|
Kadare paraqitet engjėll nė
lėkurėn e djallit. Deklaratat e tij politike ndėr
mė tė njohurat janė teoritė e tij pėr tri luftėrat
qė u zhvilluan nė trojet shqiptare. Pėr lexuesit
dhe opinion e gjerė janė tė freskėt artikujt e
Kadaresė kur thoshte se lufta qė zhvillonte UĒK-ja
ėshtė e dėmshme, dhe se shtetet perėndimore do na
merrnin si terroristė.
Polemikat nė mes tė kolosėve tė filozofisė, tė
letėrsisė etj., janė tė nevojshme pėr nė njė
shoqėri primitive apo nė evolucion drejt
civilizimit. Nėpėrmjet polemikave tė tilla dikujt
i hapen sytė e dikujt i mbyllėn varėsisht prej
sferės sė interesave tė polemizuesve. Nė vende tė
civilizuara tė shumtėn e rasteve polemikat
zhvillohen jo pėr interesa e xhelozi personale,
por pėr hir tė ndriēimit tė ndonjė teorie
shkencore apo pėrvetėsimit tė punės studiuese
profesionale. Polemika, respektivisht pėrgjigjet e
Ismail Kadaresė i takojnė dhe i ngjajnė polemikave
tė ZH. ZH. Rusos dhe Volterit, por fatkeqėsisht
Kadare nuk polemizon dhe nuk e mbron krijimtarinė
e tij profesionale. Kadare akuzon, hedh baltė e
pluhur duke u munduar tė njollosė figurėn e
studiuesit tė njohur Rexhep Qosja.
Pse ngrihet kundėr Qosjes? Pse Kadare nuk e mbron
krijimtarinė artistike tė tij por deklaratat e tij?
Ngritja e tij kundėr Rexhep Qosjes ėshtė evidente
dhe normale, ngase secili njeri dėshiron tė mbrojė
interesat personale, shoqėrore e kombėtare. Nė
kėtė rast Kadare nuk ėshtė hedhur tė mbrojė
interesat as shoqėrore e as kombėtare, por thjesht
ato personale, qė djallėzisht di tė ruajė
gjakftohtėsinė. Nė mėnyrė perfide akuzon pa iu
diktuar urrejtja dhe sadizmi i tij antikosovar qė
po ashtu mjeshtėrisht e kamuflon nė emėr tė
internacionalizmit nė romanin e tij proserb
Ēėshtje marrėzie faqe 66.
Pas kritikave tė Qosjes, ėshtė pritur dhe ishte
krejt normale, qė Kadare tė pėrgjigjej dhe e
kundėrta as qė imagjinohej. Dihej se ai do tė
reagonte ngase Qosja kishte analizuar veprėn e
Ismail Kadaresė dhe kishte zbuluar kodin e gjuhės
sekrete tė shkrimtarit shqiptar tė madh por
njeriut shpirtngushtė e tė vogėl. Qosja kishte
arritur ta deshifronte kodin e gjuhės sė dyfishtė
tė Kadaresė qė vetėm ai din ta pėrdorė gjuhėn e
tij me dy tehe: kur i bie mirė gjithnjė lė
hapėsirė pėr tu penduar, pėr tu korrigjuar. E
atij ēdoherė i bie mirė. Ēdoherė Kadare ka
hapėsirė pėr pendime e korrigjime. Nuk po hyjmė nė
periudhėn e tij kur ishte besniku i Nėnės Parti,
sepse shumica e krijuesve duhej tė kalonin nėpėr
atė urė besnikėrie e devotshmėrie, nė tė kundėrtėn
tė digjte flaka e Partisė.
Mirėpo, Kadare ka lėnė hapėsirė qė edhe kėsaj
periudhe tė tregohej se ishte krijues disident,
gjė qė ėshtė gėnjeshtėr e kulluar. Shkrimtar
disident tė vėrtetė ishin Solzhenicini e shumė
shkrimtarė tjerė rusė, polakė, ēekosllovakė etj.,
e jo Kadare. Kadare ngrihet pėr ti mbrojtur
deklaratat e tij politike qė gjithnjė i kishte tė
gabuara dhe destruktive, pėr tė mos thėnė
antikosovare. Kjo ėshtė arsyeja qė Kadare
mllefoset dhe tmerrohet ndaj vetvetes por qė fajin
ua hedh tė tjerėve.
Kadare paraqitet engjėll nė lėkurėn e djallit.
Deklaratat e tij politike ndėr mė tė njohurat janė
teoritė e tij pėr tri luftėrat qė u zhvilluan nė
trojet shqiptare. Pėr lexuesit dhe opinion e gjerė
janė tė freskėt artikujt e Kadaresė kur thoshte se
lufta qė zhvillonte UĒK-ja ėshtė e dėmshme dhe se
shtetet perėndimore do na merrnin si terroristė,
pastaj kur luftimet kaluan nė trojet shqiptare nė
Maqedoni, Kadare po ashtu ishte kundėr luftės qė
bėnte ushtria jonė kundėr forcave maqedonase, e
pėr luftėn qė zhvillohej nė Luginėn e Preshevės,
shkrimtari ynė Kadare po ashtu ishte kundėr kėsaj
lufte.
Pak para se kėto luftėra tė pėrfundonin, Kadare
dinte ta pėrdorte gjuhėn e korrigjimit duke
deklaruar nė favor tė ushtrisė sonė. Kadare di tė
ushqehet me dy e mė shumė lugė, sepse ashtu e ka
kalitur Nėna Parti.
Nuk po e cek deklaratėn e Kadaresė para pak
vjetėsh, kur thoshte se nė Kosovė nuk ka letėrsi,
por kur opinioni i indinjuar reagoi, Kadare e
korrigjoi veten pėr tė mbetur i pastėr bilur.
Kadare nuk e ka hallin e pastėrtisė as kombėtare e
as njerėzore por hallin se po humbte gjysmėn e
lexuesve shqiptarė e sidomos simpatinė e
kosovarėve tė diasporės, prej tė cilėve ka zhvatur
dhe vazhdon tė zhvatė.
Po tė analizohet mirė Kadare: Pabesia e njė
polemisti, nuk mbetet as dyshimi mė i vogėl se
Kadare i ka pėrgatitur mirė pėrgjigjet e tij ngase
fjalitė i ka tė strukturuara, gjė qė po tė ishte
pėrgjigjur verbalisht nė mėnyrė spontane, tė
gjithė i dinė fjalitė e tij, qė dukshėm dallojnė
nga ato tė shkruara. Pra, Kadare gėnjen qė nė
fillim tė intervistės sė tij kur thotė se i
pėrgjigjet kėrkesės sė gazetarit se ai nuk e
kishte ndėrmend tė merrej me polemikė. Qė nė
fillim tė intervistės Kadare i peshon fjalėt, dhe
me njė fjali dėshiron tė rrėnojė tėrė veprimtarinė
e Rexhep Qosjes, duke e gjuajtur pikėrisht me
pabesi nė kampin e Serbisė.
Kadare pėr ta larė veten, nė mėnyrė tė sofistikuar
Qosjen e njollos duke e quajtur si njeri qė e
mbron teorinė e serbėve. Kadare e pėrdor tėrė
djallėzinė e tij dhe arsenalin e fundit qė ka ndėr
duar pėr tė shpėtuar veten duke ia hedhur tėrė
fajin Rexhep Qosjes, e madje duke e quajtur njeri
qė mbron tezėn serbe. Mė kėtė ai ka vjellė helmin
e tij tė kamotshėm jo vetėm kundėr Qosjes, por
kundėr tėrė intelektualėve shqiptarė qė jetėn ia
kushtuan ēėshtjes kombėtare. Kadare ėshtė dashur
ta pėrdorė tėrė arsenalin e tij sepse ai nuk ėshtė
mėsuar qė tė kritikohet nga qytetarėt e Kosovės.
Jo. Qytetarėt e Kosovės kanė halle mė tė mėdha.
Qosja e qytetarėt e Kosovės nuk e akuzuan Kadarenė
as atėherė kur villte vrer kundėr bijve dhe bijave
qė luftonin me ushtritė armike. Nuk e kritikuan
Kadarenė as atėherė kur deklaronte kundėr tėrė
shkrimtarėve tė Kosovės. Jo. Qosja dhe qytetarėt e
Kosovės nuk e kritikuan as atėherė kur iku nga
Shqipėria e pas tij krijoi konfuzitet, shpėrngulje
dhe tollovi tė paprecedent nė tėrė historinė
shqiptare. Nuk e kritikuan sepse ne jemi mėsuar tė
sakrifikojmė veten pėr Shqipėrinė dhe shqiptarinė.
Le tė na fyejė, thoshin kosovarėt, sepse duke na
fyer ndoshta i ndihmon vetes, e duke i ndihmuar
vetes i ndihmon shqiptarisė.
Fyerjet e Kadaresė janė tė rėnda, janė infantile
dhe nė vend se tė ngrihet rrokullis veten nė fund
tė humnerės.
Nė kėrkim tė cilit flamur ėshtė Qosja, e nė
kėrkim tė cilit flamur ėshtė Kadare?
Kadare shkruan gjegjėsisht se Qosja qenka nė
kėrkim tė njė flamuri, e sipas Kadaresė Qosjes i
ka humbur flamuri i revolucionit tė vonuar, i
paska humbur flamuri politik nė zgjedhjet e lira
tė Kosovės dhe tani qenka nė kėrkim tė flamurit
mysliman. Dokrra tė Ismail Kadaresė. Nėn kėto
akuza Kadare fshihet nėn hijen e fajėsive tė tij.
E para, Rexhep Qosja nuk ėshtė nė kėrkim tė
flamujve tė askujt, por tė flamurit tė tij
kombėtar. E dyta, Rexhep Qosja nuk ka dalė tė jetė
protagonist i myslimanizmit. Kadare e kupton, por
qėllimisht e keqinterpreton vizionin e Qosjes pėr
myslimanizėm. Qosja ėshtė i vetėdijshėm (siē ėshtė
i vetėdijshėm edhe Kadare), se shqiptarėt
aktualisht janė popull me tri besime fetare, por
Qosja nuk pėrdor meskinitet qė pėr interesa tė tij
personale tė deklarohet sipas nevojės, situatės
dhe interesave siē deklarohet Kadare. Kadare kur
rri me intelektualėt katolikė deklarohet katolik
jo qė ai ėshtė katolik, por nga kjo dėshiron tė
pėrfitojė. Kur ai rri me botėn e besimit mysliman
thotė se i takon besimit tė tyre, e madje e pėrdor
emrin ISMAIL si provė qė ėshtė i besimit tė tyre.
Kadare i pėrshtatet interesave dhe situatave, e
kėtė gjė ai ka ditur ta bėjė edhe nė sistemin
komunist tė Enver Hoxhės. Qosja e di se
perėndimorėt nuk kemi nevojė ti gėnjejmė se gjoja
jemi katolikė, ngase ata e dinė kush jemi dhe sa
vlejmė. Ti mashtrojmė perėndimorėt se jemi
katolikė, ne e mashtrojmė veten e jo tjerėt. Qosja
e mbron tezėn se qytetarėt e Kosovės aktualisht
janė shumicė myslimane dhe atė tė moderuar. Qosja
nuk ėshtė gjuajtur pėr tė dalė protagonist i
fundamentalizmit mysliman, sepse qytetarėt e
Kosovės nuk janė tė tillė.
Historikisht dihet se shqiptarėt kanė ndėrruar
besimet religjioze sipas nevojės dhe interesave
personale. Kjo tregon se ne asnjėherė nuk kemi
qenė tė vendosur, por gjithnjė kemi vepruar dhe
kemi anuar nga interesat e ngushta personale ku
kemi ndėrruar identitet dhe flamur. Historikisht
dihet se pushtuesit mė parė i kanė pėrdorur
njerėzit me famė qė tė aderojnė nė religjionet e
tyre qė na i sollėn. Tė famshmit e atyre kohėrave
predikonin besimin fetar e populli u shkonte pas.
Pikėrisht siē ėshtė duke vepruar Kadare, i cili
duke menduar se nėse anon nga besimi katolik do e
fitojė ēmimin Nobel.
Rexhep Qosja nuk don ta mashtrojė askėnd qė tė
deklarojė se shqiptarėt e Kosovės janė katolikė
dhe se demonstruesit e vitit 1981 kėrkonin kthimin
nė religjionin e tė parėve.
Po cili ėshtė religjioni i tė parėve tanė?
Rexhep Qosja nuk e mbron myslimanizmin por i
lufton tė gjithė ata myslimanė (si Kadare e tjerė),
qė pėr interesa tė tyre personale deklarohen siē
ua kėnda. Ata qė mohojnė identitetin e tyre, ata
shesin nėnė e babė, fe e atdhe. Tė tillėt nuk i
nevojitėn as Perėndimit e as tjerėve. Jam i bindur
se po tė vinte njė superfuqi siē janė Amerika dhe
Evropa me njė besim fetar, Ismail Kadare do tė
deklaronte se tė parėt tanė e kishin tė njėjtėn fe.
Kadare vetė ėshtė nė kėrkim tė njė flamuri tė
cilin nuk po e gjen dot. Nė fakt, Kadare ėshtė nė
kėrkim tė flamurit tė interesave personale. Ai i
ndėrron flamujt si kėmishėt. Aty ku i bie mirė,
aty edhe e ngrit flamurin dhe ēadrat e tij. Kadare
e akuzon Qosjen pėr pėrēarje fetare e vetė ishte
nismėtari i kėsaj, kur deklaron se demonstruesit e
1981 nė Kosovė kėrkonin kthimin e besimit katolik.
Po tė ishte kėshtu Serbia do na kishte dhėnė
katolicizmin qė moti.
Ēfjalor rrugaēėsh pėrdor Kadare, kur akuzon duke
thėnė: gjithė halldupėve shqiptarė, kur flet pėr
letėrsinė.
Edhe naivi e di se letėrsia shqiptare ėshtė
shqiptare dhe asnjė nėnshtetas i ndonjė shteti nuk
mund tė krijojė letėrsi franceze kur nuk ėshtė
francez apo anasjelltas. Letėrsia ėshtė letėrsi e
shqiptarėt janė pjesė e Evropės, dhe quhet letėrsi
evropiane nėse ajo ka vlerė.
Nuk ėshtė e vėrtetė aspak qė nė hapėsirėn
shqiptare ekziston njė prirje pėr
kundėrevropianizėm. Ky mendim filozofik i
Kadaresė ėshtė me prapavijė destruktive. Si
mundemi qė ne qytetarėt e Kosovės tė jemi me ide
kundėrevropiane dhe kundėramerikane?! Nė tėrė
Kosovėn nuk ekziston asnjė shqiptar qė ėshtė
kundėr Evropės dhe Amerikės. Madje kjo po
dėshmohet ngase prej 1999 e deri mė sot, asnjė
ushtar amerikan apo evropian nuk u fye prej nesh,
nuk u plagos e as nuk u vra. I vetmi vend ne botė
ėshtė Kosova, qė ushtarėt amerikanė dhe evropianė
i respektojmė, madje ata veten e ndjejnė si nė
pushime e jo si nė njė zonė tė rrezikshme siē u
kanė thėnė Beogradi.
Mendimi i Kadaresė pėrforcon tezėn e Beogradit se
ne nuk e meritojmė lirinė. Nėse kjo frymė e
antievropianizmit ekziston nė Shqipėri, Kadare
mund tė jetė i informuar, por nė Kosovė nuk ka as
antiamerikanizėm e as antievropianizėm. Kjo teori
pėr herė tė parė po zbulohet nga Kadare.
Ndoshta Kadare qėllimisht dėshiron tė na e fusė
kėtė ide imagjinative tė tij, sepse pastaj ai do
tė dalė para pardonėve tė tyre si mbrojtės i
evropianizmit dhe librat do ti shiten mė shumė, e
ndoshta si kalorės e mbrojtės i njė lėvizjeje
imagjinative ai edhe do e fitojė ēmimin e
shumėpritur-Nobelin.
Kadare dėshiron me tėrė forcėn e tij intelektuale
qė Qosjen ta bėjė tė parėndėsishėm, por nuk i pi
ujė mesazhi i tij. Kur Kadare i pėrmend zgjedhjet
e lira nė Kosovė, ai nuk e fyen vetėm Qosjen por
edhe tėrė bijtė e bijat qė luftuan kundėr forcave
serbe, sepse Kosova ėshtė vendi i parė nė botė ku
krahu qė lufton pėr pavarėsi tė humbė votėn e
popullit pėr tė cilin u sakrifikua. Kadare gabon
shumė, sepse ne nė Kosovė e dimė kush i fitoi
votat dhe si u fituan ato. Kadare duhet tė dijė se
mbi 50% e deputetėve dhe ministrave tė Kosovės qė
fituan nė zgjedhje, janė ish-bashkėpunėtorėt e
Serbisė. Kadare e di, por hesht sepse ia kėnda.
Kadare e ka lexuar librin e francezit Michel Roux,
i cili shkruan se qėndrimi i Rugovės ishte njė
buqetė lule pėr Millosheviqin.
|