| Pen Qendra e Kosoves - Kosova PEN Center Eshte faqja e shkrimtareve te Kosoves. Albanur sponzoron dy vjet ne internet Pen Qendren e Kosoves. |
 |
Tendencat provincialiste dhe sfida e integrimeve |
 |

11-26-2006, 12:18 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Tendencat provincialiste dhe sfida e integrimeve
Tendencat provincialiste dhe sfida e integrimeve
Tribuna do tė mbahet nė Bibliotekėn Kombėtare Universitare tė Kosovės, mė 14 mars 2005, e hėnė nė orėn 14.
Tezat pėr diskutim:- Identitetet kombėtare dhe globalizmi.
- Kufijtė politikė dhe kufijtė kulturorė.
- Ēfarė pėrmase ka marrė ndjenja e vetėmjaftimit nė mendėsitė e artistėve dhe tė intelektualėve shqiptarė qė jetojnė brenda kufijve tė ndryshėm shtetėrorė?
- Si ndikon pėrvoja e vetizolimit tė gjatė tė Shqipėrisė nė ngadalėsinė e funksionimit tė hapėsirės kulturore shqiptare?
- A mund tė hartohen politika komplementare kulturore?
- A mund tė zbuten ndryshimet e mėdha qė ekzistojne nė programet mėsimore tė letėrsisė dhe tė arteve nė shkollat dhe universitetet shqiptare?
- A mund tė prezentohet kultura shqiptare si kulturė unike nė botė?
- Si duhet tė menaxhohet komunikimi kulturor me kulturat ballkanike nė realitetet e reja?
- A mund tė ketė bashkėpunim mė tė mirė me organizatat ndėrkombėtare tė kulturės?
- A ka media ndjeshmėri pėr integrimet kulturore?
- Cila ėshtė pasqyra e kulturės shqiptare nė internet?
- Hapėsira kulturore shqiptare a ėshtė vetėm njė marrės pasiv i vlerave apo edhe arrin tė plasojė pjesėn e vet nė tregun global?
- Cilat janė gjasat e deprovincializimit tė kulturės dhe dijes shqiptare nė tė ardhmen?
Fjalėt hyrėse:
Agron Tufa, Tiranė
Milazim Krasniqi, Prishtinė
Kim Mehmeti, Shkup
Moderon: Rexhep Murtez Shala
Jeni tė lutur tė merrni pjesė me kontributin tuaj!
Basri Ēapriqi
Kryetar
PEN Qendra e Kosovės
|
 |
 |
Tendencat Provincializuese Dhe Sfidat E Integrimeve |
 |

11-26-2006, 12:19 AM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Tendencat Provincializuese Dhe Sfidat E Integrimeve
TENDENCAT PROVINCIALIZUESE DHE SFIDAT E INTEGRIMEVE
Dr. Milazim KRASNIQI
Kultura shqiptare nė Kosovė po bėn pėrpjekje tė del nga kollapsi ku qe katandisur nga kulturocidi serb nė dhjetė vitet e okupimit, por ky proces ėshtė i ngadalėsuar nga letargjia qė ka injektuar administrata civile ndėrkombėtare nė tri vitet e para tė qeverisjes sė vet dhe nga improvizimi i politikave kulturore vendore nė kėto tri vitet e fundit.
Katalagizimi i pasojave qė ka lėnė prapa vetes kulturocidi serb, me mbylljen e gazetave dhe revistave, mediave elektronike, shtėpive botuese, galerive tė arteve, muzeve, madje edhe me dėbimin e Universitetit, Institutit Albanologjik dhe Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve nga objektet e veta, pėr njė decenie, ėshtė pothuajse i pamundur. Ajo qė mund tė pohohet fare lehtė, ėshtė se me kėto veprime kulturocidi, ėshtė synuar shkatėrrimi i plotė i kulturės shqipe nė Kosovė, si pjesė e projektit pėr ērrėnjosjen e shqiptarėve nga kėto troje. Edhe pse i mbetur nė tentativė, projekti ka lėnė pasoja tė rėnda edhe nė culture, dhe kjo gjė nuk duhet tė shmanget nga vėmendja asnjėherė.
Vitet e para tė administrimit ndėrkombėtar, si pėr shkak tė prioriteteve nė fushat e sigurisė, sociale, ekonomike dhe tė ndėrtimit institucionalė, po aq edhe pėr mungesė tė ndjeshmėrisė ndaj vlerave kulturore nacionale, e kanė shmangur vėmendjen nga kultura. Ndėrsa, nė tri vitet e fundit, kur kjo fushė ėshtė adminsitruar nga qeveria e Kosovės, ka pasur shumė improvizime dhe shumė autizėm.
Por, rehabilitimi kaq i ngadaltė i kulturės ėshtė shkaktuar edhe nga vetė sajuesit e saj.Tė gjendur nė njė ambient tė komunikimeve agresive politike dhe ideologjike, shumė njerėz e kulturės, mė tė shumtėn janė shtrėnguar tė tėrhiqen anash dhe tė bėhen vėzhgues pasivė e zemėrplasur tė katandisjes sė kulturės edhe nė rrethanat e reja. Edhe nė kulturė, meritokracia partiake ia ka zėnė vendin profesionalizmit, profiterizmi ia ka zėnė vendin pasionit. Kėshtu ėshtė eliminiuar njė plejadė e tėrė e artistėve dhe e punonjėsve tė kulturės, tė cilėt kanė pasur pėrvoja e pasion pėr tė punuar pėr njė ringritje kulturore tė vendit dhe pėr hapjen e njė kapitulli tė ri tė ingtegrimeve kulturore kombėtare dhe nė pėrmasa mė tė gjera europiane e botėrore.
Nė skenėn e boshatisur, kanė hyrė me jo pak zhurmė mediale dhe ideologjike, njė dorė njerėzish, qė kanė bėrė pėrpjekje tė promovojnė disa alternativa tė tjera mbi identitetin kulturor tė shqiptarėve tė Kosovės. Puna ka shkuar aq larg, sa bashkė me instrumemntariumin e simbolikave partiake dhe parashtetėrore, edhe ato tė sajuara sipas parapėlqimeve personale, familjare, klanore dhe e shumta partiake, ėshtė pretenduar qė tė ridizajnohet madje edhe vetė gjuha standarde shqipe.
Njė pjesė tė kėsaj skene e kanė zėnė edhe partizanėt e parcelizimit tė kulturės shqiptare, qė kanė motive shumė mė banale nga ata tė mėsipėrmit. Evitimi i konkurencės nė planin kombėtar, u mundėson diletantėve e matrapazėve tė llojllojshėm, qė tė zėnė hapėsirė e ndonjėherė edhe kryet e vendit nė zhvatjen e buxhetit, tė ēmimeve publike dhe tė privilegjeve nė emėr tė kulturės. Po u kujtua me kėtė rast se cilėt autorė janė futur nė planprograme shkollore, cilat vepra janė shpėrblyer me ēmime, cilat shfaqje janė shpėrblyer, cilėt aktorė kanė marrė mirėnjohje, na bėhet e qartė se kjo linjė e provincializimit tė kulturės, ėshtė paraqitur si njė minierė e privilegjeve tė pamerituara tė shumė njerėzve, tė disa asociacioneve e institucioneve, qė kanė qėlluar mė afėr pushtetit..
Shtrohet pyetja: pse i ndodh edhe kjo vetėkatandisje kulturės sonė edhe nė kėto vite tė lirisė, kur kushtet pėr konsolidimin e saj, objektivisht janė mė tė volitshme se kurrė mė parė?
Mua mė duket se edhe kėsaj radhe, rezistenca e pamjaftueshme e kulturės shqiptare nė Kosovė, pėr tu mbrojtur jo vetėm nga atakuesit e sofistikuar po edhe nga ata banalė, zbulon natyrėn fragjile tė saj, pėrkatėsisht pamundėsinė qė tė qėndrojė mė vete, si fragment i shkėputur nga tėrėsia e kulturės shqiptare. Kėshtu ka qenė edhe nė tė kaluarėn e kėshtu ėshtė edhe sot.
Nė tė vėrtetė, ky segment i kulturės shqiptare pėr njė kohė tė gjatė ėshtė karakterizuar nga njė lloj bifurkacioni. Njė degė e saj ka mbetur e lidhur me shtratin e vet gjuhėsor e kulturor, e ushqyer edhe nga ideologjia e iredentizmit politik, ndėrsa njė degė ėshtė formėsuar dhe ėshtė ushqyer pėr gati gjysmė shekulli nga burimi tjetėr, i mishėruar nė tė ashtuquajturėn kulturė jugoslave, ku Kosova dhe viset e tjera shqiptare jashtė Shqipėrisė, kanė qenė tė pėrfshira me pėrdhunė qė nga viti 1912.
Nga ky degėzim i kulturės shqipe nė Kosovė ka ndodhur qė tė rrėnohen fate artistėsh shqiptarė, fate veprash artistike dhe ndėrmarrjesh kulturore, duke mos u konsoliduar asnjėherė plotėsisht kjo linjė e identitetit tė saj. Kur ka dominuar politika e terrorit, ka pasur shkrimtarė dhe intelektualė shqiptarė tė burgosur, ka pasur censurė tė hapėt, imponim tė repertorėve, tė shfaqjeve, tė ekspozitave, tė veprave tė botuara, nė emėr tė vėllazėrim bashkimit dhe tė ashtuquajturi patriotizėm socialist jugosllav. Sot njė pjesė e madhe e atyre vlerave kulturore, praktikisht janė tė papėrdorshme dhe vetėm si njė kujtesė e hidhur e imponimit kolonial edhe tė ideve dhe tė projekteve kulturore.
Ndėrsa, kur janė funskionalizuar lidhjet me pjesėn tjetėr tė kulturės shqipe, qoftė dhe vetėm nė rolin e marrėsit tė vlerave prej andej, veēmas nga Shqipėria, sikundė rka qenė rasti nė vitet shtatėdhjetė, ėshtė shpalosur dinamizmi i artistėve dhe ėshtė rritur ndikimi i kulturės nė formėsimin e identitetit kombėtar dhe nė profilizimin e projekteve politike e kombėtare. Por, jo rrallė ka dominuar ideologjia mbi idenė kulturore, gjė qė ka pamundėsuar krijimin e njė sistemi tė qėndrueshėm tė vlerave kulturore, jo vetėm nė Kosovė po edhe nė Shqipėri.
Ka ndodhur edhe qė ky degėzim tė prodhojė paradokse sui generis: lidhja me kulturėn shqiptare ka ditur tė prodhojė edhe vepra tė dobėta nėn firmėn e realizmit socialist, ndėrsa ajo e lidhur me kulturėn jugosllave, tė prodhojė pluralizmin stilistik dhe hapjen ndaj ideve artistike dhe kulturore tė kohės moderne. E di qė ka shumė njerėz qė nuk duan ta dėgjojnė kėtė tezė, sepse edhe mė tutje duan qė antivlerat me tė cilat e kanė shfytyruar njė pjesė tė kulturės shqiptare nė Kosovė, ti fshehin nėn maskėn e patriotizmit vulgar ideologjik. Po e pėrmend kėtė fakt, vetėm sa pėr tė sugjeruar natyrėn vėrtet fragjile tė kulturės shqipe nė Kosovė edhe nė tė kaluarėn, edhe si mungesė e njė traditė kulturore tė pavarur e mė tė qėndrueshme para Luftės sė Dytė Botėrore.
Ajo qė pėr mua ėshtė e pakuptueshme, ėshtė se si ndodhi qė nė kėto vite tė pasluftės sė fundit, ndihet njėfarė refuzimi i fortė ndaj komunikimeve mė intensive kulturore me Shqipėrinė, jo vetėm nė Shqipėir, e cila shumė herė ka pasur njė tendencė refuzimi tė partnritetit, po edhe nė Kosovė, e cila nė tė kluarėn ėshtė dallluar pėr njė linjė tė fortė tė iredentizkmt politik e prej andej edhe tė aspiratės pė rintegrim kulturor. Si pasojė e kėitj refuzimi tė dyanshėm, ėshtė motivuar dhe pothuajse zyrtarizuar prirja provinciale nė kulturė dhe nė arte. Duket se tash edhe nė Kosovė po ndiqet ideja politike e krijimit tė njė identiteti shtetėror pėr Kosovėn, duke e shartuar kėtė ide nė mėnyrė tė panatyrshme edhe nė fushėn e kulturės. Por, kufijtė e sotėm administrativė dhe nesėr kufijtė shtetėrorė ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė, po edhe Maqedonisė, nuk mund tė jenė edhe kufij kulturorė. Nėse kėto entitete shtetėrore mund tė funskionojnė tė ndara, kultura nėse ndahet do tė jetė e gjymtuar. Prandaj, ndaraz nga zhvillimet politike, synimi ynė duhet tė jetė integrimi kulturor e jo parcelizimi i kulturės, sipas vijave kufitare, qė vizatohen me gėlqere dhe vėzhgohen me karakolle.
Kjo gjendje nuk mund tė tejkalohet vetvetiu. Nėse nuk hartohen politika kulturore energjike, tė cilat do tė rilidhnin fijet e integrimeve kulturore kombėtare, duke e promovuar partneritetin funksional ndėrmjet Kosovės e Shqipėrisė nė rend tė parė, atėherė do tė thellohen tendencat e tashme provincializuese nė kulturėn shqipe, veēmas nė Kosovė. Ndjekja e projektit politik pėr pavarėsinė e Kosoėvs edhe si projekt kulturor, duke e ndarė kulturėn nė Kosovė nga hapėsira tjetėr kulturore shqiptare, do tė do tė shndėrrohej nė njė atentat nė natyrėn unike tė kėsaj kulture.
Pėr tė evituar kėto tendenca, pėrfundimisht ėshtė i nevojshėm njė pozicion mė aktivė i artistėve dhe i dijetarėve tė botės albanologjike, tė cilėt duan ta ruajnė dhe tė forcojnė karakterin integral tė kulturės shqiptare. Artistė dhe dijetarė tė kėsaj provinience ka nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Maqedoni dhe gjithandej hapėsirave shqiptare. Por, ata duhet tė ndihen gjallė dhe tė ndėrtojnė njė vizion tė ri e efikas tė integrimeve nė realitetet e reja. Nėse kjo enregji do tė aktivizohej, do tė influenconte edhe nė konsolidimin e njė opinioni publik nė favor tė integrimeve e kundėr provincializimit tė kulturės. Pa kėtė vizion ėshtė e pamundur qė tė ndodhin edhe integrimet e mirėfillta tė kulturės shqipe, nė shtratin e integrimeve kulturore europiane.
Kėtu ėhstė rasti tė thuhet se nė konteksitn europian, kultura jonė ėshtė e vogėl, edhe mė kushtin qė tė paraqitet si unike, e lėre mė po tė paraqitet e fragmentuar, sipas kufijve administrativė e shtetėrorė dhe me njė pėrmbajtje provinciale.
Edhe pse kulturė e vogėl, kultura shqiptare po tė aktivizonte tė gjitha mundėsitė e saj si kulturė unike, nė komunikimet europiane do tė ishte vitale dhe me identitet te qartė, pėr shkak tė gjuhės, tė pėrvojave qė shenjon dhe tė mesazheve humane qė mbrun nė vete, nė pjesėn mė tė mirė tė saj. Prandaj, duhet thėnė qartė se hapja ndaj botės, nuk e rrezikon aspak identitetin e kulturės shqiptare. Sa herė ka qenė mė e hapur ndaj botės, kultura shqiptare ka qenė mė vitale dhe ka prodhuar mė shumė vlera tė qėndrueshme.
Identitetin e kulturės sonė e rrezikon mė sė shumti mbyllja, parcelizimi dhe instrumentalizimi politik e patriotik, nga i cili kjo kulturė ka nevojė urgjente qė tė dekontaminohet, pėr tu aftėsuar pėrfundimisht qė tė jetė krijuese e vlerave tė reja, nė pajtim me kėrkesat e kohės nė tė cilėn jetojmė.
Nė Prishtinė, 14 mars 2005
|
 |
 |
Tė vėrtetat qė duhet tė thuhen |
 |

12-12-2006, 11:40 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Tė vėrtetat qė duhet tė thuhen
Të vërtetat që duhet të thuhen
Do të ju lutem dëgjuesve që nëse ka përsëritje të atyre që janë thënë në këtë tribunë t’i lënë mënjanë ose lexuesi të mos i kumtojë përpara auditorit.
Në margjinat kulturore të kryeqyteteve shqiptare mund të lexohet lehtë se politika, që mbizotëroi mjedisin shqiptar gjatë shekullit njëzetë, kushtëzoi një gjendje të atillë që i vuri një rrasë të rëndë shpërthimi të kulturës shqiptare në përmasat, cilësinë dhe tehet përkatëse të zhvillimit në përputhje me fuqitë krijuese që ka ngërthyer e ngërthen kombi shqiptar.
Shumë shkaqe e faktorë janë bërë të njohur, por pa pasur qëllim të krahasohem me fushatat propagandistike të partive, dëshiroj të hyj menjëherü në temë se qytetari pyet: A ka të vërtetë qü duhet tü thuhet edhe nü qoftë e hidhur?!
Në të gjitha palët shqiptare – Shqipëri, Kosovë, Maqedoni – është i pranishëm “krimi i përçmimit apo i heshtjes” ndaj kulturës së pjesës tjetër. Në Shqipëri arrihet në disa raste edhe deri në mbizotërim të këtij aspekti. Kjo zbërthehet në analizën e kulturës me konceptin e ndërvartësisë kur mjediset e ndryshme : 1) kërkojnë dhe pohojnë se intelektuali i tyre është më i përparuar se në pjesët e tjera, 2) përjashtohet krijuesi shqiptar i Kosovës apo i Maqedonisë nga takimet apo veprimtaritë e tjera ndërkombëtare në emër të shqiptarëve dhe jo të Shqipërisë, pra, prezentimi i kulturës shqiptare si unike në botë po mbetet i vështirë në këto suaza siç janë qëndrimet e tilla që mbështeten shtetërisht nga pushteti shqiptar, 3) i mëshohet tendencës së globalizmit pa argument, pra pa origjinalitet, në vend të një kulture (arti) vendor, 4) mediat shfaqin mendjemadhësi apo nënvleftësim për zhvillimet kulturore të pjesëve të tjera, kryesisht ato të Shqipërisë ndaj zhvillimeve kulturore në Kosovë e Maqedoni. Në Shqipëri, edhe kur këto marrin dhe duan mendimin e të intervistuarit apo të mysafirit nga Kosova apo Maqedonia përzgjedhin ata “kandidatë“, përgjigjet e të cilëve të jenë në përputhje me dëshirat e pürkufizimet qü i përshtaten mjedisit që ka përcaktuar këtë politikë, më lejoni ta quaj me një cilësim ndoshta të fortë, “sektariste” ndaj kulturës kombëtare.
Pra, në mjediset kulturore të kryeqyteteve shqiptare - primatin e mban mjedisi në Shqipëri - kemi të bëjmë me një lloj “etnocentrizmin provincial intelektual” që shihet në të gjitha aspektet, i cili po paguan haraçin e vetë në zhvillimin e kulturës shqiptare. Në këtë prizëm mund të përjashtohen individë që e kanë tejkaluar vetëveten dhe kanë arritur të ngrihen në nivelin që përkon me figurën e intelektualit ashtu siç është në mjedise demokratike intelektuale të botës.
Etnocentrizmi intelektual ka lidhje të ngushtë me politikën, pasi, siç e theksova në fillim, pëolitika, që mbizotëroi mjedisin shqiptar, e formësoi, e shkallëzoi dhe e praktikoi këtë.
Veçanësia e këtij etnocentrizmi shihet në shumë rrahe, por po marr si shembull botimet dhe përhapjen e librit. Në Shqipëri gjen shumë pak botime të autorëve të Kosovës. Më lejoni të vë në dukje, pasi ndodhem në Tiranë, se e kërkova në disa librari kryesore të kryeqytetit dhe nuk e gjeta romanin e Mehmet Krajës. Të mos flasim për botimet që bëhen në Kosovë, të cilat nuk shkojnë pothuajse fare në Shqipëri.
Etnocentrizmi intelektual në Shqipëri ka si bazë themelore qëndrimin e njohur politik se pjesa dermuese e inteligjencies së Shqipërisë nuk e honeps dot pavarësinë e Kosovës. Nuk dua të ndalem të analizojë arsyet, por kjo e vërtetë, sado që kamuflohet me fjalë e fraza, kuptohet dhe shembuj të shumtë mund të merren për këtë. Politika është përkrahëse e një qëndrimi të tillë sektarist të intelektualëve shqiptarë. Nuk mund të quhet veprimtari e mirëfilltë ndonjë mbledhje, ndonjë diskutim “hafif” apo ndonjë botim sa pr sy e faqe apo për ndonjë arsye tjetër. Në këtë kontekst rrjedhin edhe të gjitha të tjerat.
Edhe një fakt tjetër e forcon këtë etnocentrizëm në Shqipëri: nervi i provincializmit. Madje këtu, jo vetëm dallohen, por në disa rrethana e minimjedise, mbizotërojnë edhe ndasitë krahinore që janë mjaft të fuqishme dhe që dëmtojnë punën kulturore e artistike në përgjithësi, pasi shoqatat apo organizmat e ndryshëm, psh, edhe organizmi Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, kanë mbetur ende në mendësinë e politikës që perëndoi.
Për hir të së vërtetës duhet vënë në dukje se me dhjetra vjetë tendenca e paternalizmit të Shqipërisë ndaj Kosovëa ka ngushtuar hapësirën si përmbajtësore ashtu edhe shpirtërore të bashkëpunimit, ka margjinalizuar vlerat kulturore, madje disa kanë shkuar deri atje sa të vënë në ”dërrasën e kalbur të rrezikut”, duke quajtur dy kultura, për të mos thënë edhe dy kombe. Natyrisht se ka ndryshime në mjediset kulturore të trevave shqiptare, por këto janë krijuar në bazë të kushteve politiko-shoqërore dhe jo mbi ndonjë bazë tjetër dhe nuk janë aspak të largëta në të gjithë treguesit që konvergjojnë drejt një unifikimi kombëtar të kulturës e arteve, pra edhe të letërsisë.
A mund dhe si mund të shkojmë drejt konceptit të modernizimit dhe të konvergjimit të kulturës sonë, natyrisht duke ruajtur gjithçka të mirë nga tradita, kur jemi të kufizuar në mendësinë tonë?! Trajtimi një kulture pothuajse si minoritare që bëhet në Shqipëri do të ketë përkursione të veta negative. Ka ardhur koha që dikush duhet të marrë nismën, dhe këtë me forcë, për të shtegtuar drejt logjikës së zhvillimit të duhur kulturor të një kombi, ani pse i ndarë me kufinj, që tash më nuk janë të tillë si më parë.
A janë të bindur intelektualët shqiptarë se pa një bashkëpunim të ndërsjellë dhe të përkorë nuk mund të ketë kulturë adekuate shqiptare kombëtare dhe kjo të paraqitet në botë në nivelin e përshtatshëm?!.
Mendoj se për çdo krijues në Kosovë fakti i një “JO-je” të nënkuptuar apo edhe të pohuar nga mjediset e tjera, nuk duhet të çojë kandar në krijimtarinë e veprimtarinë tij. Duhet të mendohet e të veprohet që kjo kulturë (ky art dhe kjo letërsi} të kenë shtrirjen e vet në mjediset botërore, pa u kufizuar me kurrfarë etnocentrizmi. Kjo mund të arrihet shumë më mirë, më me efikasitet dhe më cilësisht në bashkëpunim të ngushtë, madje edhe unik midis trevave shqiptare.
Kam bindjen se PEN Qendra e Kosovës ka forcë që të ndërmarrë çka mundet për të realizuar sado pak një pikësynim dhe qëllim të tillë.
Agim Gjakova
|
 |
 |
Nikeclubs |
 |

07-31-2009, 11:09 AM
|
|
Banned
|
|
Data Anėtarėsimit: Jul 2009
Postimet: 6
|
|
Nikeclubs
Nikeclubs is a comprehensive online store selling Nike shoes,t shirts,handbags,ugg boots,jeanswith a long online-trading history.All products supplied at nikeclubs are top-quality and authentic.Here,you can find all kinds of clothing with the latest sytles and fashion.Shoes of brandname at all sizes and trendy colors are quick selling goods of this season.Stylish and updatedbags with brandname and high-quality at nikeclubs help to give you speacial looks.
|
 |
Www.australia-ugg.us |
 |

09-13-2009, 06:21 PM
|
|
Junior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 13
|
|
Www.australia-ugg.us
Welcome to WWW.AUSTRALIA-UGG.US, this is a trustworthy online store. All the products are low price but high quality. Free shipping no shop tax fee. We offer the best service to every customer. We retail all kinds of AUSTRALIA-UGG boots. We can ship your goods 5-9 business days worldwide. Shipping & Returns Shipping All international shippments are shipped via Intenational EMS (Express Mail Service) from China, and We do not use regular Air Mail for international orders. That is why you can enjoy free shipping and great discount offering here in cuteugg,Inc. Save more money now enjoying real brand new quality. Your oder will be recorded here in our cart mall,and when your fund is sent to us,your order will be arranged in 6hours.We will collect and package your order within 24hours after checking right your fund.Then you will get your order tracking numbers within 24hours after order shipping . Exchange&Refund All sales are final. No returns or exchanges except for incorrect items or sizes sent. Buyer is responsible for all shipping charges involved on returning an item for size exchange.If you have a PayPal account, refund will be returned to your account immediately.Read More: http://WWW.AUSTRALIA-UGG.US
|
 |
 |
rr |
 |

09-15-2009, 10:30 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 15
|
|
rr
|
 |
sdfasq |
 |

09-23-2009, 01:55 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 37
|
|
sdfasq
|
 |
jacketscart |
 |

10-18-2009, 06:06 PM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Sep 2009
Postimet: 32
|
|
jacketscart
spyder jackets new discount spyder women's insulated ski jacket in orange 2009 new women's syder jackets insulated in white and red women's discount spyder ski jacket insulated in red women's cheap spyder ski suit insulated in pink brand new men's spyder ski jackets in gray
|
 |
Precious17 |
 |

10-22-2009, 02:43 AM
|
|
Senior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Oct 2009
Postimet: 49
|
|
Precious17
|
 |
guccibags1 (4) |
 |

10-29-2009, 04:13 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Oct 2009
Postimet: 39
|
|
guccibags1 (4)
|
| Thread Tools |
|
|
| Display Modes |
Linear Mode
|
Rregullat e Postimit
|
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Jy nuk mund postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni attachmente
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet e juaja
Kodi HTML Mbyllur
|
|
|
|
Krejt orėt janė nė GMT. Ora tash ėshtė 04:12 PM. |
|
|
|