| Pen Qendra e Kosoves - Kosova PEN Center Eshte faqja e shkrimtareve te Kosoves. Albanur sponzoron dy vjet ne internet Pen Qendren e Kosoves. |
 |
Trashėgimia kulturore e Kosovės cila ėshtė ajo? |
 |

12-17-2006, 08:31 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Trashėgimia kulturore e Kosovės cila ėshtė ajo?
Tribuna e PEN Qendrės sė Kosovės
Trashėgimia kulturore e Kosovės cila ėshtė ajo?
1 Dhjetor 2006
- A e mbulon emėrtimi trashėgimi kulturore e Kosovės tėrė mozaikun kulturor tė trashėguar nė kėtė vend?
- Ideja enklavizuese e manastireve ortodokse nė Kosovė a prodhon efekte qė konfrontojnė mjedisin kulturor tė Kosovės?
- Kush e ka ndėrtuar stereotipin kulturor tė Kosovės si pėrplasje civilizimesh pėrmes trshėgimisė sė objekteve materiale tė kultit, duke e reduktuar atė nė trashėgimi ortodokse dhe islame?
- Cila ėshtė gjendja e trashėgimisė kulturore tė antikitetit nė Kosovė?
- A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin?
Tribuna mbahet ditėn e premte, 1. 12. 2006 nė orėn 11:00 nė amfiteatrin e Bibliotekės Kombėtare dhe Universitare tė Kosovės
Fjalėt hyrėse pėr debat:
- Edi Shukriu
- Mehmet Kraja
- Shkelzen Maliqi
- Milazim Krasniqi
- Flamur Doli
Last edited by admin : 12-17-2006 at 08:45 PM.
|
 |
 |
Trashegimia Kulturore e Kosoves: Vlerat, Sfidat dhe Mundesite |
 |

12-17-2006, 08:36 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Trashegimia Kulturore e Kosoves: Vlerat, Sfidat dhe Mundesite
Shkruar nga Dr. Edi Shukriu
TRASHĖGIMIA KULTURORE E KOSOVĖS: VLERAT, SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ
Ata qė nuk e njohin tė kaluarėn janė si foshnja, nuk din gjė! ėshtė njė thėnie qė e pėrdor shpesh, ndonėse ėshtė shkruar para 2000 vjetėve. Mendoj se me kėtė shprehet thelbi i nevojės pėr njohjen e sė kaluarės: tė fitohen njohuritė dhe eksperienca; ta njohim veten dhe tė tjerėt dhe pėrmes njohjes reciproke tė kuptohemi dhe tė respektohemi.
Tė kuptuarit e trashėgimisė kulturore nė rend tė parė do tė thotė tė kuptuarit e shtresimeve kulturore nė kohė dhe nė hapėsirė, si dhe tė kuptuarit e shumė-dimenzionalitetit tė saj. Andaj, studimi i trashėgimisė zė fusha tė llojshme, siē janė arkeologjia e deri tek filozofia e psikologjia, duke pėrfshirė dhe shkencat natyrore.
Trashėgimia kulturore ėshtė pasqyrė e vlerave dhe e nivelit kulturor tė njė populli. Tradita e trashėguar dhe shkalla e studimit dhe e kujdesit ndaj trashėgimisė janė shprehje e dy komponenteve kyēe pėr pėrcaktimin e nivelit kulturor tė njė populli apo tė njė hapėsire: (1) tė nivelit kulturor nė tė kaluarėn, dhe (2) tė nivelit kulturor nė tė tashmen. Nė kuadėr tė kėsaj, marrja me trashėgimi nėnkupton tri kushte thelbėsore, qė mund tė paraqiten si paraqisja shkurtimisht si NPP: (1) Njohje, (2) Profesionalizėm dhe (3) Pasion.
1. Vlerat trashėgimore: pėrkatėsia kosovare, europiane dhe botėrore
Kosova, territor i pėrshtatshėm pėr jetė qė nga parahistoira e hershme, ėshtė njė hapėsirė e begatshme me traditė kulturore, sa materiale aq edhe shpirtėrore. Trashėgimia e saj u shtresua qė nga kulturat e para bujqėsore para 8000 vjetėve, mbase dhe mė heret. Kjo kulturė, e lindur nga substrati neolitik, u gėrshetua me elemente indoeuropiane eneolitike dhe krijoi adstratin ilir, qė nė mesjetė u njoh si arbėror/shqiptar. Kosova, si territor qendror dardan, krijoi identit politik me krijimin e shtetit tė Dardanisė (IV-I p.e.r.). Mbi kėtė bazė trashėgimore ndikuan apo u bėnė pjesė e shtresimeve edhe kulturat e popujve tė tjerė (helene, romake, sllave-serbe, osmane). Ėshtė e vlefshme tė ceket se identiteti i krijuar nė kuadėr tė shtetit dardan dhe rezistenca e vazhdueshme ndaj romakėve bėnė qė nė vitin 279 tė krijohej njėsia e veēantė administrative-politike romake, Provinca e Dardanisė. Nė antikėn e vonė dhe nė mesjetė Dardania u gjet nėn pushtetin e perandorisė sė fuqishme bizantine. Nė fund tė mijėvjeēarit tė parė u dominua nga shteti bullgar i Samuilit, nė shekullin XII u nga shteti mesjetar serb, nga shekulli XV nga perandoria otomane, nė kuadėr tė sė cilės u krijua Vilajeti i Kosovės, ndėrsa nė fillim tė shekullit XX iu dha Mbretėrisė Serbe, Kroate dhe Sllovene, pėr tė pasuar me rrjedhat e tjera historike, tani mė tė njohura. Si rrjedhojė e njė historie tė tillė kishte dhe ndikime e shtresime tė llojshme kulturore.
Shtresimet e tilla, nė Kosovė e kudo, shtrojnė edhe ēėshtjen e pėrkatėsisė etnike. Si rrjedhojė shfaqen dhe mėtimet pėr pėrvetėsimin e tyre, duke sjellur dhe situata absurde. Po tė ishte e natyrshme kjo, italianėt do tė mund tė thoshin Roma ėshtė e jona, tė na ndalonin hyrjen nė tė dhe, njėkohėsisht, do tė mund ta kėrkonin tė drejtėn historike mbi Kosovėn, se romakėt e sunduan mbi 500 vjet!
Mendoj se trashėgimia kulturore ėshtė vlerė e pėrbashkėt e popullatės qė jeton nė njė territor tė caktuar dhe si e tillė ėshtė njė kubik i mozaikut kulturor europian dhe botėror.
2. Sfidat politike, legale, administrative dhe profesionale
Trashėgimia e Kosovės pėrballet me sfida tė shumta dhe nė kuadėr tė tyre do tė veēoja: 1) Shfrytėzimin e trashėgimisė si mjet i presionit politik nga Serbia, 2) Joprofesionaizmin dhe 3) (Mos)Ēasjen e UNMIK ndaj trashėgimisė deri nė vitin 2004. Duke mos nėnvlerėsuar sfidat e tjera me tė cilat ballafaqohet Kosova nė fushėn e trashėgimisė, mendoj se sfida mė e madhe ėshtė sfida politike siē ishte dhe mė parė, ashtu siē mendoj se ku pėrzihet politika ditore nuk ka mbrojtje reale tė trashėgimisė.
E kaluara e Kosovės ėshtė e stėrngarkuar me shfrytėzimin e trashėgimisė pėr nevoja politike, pėrkatėsisht pėr krijimin e tė drejtės false historike tė serbėve mbi Kosovėn. Nė kuadėr tė kėsaj politikat serbe kanė krijuar dhe ushqyer ndarjen e trashėgimisė nė baza religjioze, duke i dhėnė prioritet objekteve ortodokse dhe duke e reduktuar trashėgiminė kosovare nė trashėgimi ortodokse dhe islame. Enklavizizimi i manastireve ortodokse nė Kosovė, pa dyshim, prodhon efekte konfrontuese nė mjedisin kulturor tė Kosovės. E kaluara e afėrt, marsi i vitit 2004 ėshtė shembull i tillė, duke qenė rezultat i pakėnaqėsisė sė popullatės me gjendjen e krijuar dhe me mos respketimin e vullnetit tė popullit aq ishte dhe tėrheqje e vėmendjes tek njeri nga gjeneratorėt qė pengojnė arritjen e pavarėsisė dhe stabilitetin e Kosovės.
Ndarja e trashėgimisė nė baza etnike nė Kosovė ėshtė absurditet sui generis. Kosova ėshtė ballafaquar gjatė me pėrdorimin e trashėgimisė si mjet tė presionit politik. Madje edhe gėrmimet e suksesshme nė Vėrmicė (1974-1975) u keqpėrdorėn nė vitin 1981 pėr ta akuzuar shkencėn kosovare dhe shqiptarėt si shkatėrrues tė kinse varreve mesjetare serbe. E vėrteta ishte krejt tjetėrfare: nė mesin e katėr arkeologėve qė i zhvilluan gėrmimet ishte vetėm njė shqiptar, ndėrsa objektet e luajtshme u konzervuan nė kohė rekorde dhe u vendosėn nė vitrinat e Muzeut tė ri Arkeologjik nė Prizren.
Ėshtė me rėndėsi tė ceket se kėtė trashėgimi, studimin dhe mbrojtjen e saj, asnjėherė nuk e kemi parė tė ndarė nė baza etnike, gjė qė nuk mund ti atribuohet regjimeve serbe. Mjerisht, logjikėn e ndarjes etnike e ka pranuar edhe administrata ndėrkombėtare e pasluftės nė Kosovė, nėn propagandėn e njohur me decenie se qenkan tė rrezikuara nga shqiptarėt! Loja e regjimeve serbe me trashėgiminė ortodokse nė Kosovė ėshtė mė se e njohur pėr ne. Madje, nė Kosovėn e pasuftės kishat dhe manastiret ortodokse u bėnė kėshtjella serbe, tė mbrojtura nga KFORi. Rreptėsisht tė ndaluara pėr shqiptarėt! Ndalesa vlente edhe pėr njė vizitė tė shkurtėr tė ekspertėve shqiptarė, qofshin ata edhe pjesė pėrbėrėse e delgacionit tė UNESCOs.
Ėshtė e vėrtetė se historia botėrore njeh mėtime pėr shfrytėzimin e trashėgimisė si mjet pėr arritjen e qėllimeve politike, siē ishte pėrdorimi i megaronit dhe tė kryqit tė thyer (svastika), tė njohur si simbol i rrugės diellore qė nga parahistoria e hershme. Por, duhet tė pėrkujtoj se historia ėshtė po aq dėshmitare e dėshtimit tė kėtyre mėtimeve.
Pse nuk iu kushtua kujdes i mjaftueshėm trashėgimisė? Faktorė tė shumtė ndikuan nė Kosovėn e pasluftės, por mendoj se frika e UNMIK-ut nga e kaluara e afėrt dhe pėrjetimet e tmerrshme tė popullit tė Kosovės, kishte si rrjedhojė edhe ikjen nga trashėgimia nė pėrgjithėsi. Ishte ky njė tentim i UNMIK-ut pėr damnatio memorie (fshirje e kujtesės). Pėrkujtoj, mėtimet e tilla gjatė gjithė historisė sė njerėzimit nuk patėn sukses. Ngulfatja dhe moskujdesi ndaj trashėgimisė dhe mospėrfillja ndjenjave tė popullatės, ka rezultuar me pasoja tė papritshme. Edhe marsi i vitit 2004 e dėshmon kėtė. Dhe tani, nė vend tė pėrkujdesjes dhe gjetjes sė mekanizmave preventivė, duhet tė merremi me pasojat.
Nė vitin 2000 e pas, jo kot, insistoja tek UNMIK-u qė ta inicojmė bėrjen e njė muzeu, ku do tė paraqitej e kaluara e afėrt e popullatės sė Kosovės. Ēka me serbėt e pasluftės nė Kosovė? ishte reagimi i tyre. Njė pjesė e muzeut do ta pėrfshinte dhe periudhėn e menjėhershme tė pas luftės, ėshtė dhe kjo pjesė pėrbėrėse e historisė! u pėrgjigjesha. Kot, prioritet jo vizionar pėr ta ngeli fshirja e kujtesės.
Sa njė objekt kulti i takon vetėm njė populli? ēshtė njė pyetje qė ėshtė riaktualizuar sėrish. Se objektet e kultit ngriten njera mbi tjetrėn, pėr tu shlyer gjurmėt e mėhershėm kėtė e di ēdo shkencėtar e profesionist. Edhe historia e Kishė sė Shėn Premtes e dėshmon kėtė: nisi si tempull pagan pėr tu bėrė kishė e krishterizmit tė hershėm, bazilikė e periudhės bizantine, kishė mesjetare ortodokse, xhami dhe sėrish kishė ortodokse. Shembuj tė tillė ka pėrplotė, siē ėshtė edhe rasti i Kishės nė Graēanicė, pėr tė cilėn edhe Branislav Nushiq shkruan se ėshtė ndėrtuar mbi themelet e kishės latine.
Ėshtė e vertetė se kishat ortodokse janė mbrojtur me shekuj dhe me shumė xhelozi nga shqiptarėt. Ka tė bėjė kjo me etikėn shqiptare? Mendoj se mbrojtja ėshtė motivuar pikė sė pari nga fakti se ato kisha ishin tė tyre dhe i ndjenin si tė tyre edhe pas konvertimit nė islamizėm. Kjo pėrkon, pikė sė pari me ēėshtjen e trashėgimisė shpirtėrore apo trashėgiminė e paprekshme, e cila i sfidon shekujt. Jo kot, popullata musimane shqiptare edhe sot e kėsaj dite e feston Shėn Gjergjin me kalendarin ortodoks dhe pėrcjellė, ndonėse edhe pavetėdijshėm, ritualet e kalendarit ortodoks.
A kemi bėrė sa kemi mundur apo jemi kapluar nga retorika, lufta pėr pushtet, pseudo-profesionalizmi dhe pasioni amatoresk? Kosova dhe e ardhmja e saj po ballafaqohet sėrish me sfidėn e shfyrtėzimit tė trashėgimisė ortodokse si mjet i presionit politik, tani ēuditėrisht dhe me trysni ndėrkombėtare. Tani shtrohet pyetja se sa ne jemi tė pėrgatitur pėr kėtė dhe nė kėto momente vendimtare. Mendoj se Grupi negociator dhe vendimmarrėsit e tanishėm tė Kosovės nuk e kanė pasur parasysh sa duhet rėndėsinė e trashėgimisė kulturore dhe aftėsitė e palės tjetėr qė kėtė ta shfrytėzojnė, andaj 1) ėshtė bėrė ekipi politik, me bashkėpunėtorė tė seleksionuar sipas ndikimeve politike dhe 2) ka dominuar jotransparenca. Si pasojė janė edhe 40 zonat e mbrojtura tė trashėgimisė ortodokse, tė cilat, si do qė tė quhen, janė lloj i eksteritorialitetit.
Ēėshtjet administrative tė mbrojtjes sė trashėgimisė janė sfidė tjetėr. Me kėtė rast do tė thosha se shkatėrrimi, mos kujdesi, ndėrtimet pa leje e me leje nė lokalitetet e trashėgimisė janė bėrė dukuri. Ndėrtimi i bazenit tė notit dhe shkatėrrimi i lokalitetit tė madh arkeologjik nė Zlakuēan, me terma tė periudhės romake dhe tempullin e shekullit I, ėshtė njeri nga rastet e tilla. Pėr kėtė i kam shkruar Presidentit Rugova, Kryeministrit Rexhepi dhe Ministrit pėrgjegjės Brajshori, si dhe lidhur me ēėshtjen e kam informuar opinionin pėrmes mediave. Asnjė pėrgjigje nuk kam marrė. Pėrkundrazi, Presidenti ka prerė trakėn e inagurimit tė bazenit tė notit nė Zlakuēan.
Mbrojtja e e vėrtetė e trashėgimisė nėnkupton bashkėpunimin midis institucioneve tė llojshme, pėrfshirė dhe policisė. Mungesa e kėtij bashkėpunimi, si dhe jo vetėdija e duhur pėr vlerat e saja bėnė qė Kosova tė ballafaqohet edhe me tregėtimin me trashėgiminė e luajtshme, vjedhjen e saj, madje ajo edhe tu dhurohet ndėrkombėtarėve qė veprojnė nė Kosovė (sic!).
Me kėtė rast duhet theksuar edhe mosangazhimin e duhur tė UNMIK-ut dhe OKB-sė nė pėrgjithėsi pėr kthimin e trashėgimisė kosovare tė marrė nė Serbi para luftės nė Kosovė, mendoj pėr thesarin arkeologjik, atė etnologjik dhe pėr gjithė dokumentacioni e trashėgimisė. Kthimi i vetėm njė objekti, Hyjneshės sė Prishtinės, ishte edhe njė lojė politike. Opinioni duhet ta dijė se, pėr dallim nga thesari etnologjik dhe dokumentacioni i trashėgimisė, thesari arkeologjik i ėshtė huazuar Beogradit pėr ekspozitėn Arheolosko blago Kosova i Metohije (pėr tė ekziston dokumentacioni). Ėshtė ēėshtje tjetėr pse dy arkeologėt shqiptarė tė Muzeut tė Kosovės nuk i pėrfillėn rekomandimet e mija qė tė mos bashkėpunonin pėr kėtė ekspozitė me prapavijė politike. Po ashtu u thashė se si parapaskenė shoh si qėllim mbajtjen e objekteve nė Beograd, pasi qė lufta nė Kosovė kishte filluar.
Nė fund, dua tė cek se mbrojtja adekuate e trashėgimisė kulturore ofron mundėsi tė shumta, duke u nisur nga zhvillimi i ekonomisė turistike, bashkėpunimi rajonal e mė gjerė dhe si urė pėr ngritjen e respektit tė ndėrsjellė midis popujve dhe ndėrtimin e paqes. A janė tė gatshėm tė gjithė banorėt e Kosovės t'i njohin vlerat kulturore tė trashėguara ndėr shekuj nė kėtė hapėsirė si pasuri e civilizimit global pavarėsisht nga kush janė ndėrtuar dhe firmėn e kujt bartin? Mendoj se po, siē mendoj se duhet punuar ende shumė pėr ngritjen e vetėdijes pėr ta mbrojtur kėtė.
Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006
Last edited by admin : 12-17-2006 at 08:50 PM.
|
 |
 |
|
 |

12-17-2006, 08:38 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Shkruar nga Mehmet Kraja
Trashėgimia kulturore e Kosovės, cila ėshtė kjo? Ne, as tani dhe as mė herėt, nuk e kemi sqaruar qartė konceptin trashėgimi kulturore e Kosovės, as profesionalisht, as politikisht. Cila ėshtė kjo trashėgimi, ēfarė pėrfshin ajo? A ėshtė ajo trashėgimi vetėm fetare apo vetėm civilizuese, apo fetare dhe civilizuese njėkohėsisht? A ėshtė nacionale apo mbi nacionale? A ėshtė identitare apo mbi identitare? A ėshtė trashėgimia e Kosovės konflikt civilizimesh apo bashkėjetesė e tyre?
Nė sqarimin e kėtyre problemeve, ne nuk kemi shkuar larg, por kemi marrė konceptet serbe tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės, ndonjėherė mekanikisht i kemi kthyer nė anėn e kundėrt, pra nė anėn tonė, dhe kemi vazhduar tė patrazuar tė luajmė njė lojė, nė tė cilėn dihet qė paraprakisht se do tė dalin fitues ata qė na i kanė imponuar konceptet e kėtilla. Tani ėshtė pak vėshtirė tė thuhet pėrse ka ndodhur kjo. A janė fajtorė ndėrkombėtarėt, a ėshtė fajtore politika jonė, apo janė fajtorė njerėzit kompetentė, profesionistėt e kėsaj fushe, tė cilėt, siē duket tani, nuk kanė bėrė pėrpjekje tė mjaftueshme jo vetėm qė tu imponojnė kėtyre faktorėve vendimmarrės ndryshimin e domosdoshėm tė konceptit trashėgimi kulturore nė rrethanat e Kosovės, por kėto gjėra nuk i kanė bėrė tė qarta as pėr opinionin, madje as pėr veten e tyre.
Natyrisht, nė kėtė pikė gjėrat nuk paraqiten aq tė thjeshta, sepse trashėgimia materiale kulturore e Kosovės, ndryshe nga shumė vende tė tjera, nuk ėshtė vetėm materiale, sepse bart me vete edhe njė kujtesė historike, nxit pasione dhe emocione, nė njė mėnyrė duket sikur ėshtė pjesė e konstalacionit gjenetik tė njeriut tė kėtyre hapėsirave, duke pėrfshirė kėtu edhe implikimin shtesė tė problemeve politike. Pra, kjo trashėgimi materiale nuk qėndron e pavarur nga korpusi i ideve, nė emėr tė tė cilave shpesh ėshtė luftuar dhe ėshtė derdhur gjak nė Kosovė. Pikėrisht pėr kėtė arsye, trashėgimisė kulturore tė Kosovės nuk mund ti qasemi me koncepte universale, por duhet parė dhe analizuar specifikat e saj atipike, gjithnjė duke synuar qė ajo gradualisht tė zhvendoset nga terreni historik dhe politik dhe tė vendoset nė terrenin kulturor, atje ku e ka vendin. Ky ėshtė optimumi, tė cilin verbalisht e synojmė tė gjithė, por qė ta arrijmė, paraqitet mjaft e vėshtirė dhe e komplikuar.
Nė kėtė drejtim, sipas asaj qė shihet tani, pengesėn mė tė madhe e paraqesin konceptet dhe kuptimet skematike, tė cilat janė ngulitur thellė nė vetėdijen ballkanike, nga tė cilat duhet dalluar dy: se trashėgimia kulturore ka funksion politik, e para, dhe e dyta, se trashėgimia kulturore e Kosovės paraqet jo bashkėjetesė civilizimesh, siē ndodh gjithkund tjetėr, por konfliktin e tyre. Nė tė dy rastet, shqiptarėve tė Kosovės konceptet e kėtilla janė imponuar. Pra, ata nuk e kanė prodhuar vetė njė botėkuptim tė kėtillė. Madje mund tė them pa asnjė dilemė se ne, shqiptarėt e Kosovės, nuk kemi prodhuar botėkuptim tonin pėr trashėgiminė kulturore, por kemi reaguar ose jemi kundėrpėrgjigjur sipas rastit, madje shpesh duke rėnė pre e deformimeve tė kėtilla tė imponuara. Na e kanė thėnė dhe na e kanė pėrsėritur me mijėra herė se Kosova ėshtė Jerusalemi serb, pėr shkak tė miteve tė tyre qė lidhen me kėtė trashėgimi. Ne jemi pėrpjekur tė kundėrprėgjigjemi, shpesh me nervozizėm, ndonjėherė pa takt, jo gjithnjė duke bėrė diferencimin e qartė midis asaj qė na ėshtė imponuar si koncept i deformuar dhe asaj qė pėrbėn konceptin e drejtė, shkencėrisht tė pranueshėm tė trashėgimisė. Ne kemi parė se si me mijėra herė identifikohet nė mėnyrė tendencioze trashėgimia fetare me atė kulturore, pastaj trashėgimia kulturore me atė nacionale, pastaj se si ngatėrrohet identiteti fetar me atė nacional, si ngatėrrohet miti me realitetin, tė gjitha kėto me njė qėllim final: tė shfrytėzohet trashėgimia kulturore si argument politik pėr mbajtjen e Kosovės nėn sundim dhe zgjedhė. Nė shumicėn e rrethanave, ne nuk kemi bėrė gjė tjetėr, pos qė jemi pėrpjekur tė kundėrpėrgjigjemi, shpesh pa ndonjė argumentim dhe pa gjeturi. Nė politizimin e trashėgimisė, thėnė me njė fjalė, na kanė tėrhequr pėr hunde dhe nė kėtė mėnyrė vazhdojnė tė na tėrheqin edhe tani.
Derisa problemi i politizimit tė trashėgimisė kulturore tė Kosovės del i qartė dhe pa ndonjė nevojė tė madhe tė argumentohet, njė ēėshtje tjetėr qė lidhet me pasqyrėn dhe gjendjen reale nė terren dhe qė trashėgiminė kulturore tė Kosovės e paraqet si konflikt civilizimesh, mendoj se nė kėtė pikė ka vend pėr sqarime dhe argumentime pak mė tė thelluara. E anashkalojmė faktin se propaganda serbe e ka lansuar kėtė koncept, por ta shikojmė gjendjen nė terren. Realisht, trashėgimia kulturore e Kosovės qėndron e ndarė nė dy korpuse fetare: nė njėrėn anė kemi kishat serbe, qė kanė vlera tė rėndėsishme pėr artin bizantin dhe identifikohen me kristianizmin, bashkė me kėtė edhe me trashėgiminė e civilizimit evropian, sikundėr edhe me vetė identitetin e kombit serb; kurse nė anėn tjetėr qėndron korpusi i monumenteve orientale, xhamia, hamame, kulla, qė janė identifikuar si trashėgimi shqiptare, tė cilat paraqesin vlera periferike pėr vetė kulturėn orientale, ndėrsa pėr shqiptarėt, njė pjesė e tyre, janė tė identifikuara si kulturė fetare dhe jo nacionale. Sė pari, nė aspektin kulturor dhe historik, kjo ėshtė njė gjendje defektoze e monumenteve kulturore nė terren, sepse pėrbrenda pėrmban kontradikta tė papajtueshme dhe shkapėrcime atipike, situatė kjo qė nuk mund tė vihet nė drejtpeshim as faktik, as konceptual. Elementet e pabarazimit janė: shqiptarėt nuk identifikohen me fenė, serbėt identifikohen me fenė; shqiptarėt nuk kanė vlera, serbėt kanė vlera; shqiptarėt janė orientalė, serbėt kanė oksidentalė; shqiptarėt kanė trashėgimi aziatike, serbėt kanė trashėgimi evropiane. Ėshtė e qartė se tė kėtillė kanė dashur ta paraqesin veten serbėt dhe tė kėtillė kanė dashur ti paraqesin shqiptarėt. Propaganda e tyre shkencore, pseudoshkencore, politike, diplomatike etj. ka prodhuar realitetin nė terren, i cili nėse nuk i pėrgjigjet qind pėr qind kėsaj situate, nė njė masė tė madhe e vėrteton atė. Pse ka ndodhur kjo? Ku qėndron arsyeja? Trashėgimisė kulturore tė Kosovės i mungon diēka, i mungon njė komponentė e rėndėsishme qė tė drejtpeshojė midis historisė dhe realitetit, qė tė jetė e harmonishme dhe qė tradita tė bashkėjetojė me bashkėkohėsinė. Ndėrmjet korpusit tė monumenteve mesjetare serbe dhe korpusit oriental shqiptar; midis kishave serbe dhe xhamiave shqiptare, mungon mesjeta shqiptare. Ajo nuk ėshtė, ajo ėshtė shlyer nga realiteti monumental i Kosovės. Kosova ėshtė hapėsira e vetme nė rajon qė nuk ka kėshtjella mesjetare, ose ka aq pak dhe i ka aq tė shkatėrruara, sa nuk dėshmojnė gjė (shembulli i Novobėrdės). Kosova e ka antikėn e mbuluar me dhe. Pra, mungon korpusi i monumenteve kulturore qė do tė qėndronte nė mes tė dy korpuseve tė tjera dhe qė do tė krijonte njė drejtpeshim tė natyrshėm. Zhdukja sistematike e monumenteve mesjetare joserbe, sikundėr edhe zhdukja ose lėnia nėn dhe e monumenteve antike, qė ka qenė politikė afatgjate e Serbisė nė Kosovė, ka lėnė tė duket nė sipėrfaqe njė situatė jotipike, kėshtu qė Kosova, nga njė vend ku kanė bashkėjetuar nė harmoni civilizimet, tė dalė sikur ajo ėshtė djep i konfliktit tė tyre.
Kjo ėshtė fitore e dhunshme e politikės mbi trashėgiminė kulturore, duke e deformuar pamjen dhe funksionin e saj.
Tani shtrohet ēėshtja pėrse ne, edhe sot vazhdojmė tė bėjmė tė njėjtėn gjė? Pėrse edhe sot kullandrisim trashėgiminė po me kėto koncepte, me konceptet politike serbe tė trashėgimisė sė Kosovės si konflikt i pabarabartė civilizimesh dhe vlerash, si konflikt ndėrmjet popujve dhe si konflikt ndėrmjet historisė dhe realitetit? E bėjmė kėtė, sepse ende jemi tė prirė jo nga ndėrtimi i koncepteve tona pėr trashėgiminė, por nga refuzimi i pafuqishėm i asaj qė tashmė ka ndodhur. Ne pėrpiqemi tė refuzojmė konceptet serbe tė trashėgimisė sė Kosovės nė mėnyrė deklarative, shpesh pa efekte, por nuk e bėjmė asnjė hap, ta zėmė, pėr njė rrethim tė hapėsirės sė Ulpianės. Ne i njohim politikat serbe rreth trashėgimisė nė Kosovė, por nuk ndėrmarrim asnjė hap ti plotėsojmė vakuumet dhe tė korrigjojmė defektet. Kjo na bėn tė dukemi tė varur nga ajo politikė, sepse varshmėri nuk ėshtė vetėm pajtimi me tė, por edhe refuzimi i saj pa ndonjė efekt.
Madje, duke e refuzuar atė politikė, ne padashur jemi bėrė pjesė e saj.
Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006
Last edited by admin : 12-17-2006 at 08:51 PM.
|
 |
 |
|
 |

12-17-2006, 08:42 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Shkruar nga Dr. Milazim Krasniqi
TRASHĖGIMIA KULTURORE DUHET TĖ DEBALLKANIZOHET
Trashėgimia kulturore si njė tėrėsi vlerash materiale dhe shpirtėrore, duhet tė trajtohet brenda shtratit tė dijeve pėrkatėse dhe tė politikave kulturore tė drejta, e jo tė ideologjive nacionaliste, tė cilat dinė ta shfrytėzojnė ēėshtjen e trashėgimisė kulturore si pretekst pėr mobilizimin e ithtarėve tė vet nė projekte tė dhunshme, qoftė pushtuese qoftė ēlirimtare. Ndėrsa, nė njė vend si Kosova, ku projekti faktik pushtues serb ambalazhohet si projekt ēlirimtar, ndėrsa projekti ēlirimtar i shqiptarėve nganjėherė perceptohet edhe si projekt revanshist, tema e trashėgimisė kulturore dhe fetare, duhet tė trajtohet me kujdes edhe mė tė madh, ngjasshėm me njė plagė pasoperative, sė cilės sapo i ėshtė ndalur gjakderdhja.
Nuk mund tė mos rikujtohet nė kėtė kontekst zelli i regjimit gjakatar tė Millosheviqit pėr fshirjejn e trashėgimisė kulturore shqiptare gjatė viteve nėntėdhjetė. Ajo prirje shkoi aq larg sa qė nė kulmin e konfliktit edhe me NATO-n, regjimi serb gjeti kohė pėr ta rrafshuar edhe shtėpinė-muze tė Lidhjes sė Prizrenit, duke mėnjanuar ēdo gjurmė tė saj. Djegia e qindra objekteve kulturore, shkollore dhe fetare, pati tendencėn e njė kulturocidi, i cili mbeti nė tentativė.
Nga ana tjetėr, nė trazirat e dhunshme tė marsit tė vitit 2004, u dėmtuan njė numėr i konsiderueshėm i kishave ortodokse, me ēka u dha njė mesazh rrėnqethės se ēfarė drejtimi mund tė ndjek njė rebelim iracional i motivuar nga intoleranca antiserbe.
Pėr ti mbyllur pėrfundimisht kėto plagė tragjike, ėshtė e domosdoshme qė trashėgimia kultuore tė trajtohet si vlerė mė vete, pra, jashtė rivaliteteve politike, ideologjike, fetare dhe nacionale. Madje edhe jashtė statusit shtetėror, tė cilin do ta ketė Kosova nė tė ardhmen. Pra, trashėgimia kulturore duhet tė trajtohet si vlerė imanente dhe universale, e cila ėshtė produkt i intelektit njerėzor dhe e cila ėshtė nė shėrbim tė njerėzimit.
Pėr fat tė keq, bisedimet ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, temėn e trashėgimisė kulturore dhe fetare serbe, e kanė ingranuar si njė ēėshtje politike, edhe pse e kanė quajtur me eufemizėm ēėshtje teknike. Nga ajo qė ėshtė bėrė e njohur deri tash, pritet qė raporti i Marti Ahtisari ta pėrfshijė nė aranzhmanet e veta trashėgiminė fetare dhe kultuore serbe si njė segment tė veēantė tė obligimeve politike dhe juridike tė shtetit tė ri tė Kosovės ndaj Serbisė. Kjo mund tė pėrfshijė edhe lejimin e karnevaleve tė organizuara tė serbėve nga Serbia dhe viset e tjera ku ata jetojnė, pėr tė shėnuar kremta historike e festa fetare.
Nėse mund tė bėhet fjalė pėr ndonjė precedent tė rrezikshėm nė tėrė kėtė proces negociatash, pėrfshirja e trashėgimisė fetare dhe kulturore serbe nė aranzhmanet e statusit, vėrtet ėshtė i tillė.
Po tė pėrdorej ky kriter pėr pėrcaktimin e statusit tė shteteve ekzistuese dhe tė atyre qė do tė formohen nė tė ardhmen, harta e botės do tė shndėrrohej nė njė katrahurė. Fjala vjen, me kėsi kriteri, njė pjesė e madhe e Turqisė, me Stambollin nė plan tė parė, do tė duhej tu jepeshin grekėve me koncesion, bashkė edhe me ndonjė status shteformues, pėr shkka se aty ka qenė selia e Konstandimit tė Madh, e Justinianit dhe e Tadorės. Nga ana tjetėr, Bullgaria dhe Greqia, do tė duhej tė jepnin privilegje shtetformuese pėr minoritetin turk nė ato vende, i cili nėpėr shekuj nė ato territore ka ngritur njė sėrė vlerash kulturore dhe fetare, edhe pse shumica prej tyre janė rrėnuar, pėr ti fshirė gjurmėt e asaj trashėgimie.. Ndėrsa, Serbia, mė kėsi kriteri do tė duhej tu jipte status special hungarezėve jo vetėm nė Vojvodinė, po edhe nė Beograd, i cili njė herė e njė kohė ka qenė qytet hungarez, sikundėr edhe qytet osman mė vonė, e me njė trashėgimi tė ndjeshme kulturore hungazeze dhe otomane.
Nė tė vėrtetė, nė kuadėr tė bisedimeve pėr statusin, trajtimi i trashėgimisė fetare dhe kulturore tė serbėve tė Kosovės, ėshtė shndėrruar nė ricvijiqizimin e saj. Jovan Cvijiqi i pati parapri gjoja me argumente kulturore, vendimit tė Konferencės sė Paqes pėr pėrligjien e aneksimit tė Kosovės dhe tė tokave tė tjera shqiptare. Edhe bisedimet e sivjeme nė Vjenė, e kanė nxjerrė njė pjesė tė trashėgiminė fetare dhe kulturore serbe jashtė shtratit kulturor tė vendit ku ajo ėshtė krijuar dhe ku gjendet, dhe e kanė trajtuar me parashenjė politike dhe ideologjike, si trashėgimi ekskluzive tė Serbisė.
Nė rast se kjo linjė finalizohet duke e krijuar idenė se lėshimet janė bėrė pėr tė kėnaqur pretendimin se Kosova ėshtė djepi kulturor serb, do tė mund tė shndėrrohet nė virus tė konflikteve tė reja. Edhe kėshtu si janė punėt sot, mbikėqyrja ndėrkombėtare mbi Kosovėn, ėshtė bėrė e domosdoshme pėr shkak tė fantazmave tė miteve tė sė kaluarės, tė cilat e kanė motivuar spastrimin etnik dhe gjenocidin e viteve 1998-1999.
Ajo qė ėshtė edhe mė keq, kėsaj trashėgimie kulturore i ėshtė mveshur karakteri pothuajse i plotė fetar, ortodoks, gjė qė paraqet njė problem edhe mė tė madh. Reduktimi i trashėgimisė serbe nė Kosovė vetėm nė planin fetar, ėshtė i dėmshėm edhe pėr vetė serbėt qė jetojnė nė Kosovė, sepse ata nuk identifikohen vetėm me ortodoksinė. Ata gjatė shekujve kanė krijuar edhe shtresa tė tjera tė trashėgimisė sė tyre kulturore, ndėrsa ato janė injoruar tėrėsisht.
Sikundėr u tha mė herėt, trashėgimia kulturore e Kosovės do tė duhej tė trajtohej vetėm si problem kulturor dhe tė rregullohej me ligje, qė do tė jenė tė tė njėjtave standarde me shtetet e sotme demokratike europiane. Europianizimi i kėsaj problematike e jo riafirmimi i ballkanizimit tė saj, paraqet themelin e zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje tė ndieshme.
Ndėrsa, liritė fetare dhe mbrojtja e monumenteve fetare duhet tė rregullohet me ligj tė veēantė e tė mos kontranabandohet me terma politikė e ideologjikė, sepse nė njė rast tė tillė ajo e ruan perceptimin mitiko- nacionalist pėr Kosoėvn si tokė e shenjėt dhe Jerusalem serb. Ndėrsa, perceptimet e tilla vazhdimisht do tė prodhojnė ide konfliktualiteti me realitetin.
Ata qė mendojnė se Ballkani prodhon histori mė shumė se sa qė mund tė konsumojė, duhet ta kenė para sysh se kjo ka tė bėjė me falsifikimin e historisė e jo me tė vėrtetat e saj. Ky dimension i problemit duhet tė zgjidhet me rishikimin dhe rishkrimin e saj, duke u bazuar nė fakte dhe vlera tė vėrteta, dhe duke e parė historinė e gadishullit dhe tė kėtyre kombeve nė kontekstin e historisė evropiane. Pa e mundur kompleksin e madhėshtisė sė rreme ballkanike, tė paketuar me pansllavizėm e panortodoksizėm, ėshtė vėshtirė tė evitohen konfliktet edhe nė tė ardhen, e ku trashėgimia kulturore dhe fetare serbe do tė pėrdoret pėr mobilizimin e vazhdueshėm mbi projeksione nacionaliste dhe fashiste.
Ajo qė ndodhi nė vitin 1989, kur Millosheviqi zgjodhi Gazimestanin pėr tė dhėnė mesazhin e luftėrave tė ardhshme, nuk ishte njė rastėsi. Beteja e Kosovės, e zhvilluar nė vitin 1389, nė historiografinė, nė propagandėn, nė artet dhe politikėn zyrtare serbe, edhe sot pėrdoret si "argument" pėr pretendimet serbe mbi Kosovėn, dhe sipas gjasave kėshtu do tė jetė edhe nė tė ardhmen, nėse nė aranzhmant e statusit tė ardhshėm tė Kosovės do tė parashihen privilegje dhe koncesione pėr Serbinė, mbi bazėn e trashėgimsiė fetare dhe kulturore serbe. Ndėrsa dihet fare mirė se nė shekullin XIV nuk ka ekzistuar njė kauzė kombėtare serbe dhe as shqiptare. Prandaj, do tė jetė absurde nėse e ardhmja e kėtij vendi do tė kushtėzohet nga trashėgimia e bėmave tė shekullit XIV dhe veēmas nga instrumentalizimi nacionalist i tyre.
Pėrmendorja nė Gazimestan e ngritur nė vitet pesėdhjetė tė shekullit XX, e cila edhe nė bisedimet e Vjenės u trajtua si trashėgimi kulturore serbe e dorės sė parė, ėshtė shembull i falsifikimit dhe i instrumentalizimit tė tillė. Nėse ajo ngrehinė, nėn hijen e sė cilės ėshtė promovuar ideologjia e gjenocidit serb kundėr shqiptarėve, trajtohet si trashėgimi kulturore qė duhet tė ruhet me ligje tė veēanta, do tė ndodhemi para njė anarkie tė kualifikimeve tė gjithēkaje si vlerė kulturore nacionale e nivelit tė lartė. Nė atė rrethanė, edhe godina e bashkėsiė sė XVI lokale tė Fushė Kosovės, nė dritaren e sė cilės Millosheviqi u pati premtuar ithtarėve tė vet tė egėruar se mė askush nuk guxon ti rrahė, mund tė shpallet trashėgimi kulturore e dorės sė parė dhe tė mbrohet me aranzhmanet pėrcjellėse tė statusit tė Kosovės.
Vėrtet, kjo nuk ėshtė zgjidhja e duhur pėr trashėgiminė kulturore tė Kosovės. Zgjidhja mund tė jetė vetėm deideologjizimi dhe deballkanizimi i saj. E kjo parakupton qasjen e lirė tė konsumentėve tė vlerave kulturore e jo eksteritorialitetin. Kjo parakupton universalizmin e jo fundamentalizmin, sikundėr qė parakupton integrimin e jo pėrjashtimin, qytetėrimin e jo barbarinė.
Nė Prishtinė, 1dhjetor 2006
Last edited by admin : 12-17-2006 at 08:56 PM.
|
 |
 |
|
 |

12-17-2006, 08:59 PM
|
 |
Administrator
|
|
Data Anėtarėsimit: Feb 2006
Postimet: 0
|
|
Pėr Tribunėn e organizuar nga PEN Qendra e Kosovės me temėn Trashėgimia kulturore e Kosovės cila ėshtė ajo?
Me kėtė rast do tė ndalem vetėm nė njė segment tė Trashėgimisė Kulturore tė Kosovės, pėrkatėsisht nė kullėn shqiptare. Edhe pse, nocioni i Trashėgimisė Kulturore, nė kuptimin mė tė thellė, ėshtė njė dhe i pandashėm, pėrkundėr diversitetit tė tij dhe pėrbėrsėve shumė shtresorė dhe kompleks nė diakroni dhe sinkroni tė zhvillimit tė tij. Dhe vetėm kėshtu, dhe jo ndryshe, duhet trajtuar trashėgimia, mu ashtu siē trajtohet sot e gjithė ditėn nė mbarė botėn e civilizuar.
Karta e Venecies, miratuar nė Kongresin e II-tė Ndėrkombėtar, nė vitin 1964, nė kontekst tė mėsipėrm, thotė:
Vlerat e trashėgimisė kulturore tė popujve qė mbartin nė vetvete njė mesash shpirtėror tė sė kaluarės nė kohėn tonė janė dėshmi e gjallė e traditave tė tyre shekullore.
Sot, njerėzimi sa vjen e mė shumė bėhet i ndėrgjegjshėm pėr unitetin e vlerave njerėzore tė cilat i konsideron si pasuri tė pėrbashkėt dhe ndaj brezave qė vijnė ėshtė bashkarisht pėrgjegjės pėr ruajtjen e tyre. Ai, pra edhe shoqėria e jonė, ka detyrime qė kėtė pasuri tua pėrcjellė brezave tė ardhshme me gjithė pasurinė dhe vėrtetėsinė e saj.
Pa mėdyshje se nė kėtė pasuri tė pėrbashkėt kulturore tė njerėzimit edhe populli shqiptar dha njė kontribut, si nė lėmin e trashėgimisė materiale, po ashtu edhe nė lėmin e trashėgimisė shpirtėrore.
Nė kėtė kontekst, nė kuadėr tė arkitekturės popullore autoktone, pėrkatėsisht tė asaj vernakulare, kultura materiale shqiptare dha njė kontribut tė ēmuar. Kjo nė veēanti spikatet me ndėrtimin e kullės sė tipit tė Rafshit tė Dukagjinit, rrėnjėt evoluitive tė sė cilės zunė fill sė ndėrtuari qė nga lashtėsia e thellė parahistorike.
Thėnė me njė fjalė, madje nė kuptimin mė tė thellė tė kontekstit tė sipėr thėnė, kulla e tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit ėshtė njė monument i mirėfilltė dhe i veēant, tė cilin kultura tradicionale shqiptare ia la nė trashėgimi thesarit tė kulturės materiale gjithėbotėrore.
Themi tė veēant, ngase me kompleksitetin e tipareve tė saj dalluese urbarkitektonike, nė kėtė gjini ndėrtimesh tradicionale, kulla karakterizohet si autoktone dhe e papėrsėritshme gjetkė, jo vetėm nė rajonin ballkanik por edhe gjithė evropian.
Mbėshtetur nė eksplorimet e Akdemisė Serbe tė shkencave tė zhvilluara nė vitet e pesėdhjeta nė Kosovė, dhe nė studimet individuale tė shkencėtarėve tė tjerė serb, shkenca serbe nuk mundi nė asnjė mėnyrė tia mohoj pėrkatėsinė e saj kulturore.
Prandaj, studiuesit e njohur serb tė kėsaj lėmie, nė publikimet e tyre, kullėn e Rrafshit tė Dukagjinit e quajtėn si: arnautska kulla, shiptarska kulla, shqiptarska kulla, madje edhe si albanska kula.
Nė kėtė kontekst do ta veēoja njė studim serioz tė titulluar: Kulla shqiptare e Plavės si tip banese, tė autorit Arh. Jovan Kruniq, botuar nė: Zbornik Arhitektonskog Fakulteta, Univerzitet u Beogradu, 1953-56, faqe 171-182.
Ndaj, jo rastėsisht, pėr shkak tė arsyeve tė sipėr shtruara, duke ia ditur rėndėsinė shumė domethėnėse tė kullės shqiptare, si pjesė e identitetit kultor shqiptar, gjatė luftės sė fundit, kulla, sikundėr dhe monumentet e tjera, nė mėnyrė tė planifikuar dhe sistematike u shkatėrrua prej rregjimit dhe forcave serbe. Prandaj, me tė drejtė, studiuesi Robert Elsie, lidhur me kontekstin e mėsipėrm, konstaton: Ishte gjithashtu koha kur hegjemonia e huaj, me strategjinė e saj tė mbrapshtė tė spastrimit etnik dhe urejtjes sė verbėr, po orvatej tė fshinte e tė zhdukte kulturėn shekullore, po ende tė brishtė, tė shqiptarėve tė Kosovės, njė kohė kur gjenocidi nė Ballkan pėrsėri po ngrinte kokėn e vet tė shėmtuar.
Pas gjithė kėsaj, sot, ėshtė pėr tu habitur se si disa individ kompetentė tė Instuticioneve tė kulturės japin deklarata tė papėrgjegjshme duke thėnė, madje me njė lehtėsi tė pa pėrballueshme, se kullat shqiptare nuk mund tė konsiderohen si monumente kulture?!
Mė poshtė do tė japim prova se e vėrteta nė kėtė kontekst qėndronė ndryshe.
Si kontribut timin, nė kontekst pozitiv tė sipėrthėnė, do tė pėrmendja faktin se gjatė viteve 1999 dhe 2000, nė Gjermani i hapa dy ekspozita nga lėmi i trashėgimisė popullore tė Kosovės. Me ērast, njė hapėsirė e veēantė iu kushtua kullės shqiptare tė tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit.
Fill pas kėsaj, nė Agjensionin Evropian pėr Rindėrtim, me seli nė Prishtinė, aplikova me propozim projekt pėr pregaditjen e ekspozitės dhe katalogut nga lėmi i Arkitekturės popullore tė Kosovės, e cila do tė pėrfshinte arkitekturėn tradicionale rurale si dhe arkitekturėn tradicioanle urbane tė qyteteve tė Kosovės. Me kėtė rast, u arrit qė pėr herė tė parė nė dokumentat zyrtare - ndėrkombėtare tė Agjensisė Evropiane pėr Rindėrtim, tė thuhet me sa vijon:
Hyrje. Kosova mund tė krenohet me trashėgiminė e saj tė pasur tė arkitekturės tradicionale dhe popullore. Kullat, shtėpitė shqiptare tė fortifikuara, si dhe shtėpitė tradicionale rurale, nuk janė tė njohura vetėm pėr shkak tė bukurisė dhe kompleksitetit tė tyre arkitektonik, por njėherėsh ato ofrojnė njė dėshmi shumė interesante lidhur me organizimin e jetesės nė shoqėrinė tradicionale shqiptare.
Gjatė luftės, kullat, si elemente tė kulturės dhe trashėgimisė shqiptare, sistematikisht u shkatėrruan ose u dėmtuan nė pėrmasa tė ndryshme. Duke marrė parasysh kompleksitetin e tyre arkitektonik, si dhe shpesh herė, edhe pėrmasat e tyre tė mėdha, pėr to deri mė tani nuk ėshtė dhėnė ndonjė ndihmė ndėrkombėtare, ndaj shumė prej tyre rrezikohen qė pakthyeshėm tė humbasin nėse brenda njė kohe tė shkurtėr nuk bėhet restaurimi i tyre
Duhet ngritur vetėdijen pėr pėrmasat e dėmtimeve tė cilat iu shkaktuan trashėgimisė kulturore shqiptare si dhe pėr urgjencėn e rikonstruimit dhe mbrojtjes sė tyre.
E gjithė ajo qė u mbarėshtrua mė sipėr, natyrshėm rezultoi me vlerėsime tė drejta tė pėrkatėsisė kulturore tė kullės sė tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit edhe nė qarqet kulturore relevante.
Do tė thotė, pėrkufizimi i drejtė i pėrkatėsisė kulturore tė kullės shqiptare u zyrtarizua edhe nė dokumentet e institucionit mė tė lartė botėror i cili mirret me mbrojtjen e trashėgimisė kulturore, siē ėshtė UNESCO. Kėshtu, nė publikimet e UNESCOS: tė vitit 2004 dhe 2005, lexojmė:
Pėr arkitekturėn vernakulare (autoktone vrejta ime) tė Kosovės perėndimore karakteristike janė shtėpitė e fortifikuara dy katėshe me dyshekllak (ēardak) dhe banesat impresive tė fortifikuara ndėrtuar prej gurit, tė quajtura kulla.
Shtėpitė e fortifikuara (kullat). Historia: Banesė gjysėm e fortifikuar e ndėrtuar prej gurit pėr familje tė gjerė - familje tė mėdha. Tipike pėr kulturėn shqiptare. Haset nė pjesė tė ndryshme tė Ballkanit, por shumė e shpeshtė nė Kosovėn perėndimore Rrafshin e Dukagjinit (Deēan, Junik, Nivokaz, Strellc, Isniq, Botushė, Vrellė).
Nga 2000 kulla tė cilat eksistonin para 1998/99 shumė prej tyre u shkatėrruan. Kullat kosovare kryesisht datojnė prej shekullit tė 18 dhe 19, por ato u ndėrtuan edhe gjatė dekadės sė parė tė shek. 20. Ato u ndėrtuan pėr familje tė gjerė si banesa gjysėm tė fortifikuara dhe i pėrkasin kulturės shqiptare
Duke e ditur mirėfilli se kulla ka tė bėjė drejtpėrsėdrejti me identitetin kulturor dhe kombėtar tė shqipatrėve dhe mbėshtetur nė qėllimet shovene serbomadhe tė pėrkufizuara mė sipėr nga studiuesi Robert Elsie, forcat ushtarake tė okupatorit serb ndėrrmorėn njė fushatė tė paparė nė shkatėrrimin e kulturės sonė materiale, e nė veēanti tė kullės shqiptare.
Kėshtu, me dhjetėra e dhjetėra shtėpi dhe kulla tė bukura tė fshatit Vėrmicė, ndėrtuar nė tėrėsi prej gurit, muret e tė cilave ishin zbukuruar me njė ornamentikė popullore jashtėzakonisht tė pasur si mbijetoja tė besimeve tė lashta pagane nga kompleksi i hyjnive mbrojtėse tė shtėpisė, u dogjėn dhe u shkatėrruan nga forcat ushtarake serbe gjatė luftės sė vitit 1999. Okupatori serb, duke qenė i vetėdijshėm pėr vlerat e mėdha tė kėtyre shtėpive, pastaj pėr rėndėsinė e tyre historike e arkeologjike, i shkatėrroi ato pamėshirshėm, duke e lėnė njė fshat tė tėrė nė rrėnoja.
Po kėtė fatėkeqėsi e pėrjetoi edhe fshati tjetėr i Dukagjinit, i cili nė tėrėsi ishte i ndėrtuar me kulla shqiptare tė tipit tė Rrafshit tė Dukagjinit. Ky fshat nė vend se tė shndėrrohej nė njė muze tė hapur etnologjik, ai nga forcat sėrbe poashtu u shndėrrua nė fshatė rrėnojė.
Po kėshtu, edhe shumė kulla tė Junikut historik, gjatė kėsaj lufte u dogjėn, ndėr to do pėrmendur kullėn e njohur Oda e Junikut me vlera tė mėdha arkitektonike dhe me njė rėndėsi tė madhe historike pėr popullin shqiptar. Pastaj kompleksin e kullės tė familjes sė Makajve, e cila nė pėrbėrje kishte edhe dy kosha (drithėnikė) me vlera tė jashtėzakonshme.
Mė tej, pashmangshėm, duhet pėrmendur edhe kullėn monumentale tė Loshajve, e njohur edhe si kulla e Dylshabanėve. Ajo u dogj nga forcat serbe, dhe nė mungesė tė pėrkujdesjes institucionale dhe private, u rrafshua me tokė. Edhepse e djegur, kjo kullė, me tiparet e arkitekturės sė mureve tė saj dukej e bukur dhe monumentale, ndaj e njėjta sė paku duhej tė konservuar dhe ruajtur si e tillė.
Po kėshtu, edhe kulla qytetare e Pejės, pėrkatėsisht kulla e kompleksit tradicional tė banimit tė Haxhi Zekės, pa mėdyshje kulla me tipare mė monumentale dhe mė tė arrira, u dogj. Ajo, u restaurua me iniciativė dhe financim tė pronarit tė sotėm, nė mėnyrė jo profesionale dhe jo institucionale. Ndėrkaq, shtėpia e familjes nė oborr tė kėtij konaku, tipike pėr qytetin e Pejės, si njė shtėpi margaritar, me vlera tė mėdha arkitektonike, edhe pėrkundrejt hartimit tė projektit kryesor pėr rikonstruktimin e saj, ajo sot e gjithė ditėn ka ngelur rrėnojė.
Pėrveē kėtyre monumenteve kulturore, nė qytetin e Pejės u dogjėn edhe shumė shtėpi tė tjera, margaritar tė mirėfilltė tė kulturės sė banimit tradicional, siē janė shtėpia e Perollėve, shtėpia e familjes Musa, dhe shumė shtėpi tė tjera. Nė kėtė kontekst, ėshtė mė rėndėsi tė pėrmendet edhe djegia e qėllimshme, mbase nė vitet e shtatėdhjeta, e njė margaritari tjetėr tė shtėpisė tipike tradicionale tė qytetit tė Pejės, mdėrtuar nė kuadėr tė konakut nė oborr tė Patrikanės sė Pejės. Kjo shtėpi me tipare plotėsisht tė njėjta me ato tė shtėpisė qytetare tė Pejės, ndėrtuar nga shqiptarėt, u dogj me qėllim nga vet serbėt, pėr ti shlyer gjurmėt e kulturės shqiptare brenda ndėrtimit tė kompleksit tė kėsaj Patrikane.
Edhe nė qytetin e Gjakovės, u dogj nė tėrėsi Ēarshia e Madhe, me tipare unike dhe tė papėrsėritshme nė gjithė arelin kulturor arkitektonik tė Ballkanit dhe mė gjerė. Nė kėtė qytet u dogjėn edhe shumė e shumė shtėpi tė tjera me vlera tė mėdha arkitekturale, siē janė ato tė familjes sė Kėpuskave, familjes sė Axhanelėve, pastaj shtėpia e njohur e Tafės sė Aliagės, mė tej kompleksi i Medresesė sė Madhe. Me njė fjalė, gjatė luftės sė fundit, okupatori serb, si nė asnjė luftė tjetėr para saj, dogji pamėshirshėm, me paramendim dhe nė mėnyrė sistematike vlera tė njėmendėta dhe tė papėrsėritshme tė arkitekturės tradicionale shqiptare.
Ēėshtė mė e keqja, sot e gjithė ditėn, pothueja se nuk u ndėrmor asgjė, apo u ndėrmor papėrfillshėm pak, nė kontekst tė restaurimit dhe rindėrtimit tė kėtyre vlerave tė traditės arkitekturale popullore tė Kosovės.
Ndėrkaq, duke mos e trajtuar drejtė Trashėgiminė kulturore tė Kosovės, si njė dhe tė pandashme, pėr shkak tė indiferencės sė institucioneve tona, mėsojmė se nė tė njėjtin buletin tė UNESCO-s: Cultural Heritage in South - Est Europe: Kosovo, Mission Report, 26-30 April 2004, tė pėrfshihen 26 (njėzet e gjashtė) kisha ortodokse sllave, ndėrtimi i tė cilave kishte karakter ekskluzivisht politik ekspanziv serbomadh e jo burimor, dhe njė objekt i vetėm i kulturės shqiptare, atelieja, galleria e hapur dhe muzeu i skulptorit Agim Ēavdarbashės.
Vlera e parallogaritur pėr restaurimin e tė gjitha kėtyre kishave kap shumėn prej 20.759.544 US$, ndėrkaq pėr atelien e Ēavdarbashės gjithėsej 75.000 US$. Cinike, e turpshme, madje diskriminuese!
Sė kėndejmi do thėnė se, meqė kulla shqiptare me tiparet e saj autoktone paraqitet si njė xhevahire e veēantė nė thesarin e trashėgimisė botėrore, mu ashtu sikundėr qė u karakterizua edhe nga faktori mė kompetent dhe mė i lartė ndėrkombėtarė, tė njėjtėn duhet trajtuar vetėm e vetėm si tė tillė. Prandaj, faktori vendorė nuk duhet tė sillet me indiferencė ndaj kėsaj kategorie tė vlerave tradicionale arkitekturore, por, pėrkundrazi, si pikė rėndesė nė kuadėr tė menaxhimit tė monumenteve tė kulturės duhet ta ketė pikėrisht kullėn shqiptare dhe me kėmbėngulje ta ruaj krejt atė qė ėshtė e mundur tė ruhet prej kėtyre vlerave tė veēanta dhe tė papėrsėritshme.
Last edited by admin : 12-17-2006 at 09:02 PM.
|
 |
 |
what you like |
 |

08-06-2009, 11:27 PM
|
|
|
what you like
Before you go to the bridal wedding dress salon for the first time, browse through weddings magazines to get a sense of what you like; it's helpful to bring pictures of wedding dresses that appeal to you. Also, be open to trying a variety of plus size wedding dresses. What may seem unlikely on the rack of the wedding gowns may be stunning on you.
|
 |
asdgsx |
 |

08-13-2009, 10:23 AM
|
|
Junior Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 7
|
|
asdgsx
|
 |
ww |
 |

08-18-2009, 10:28 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 39
|
|
ww
|
 |
pp |
 |

08-21-2009, 10:29 AM
|
|
Member
|
|
Data Anėtarėsimit: Aug 2009
Postimet: 39
|
|
pp
|
| Thread Tools |
|
|
| Display Modes |
Linear Mode
|
Rregullat e Postimit
|
Ju nuk mund tė postoni tema tė reja
Jy nuk mund postoni pėrgjigje
Ju nuk mund tė postoni attachmente
Ju nuk mund tė ndryshoni postimet e juaja
Kodi HTML Mbyllur
|
|
|
|
Krejt orėt janė nė GMT. Ora tash ėshtė 02:33 PM. |
|
|
|