|
|
|
|
|
I ati,
Sami Koka dhe e ema, Asije Koka. Fotoja e pare eshte
ne Torino 1932. Fotoja e dyte ne Vijene 1937. Fotoja e
trete ne Firenze 1931. |
|
|
|
 |
Biografia e Genc Kokes,
djalit te kolonel Sami Koka |
|
Genc Sami Koka, ka lindur ne Torino te
Italise ne maj te 1933-se. I ati i tij Sami Koka ka qene N/Kryetar
i Shtatmadhorise Mbretrore, Kryetar i Departamentit te
Gjindarmerise Mbretrore, Komandant i Pergjithshem i Rojes se
Kufirit dhe i Finances te Mbretrise Shqiptare, Kamandant i
Urdherit te Skenderbeut, Commendator Dhe Cavalier I Mbretrise
Italiane, Prefekti i pare Shqiptar ne Prizren, Diber-Struge. Ne
vitin 1933 Samiu qe ne vitin e fundit te studimeve ne Institutin
e Larte te Luftes ne Torino, ku lindi femija i tj i fundit Genci.
Origjina e familjes Koka eshte nga Delvina, nip e sternip te
Selim Pasha Koka-s dhe Mustafa Pasha Koka-s. |
|
Selim bej dhe Abdyl bej Koka jane nga udheheqsit
kryesore te kryengritjes te shqiptarve ne Jug kunder
sundimit Otoman ne shekullin e XIX. Vellai i tij
Pullumbi, u arratis nga Athdheu pas pushtimit komunist
dhe emigroi ne Itali, Australi dhe Amerike. Ai ka qene
punonjes ne bazen atomike te paqsorit dhe me von ne
Zerin e Amerikes. I dekoruar me flamurin e Capitoli
per merita ndaj Amerikes.etj. medalje. Motra e tij
Rita ne moshen 18 vjecare, gjimnaziste u arrestua nga
komunistet dhe u denua nga Gjykata ushtarake e Tiranes
me 10 vjet burg ne Burrel, me akuze kunder pushtetit
komunist, grupazh, propagande etj. Genci ne tetor te
vitit 1949 kur ishte 16 vjec, u arrestua dhe u
perjashtua nga shkolla e mesme per qendrim jo te mire
politik dhe propagande antikomuniste. Pjestar grupazhi
me shoket e tij te ngushte Amik Kasoruho, Robert
Shwartz, Vasil Melo, Milto Dado. Pas shume vitesh
ju dha e drejta e shkolles perseri dhe mbaroi te
mesmen. Pas vitit 1960 i dhane te drejten per te
ndjekur studimet e larta, me shume peripeci si i
deklasuar, mbaroi dhe u diplomua Inxhinier Kimist,
punoi si i tille ne Fabriken e Tullave te Vores ne
afersi te Tiranes deri ne vitin 1990, kur u aratis me
gjith gruan dhe djemte, ne fillim ne Itali dhe tani
prej 15 vjetesh ne USA, ku tani eshte shtetas
amerikan. Jeton ne Florida dhe eshte pensionist.
Vjehri I tij Rexh Meta nga Gucija i diplomuar ne 1933
nga Universitetin e Cambidge-it ( Angli ), ishte nje
nga Antaret e kryesise te Lidhjes se Dyte te
Prizrenit, I denuar nga regjimi komunist ne Shqiperi
me 20 vjet burg. Rexha ka nderruar jete ne vitin 1995. |
|
|
|
|
|