mbyllė vitin fiskal me bilans pozitiv. Librarėt mbijetojnė me mungesa tė mėdha.

Tė gjitha kėto janė gjėra tė njohura. Por tė paktė janė ata qė e thonė se ēfarė mund tė bėhet nė kėtė rrethanė, pėr ta nxjerrė librin nga njė situatė emergjente. E para, qė mendoj se ėshtė mė e vėshtira, ėshtė e domosdoshme qė tė krijohet njė ambient kulturor mė i pėrshtatshėm pėr librin, ku do tė kishte vend edhe pėr iluminizėm, edhe pėr angazhimin idealist tė shkrimtarėve dhe bėrėsve tė tjerė tė librit, pastaj tė institucioneve tė kulturės, si dhe tė shkollės dhe tė tė gjitha niveleve tė arsimit, nė mėnyrė qė libri tė bėhet preokupim shoqėror pėr tė gjitha shtresat e popullsisė. Kjo nuk ėshtė e lehtė tė bėhet, sepse kemi tė bėjmė me njė tė ashtuquajtur aksion shoqėror, qė nuk realizohet kurrė nė pėrmasat e dėshiruara. E dyta, nė fushėn e librit do tė duhej tė bėheshin depėrtime legjislative, tė cilat konistojnė nė dy pika themelore: 1. Nė ligjin pėr sponzorizim dhe 2. Nė heqjen e taksave pėr prodhimin dhe qarkullimin e librit.

Se ēfarė mund tė arrihet me kėto dy veprime, e kemi shembull Shqipėrinė, e cila, edhe pėrkundėr ngecjeve tė mėdha nė ekonomi dhe nė shumė fusha tė tjera, nė punė tė librit qėndron mė afėr Europės se ēdo vend tjetėr i rajonit.

Ju faleminderit.

Mehmet Kraja
Reply With Quote

PĖr Librin Shqip Dhe Sfidat E Tij
  #3  
I vjetėr 11-23-2006, 05:18 PM
admin's Avatar
admin Offline
Administrator
 
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
Default PĖr Librin Shqip Dhe Sfidat E Tij

PĖR LIBRIN SHQIP DHE SFIDAT E TIJ

Shkruar nga Sali Bashota

Kumtesėn time do ta nis duke parafrazuar njė thėnie tė Stendalit, i cili e kėshillonte njė fillestar nė letėrsi qė mos t’i lexojė shkrimtarėt bashkėkohorė, por t’i lexojė librat qė janė shkruar shekuj mė herėt, nė qoftė se dėshiron tė shkruajė mirė frėngjisht”.
Pėr jetėn kulturore e letrare tė Kosovės nuk e di sa vlen njė shembull i tillė.
Mendoj, kėsaj radhe, se tema pėr debatim profesional kritik mund tė artikulohet nė kėto nivele: Shkrimtari dhe libri. Libri dhe botuesi. Libri dhe kritika. Libri- biblioteka- lexuesi. Libri dhe tregu. Libri dhe shoqėria.
Kėto raporte tė ndėrvarura dhe jo rrallė nė pozicione kundėrvėnėse, mund tė kenė njė renditje tė gjatė, mbase tė pafund tė temė-dilemave qė shtrohen pėrbrenda ambientit kulturor tė Kosovės.

Shkrimtari dhe libri

Temė-dilema e parė ekzistuese ėshtė mė se e qartė se shkrimtarėt, vėrtet, gjenden nė njė pozicion tė jo tė kėnaqshėm , dhe ky pozicion ėshtė vėshtirėsuar, sidomos duke filluar nga vitet 90 tė shekullit tė kaluar, kur nga regjimi serb u bė rrėnimi i institucioneve kulturore, arsimore, shkencore tė Kosovės. Kjo ėshtė pjesa e hidhur dhe e dhembshme e realitetit tė kaluar, qė ndėrlidhet, gjithsesi, edhe me djegien e bibliotekave, librave, dorėshkrimeve, madje edhe me vrasjen e shkrimtarėve dhe personaliteteve tė kulturės.
Pozicioni i shkrimtarit, fatkeqėsisht, edhe pas luftės nė rrethana tė reja tė lirisė dhe demokracisė, nuk ka ndryshuar, sa i pėrket pėrmirėsimit tė statusit tė tij nė shoqėri. Nė Kosovė asnjė shkrimtar nuk jeton nga vepra e vet, domethėnė nga vepra qė shkruhet, botohet dhe shitet. Idealiteti i deridjeshėm i shkrimtarit pėr njė pozicion mė tė mirė dhe mė tė favorshėm nė shoqėri shfaqet bashkė me paradoksin e mirėkuptimit, nė njė mjedis ku kujdesi pėr punėn dhe kontributin e shkrimtarit ėshtė minimal: nuk stimulohet mbase, jo rrallė, ėshtė edhe i shpėrfillshėm.
Bėhet pyetja: kush e mbron tė drejtėn e shkrimtarit? Sa funksionon ligji nė Kosovė pėr mbrojtjen e autorėve? Sa mbėshteten projektet e shkrimtarėve, tė cilėt prodhojnė vlera letrare e kulturore pėr popullin e vet? Mund tė bėhen njė varg i gjatė pyetjesh ku paradokset e ndjekin njėri-tjetrin dhe nuk e di a do tė kenė pėrgjigje tė qartė, tė vėrtetė dhe tė drejtė.



Libri dhe botuesi

Nė Kosovė para luftės ka funksionuar njė shtėpi e vetme botuese me traditė tė gjatė, siē ėshtė “Rilindja”, institucion i vetėm botues i mbėshtetur nga buxheti i Kosovės, qė ka dhėnė njė kontribut tė madh nė botimin dhe afirmimin e vlerave letrare, qoftė tė autorėve tė traditės, qoftė tė autorėve bashkėkohorė. Fama e deridjeshme e kėtij botuesi sot po zbehet gjithnjė e mė tepėr, edhe pse e ka statusin e botuesit gjysmėqeveritar. Nė kėtė periudhė kanė funksionuar edhe dy botues tjerė privat “Buzuku” dhe “Dukagjini”, tė cilėt e kanė dhėnė ndihmesė nė fushėn e botimeve, duke e profilizuar veprimtarinė e tyre.
Si ėshtė ēėshtja sot me botuesit e Kosovės? Pėrgjigjja ėshtė e qartė: nuk janė nė pozicion tė lakmueshėm. Vetėm nė disa raste tė veēanta pėrkrahen projektet e tyre. Faktikisht, nuk mund ta zhvillojnė veprimtarinė e tyre tė rregullt nė mungesė tė pėrkrahjes shoqėrore, edhe kur ėshtė fjala pėr botimin e veprave apo pėr ndonjė aktivitet tjetėr kulturor. Dihet saktė: nė Kosovė sot librin e sponsoron vetė autori apo botuesi privat.
Nė anėn tjetėr, organizimi i panaireve tė librit ka qenė rezultativ. Gjithsesi, panairet e librit tė organizuara nė nivelin kombėtar kanė treguar njė formė tė mirė tė pėrhapjes sė librit tek shtresat e lexuesve, natyrisht tė komunikimit edhe me librat e mirė. Kėto ide dobiprurėse do tė ndikonin nė qarkullimin e vlerave brenda letėrsisė shqipe nė njėrėn anė, por edhe nė ekspozimin e kėtyre vlerave nė panaire ndėrkombėtare, ku do tė duhej tė kishim sa mė shumė botime tė pėrkthyera nė gjuhė tė mėdha tė botės pėr tė prezantuar letėrsinė dhe kulturėn tonė.

Libri dhe kritika

Nė atmosferėn tonė kulturore dhe letrare ekziston fenomeni i favorizimit tė jovlerave, kiēit, shundit etj., veēanėrisht nė mediumet elektronike, por ka raste edhe nė mediumet e shkruara. Jovlera servohet si vlerė dhe lexuesi i painformuar ushqehet njė kohė tė gjatė me shijet negative, tė cilat janė e dėmshme pėr tė ardhmen e tij. Nė botė dihen raste jo tė rralla, qė librat tė botohen nė sasi prej 30-50 ekzemplarėve dhe t’u shpėrndahen vetėm miqve tė ngushtė. Domethėnė, ai konsiderohet si libėr qė nuk mund tė plasohet nė mediumet elektronike dhe tė shkruara, sepse shkruesi i tij nė mėnyrė tė vetėdijshme pajtohet me jovlerat e veta.
Tek ne, fatkeqėsisht ėshtė krejtėsisht ndryshe.
Problemi i vlerėsimit tė produksionit botues sot nė Kosovė ėshtė njė ndėr problemet mė tė ndieshme nė jetėn tonė letrare. Pos kriterit tė botimit dhe potencialit ekzistues tė vlerave qė ofrohen, vlerėsimi kritik publik i rezultateve, mangėsive dhe dėshtimeve nė nivelin profesional, pothuajse, mungon. Doemos, pėrballė propagandimit tė librit, kritika letrare gjendet nė situatė tė pamundshme qė tė pėrcjellė nė mėnyrė tė rregullt librin duke e dhėnė fjalėn meritore pėr tė.
Asnjė gazetė as revistė letrare nė Kosovė nuk e ka, fjala vjen, kėndin e caktuar tė vlerėsimit profesional kritik: pėr poezinė e dobėt, pėr prozėn e dobėt, pėr dramėn e dobėt, pėr kritikėn e dobėt. Domethėnė: pėr veprėn e dobėt. Kėso mėnyre, ende mungon guximi kritik , intelektual dhe qytetar pėr tė definuar qartė edhe pozicionin e shkrimtarėve, edhe pozicionin e shkruesve.Vėrtet, a ekziston kriza e vlerėsimit kritik? A ka mė shumė shkrues se sa shkrimtarė?
Kompania mediale “Koha ditore”, duke ia ofruar lexuesit tė Kosovės librat mė tė mirė tė shkrimtarėve botėrorė dhe shqiptarė tė shekullit XX, bėn njė gjest tė shkėlqyeshėm kulturor, por fatkeqėsisht nė kėtė zgjedhje i pėrjashton autorėt mė tė njohur tė Kosovės. Fjala vjen, nė ketė konkurrencė lirisht do tė mund tė hynte romani “Oh” i Anton Pashkut.
Nė tė gjitha variantet e kėtij pikėshikimi, vetėm institucionet shtetėrore me njerėz tė ditur, kompetentė e profesionalė mund tė shpiejnė pėrpara edhe mendimin kritik. Para disa vitesh nė Kosovė ėshtė provuar njė debat shumė i suksesshėm midis shkrimtarėve, kritikėve dhe lexuesve, kuptohet pėr procesin krijues, por edhe pėr ndėrtimin e kritereve vlerėsuese, si dhe pėr promovimin e vlerave letrare, por nuk ka vazhduar mė tutje pėr shkak tė mospėrkrahjes institucionale dhe mungesės sė fondeve.

Libri- biblioteka- lexuesi


A e ka Kosova lexuesin e vet edhe nė kohėn e teknologjisė dhe tė komunikimit modern me librin pėrmes internetit dhe katalogėve elektronikė. A duhet kėrkuar ende forma dhe mėnyra pėr tė rikthyer lexuesin tek libri, kuptohet edhe pėr rikthimin e dinjitetit tė letėrsisė. Pėrbrenda kėsaj problematike i shoh dy rrugė:
Problemi i parė: sa ėshtė i pranishėm libri nė shtėpitė tona, nė bibliotekat e shkollave, fakulteteve, nė bibliotekat publike etj.
Problemi i dytė: a shpjegohen ende nė shumicėn e insitucioneve tė arsimit tė ulėt, tė mesėm e universitar veprat letrare sipas metodave tė vjetra, ku biografizmi, historicizmi, pozitivizmi janė alga e omega e ligjėrimit.Pra, metoda, kriteri, pėrzgjedhja e autorėve dėftojnė edhe pėr mėnyrėn e leximit, mėsimit, shpjegimit, interpretimit dhe kuptimit tė letėrsisė.
Nė rastin e parė, tė gjitha statistikat mund tė dėshmojnė se libri i botuar nė Kosovė nuk shpėrndahet nė tė gjitha bibliotekat e Kosovės. Problemi ekziston tek rrjeti i organizimit, forma e shpėrndarjes dhe mungesa e fondeve pėr blerje. Derisa botuesit detyrohen sipas ligjit tė dorėzojnė nė Bibliotekėn Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės ekzemplarin e detyrueshėm, bibliotekat publike duhet ta kenė tė qartė se pasurimi me botimeve tė reja ėshtė detyrė dhe obligim shoqėror.
Sipas standardeve ndėrkombėtare 1.5-2.5 libra duhet tė jenė pėr kokė banori. Sa i plotėson Kosova kėto kritere?
Sipas tė dhėnave mė tė reja nė Kosovė funksionojnė gjithsej 468 biblioteka. Kėtu hynė edhe Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės, pastaj bibliotekat publike, tė fakulteteve, shkollore dhe speciale. Nė tė gjitha kėto bibliblioteka fondi i librave ėshtė mbi 3 milionė ekzemplarė, aq sa ka pėrafėrisht njė bibliotekė publike nė njė qytet tė madh evropian.


Libri dhe tregu

Northrop Fraji ka thėnė: “Letėrsia ėshtė njohur gjithmonė si prodhim tregu, prodhuesit e sė cilės janė shkrimtarėt krijues, kurse konsumuesit lexuesit e kulturuar, me kritikėt nė krye.”
Nė Kosovė paradokset dhe hutitė mund tė lėvizin nė kahe tė ndryshme, sa i pėrket ēėshtjes sė librit. Fenomenet mund tė kenė edhe pėrmasa tė tjera sa qė mbase mė shpesh mund tė flitet pėr akulturimin se sa pėr kulturimin.
Ky ėshtė njė dimension tjetėr qė mund tė shtrohet nė variacionet e veta pėrbrenda kėtij shkrimi.
Libri i botuar nė Shqipėri, kuptohet i doganuar hyn me vėshtirėsi nė Kosovė. Tatimet doganore pėr librin ende janė nė fuqi. Tregu i Kosovės mbulohet tėrėsisht me librin e importuar nga Shqipėria, por tregu i Shqipėrisė, pothuajse, nuk mbulohet fare ose pak me librin e botuar nė Kosovė. Rrjedhimisht, duhet tė krijohen mekanizmat institucionale qė do tė ndėrmerrnim veprime konkrete lidhur me shpėrndarjen, qarkullimin dhe pėrhapjen e librit. Assesi monopoli i njė hapėsire nuk mund ta ngulfasė hapėsirėn tjetėr.



Libri dhe shoqėria

Pas tė gjitha kėtyre shqyrtimeve dhe analizave tė inicuara pėrmes ideve nė relacionet e pėrmendura: shkrimtari dhe libri; libri dhe botuesi; libri dhe kritika; libri- biblioteka- lexuesi; libri dhe tregu, pa i zgjatur mė tutje kėto relacione, vetvetiu mbėrrijmė dashur e padashur tek raporti i librit me shoqėrinė.
Nga tė gjitha variantet e pikėshikimit tė kėsaj problematike, nė esencė, duhet krijuar njė strategji tė re kulturore pėr librin. Shkrimtarėt, botuesit bashkė me institucionet qė do tė duhej tė financonin librin duhet t’i hartojnė projektet e tyre tė qarta nė botimin e vlerave letrare. Po ku shkojnė kėto projekte? Po kush i jetėson kėto projekte? Pa pėrkrahjen, nxitjen, stimulimin, afirmimin e vlerave kulturore nuk mund tė njihen as pėr sė afėrmi vlerat fundamentale tė identitetit tė njė populli.
Nė kėtė fazė tė demokratizimit tė shoqėrisė sė Kosovės a po e pėrjteton kultura krizėn e vet, nė kėtė kontekst edhe libri?
Prapė temė dilemat mund tė pėrsėritet nė variante dhe versione tė ndryshme.A kemi ende shifra sa libra janė pėr kokė tė banorit nė Kosovė? Nė vitet tetėdhjeta tė shekullit tė kaluar nė Kosovė mesatarisht janė botuar 350 tituj tė rinj vetėm nga njė shtėpi botuese, kuptohet letėrsi shqipe dhe letėrsi e pėrkthyer. Si ėshtė gjendja sot, kur botuesit privatė kanė vullnet dhe kur institucionet qė do tė duhetj tė mbėshtesnin politikėn kulturore, nė njė mėnyrė nuk e ofrojnė gatishmėrinė e tyre.
Fundja, thelbi i kėsaj problematike qė ka tė bėjė me librin dhe krizėn e tij, prapė rikthehet nė sfondin e vet, ku buron e rrjedh vetė funksioni i letėrsisė pėrbrenda trekėndshit: autori-libri-lexuesi.
Kėshtu ndėrlidhen procesi krijues, procesi botues dhe procesi komunikues.
Dhe sfidat pėr dhe me librin shqip ende vazhdojnė nė hapėsirėn tonė kulturore…




(Fjalė hyrėse nė Tribunėn Kriza e librit, Prishtinė, 23 shkurt 2005
organizuar nga PEN Qendra e Kosovės)
Reply With Quote

398.28
  #4  
I vjetėr 08-01-2009, 12:33 PM
rsgoldrsgolds
 
Postimet: n/a
Default 398.28

cabinetjprefertcirclesheasternmerchandis
Reply With Quote

Inu Neko Jump .
  #5  
I vjetėr 08-04-2009, 12:58 PM
tspili16 Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 36
Default Inu Neko Jump .

you can read free manga (Inu Neko Jump ) onlinehttp://www.SunManga.comabove 4000 hot free mangas online Inu Neko Jump 1-41 42 43 44 45 46
Reply With Quote

women's cheap spyder ski suit insulated in pink
  #6  
I vjetėr 08-24-2009, 04:18 AM
hijk385 Offline
Senior Member
 
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 238
Angry women's cheap spyder ski suit insulated in pink

Considering its waterproof, breathable materials and thin-profile insulation, this spyder jacket has no rival equal in performance and fast-action styling. They say that unless you're the lead sled dog, the view never changes. Be sure your outerwear puts you at the front of the pack with waterproof materials and warm insulation. The spyder ski suit is an ideal choice for expert skiers who often venture into the backcountry via big mountain resort ski lifts.
Reply With Quote

Michael Joseph Jackson
  #7  
I vjetėr 09-28-2009, 12:05 PM
qrst819 Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 34
Exclamation Michael Joseph Jackson

Michael Joseph Jackson (Gary, 29 ao�t 1958 � Los Angeles, 25 juin 2009), Lacoste polo est un chanteur, danseur-chor�graphe, auteur-compositeur-interpr�te, acteur et businessman am�ricain[2],[3]. Septi�me d'une famille de neuf enfants, il commen�a sa carri�re professionnelle � l'�ge de onze ans au sein des Jackson Five, groupe qu'il forme lacoste polo t shirt avec ses fr�res a�n�s. Tout en restant membre du groupe, il entame en 1971 une carri�re solo et enregistre 10 albums studio, dont six figurent parmi les plus vendus au monde : Off the Wall (1979), Thriller (1982), Bad (1987), Dangerous (1991), HIStory (1995) et Invincible (2001).
Reply With Quote

sdfasq
  #8  
I vjetėr 10-07-2009, 08:11 AM
fd601700gff Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 37
Cool sdfasq

ladysizemeaningsimpleseriouslyraincoat
Reply With Quote

Women's Products (12)
  #9  
I vjetėr 10-31-2009, 04:27 AM
lslfi0928 Offline
Member
 
Data Anėtarėsimit: Oct 2009
Postimet: 39
Unhappy Women's Products (12)

vaejaayeeuseaeeb
Reply With Quote
Pėrgjigju


Thread Tools
Display Modes

Rregullat e Postimit
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Jy nuk mund postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni attachmente
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet e juaja

vB kodi Hapur
[IMG] kodi Hapur
Kodi HTML Mbyllur
Mėnyja e Forumit



Krejt orėt janė nė GMT. Ora tash ėshtė 04:29 PM.

Powered by vBulletin 3.6.8
Copyright ©2000 - 2010, Jelsoft Enterprises Limited..
| Home | Regjistrimi | Pyetėsori | Lista e Anėtarėve | Kalendari | Postimet e Sodit | Kėrko | Postimet e Reja |