Genc Koka

Genc Koka eshte i biri i Kolonel Sami Koka, i cili tani 15 vjet jeton ne Florida te Amerikes. Për më tepër kliko këtu...>>

 
Kolonel Sami Koka ne gjyqin special Mars 1945jpg
Sami Koka ne Institutin e Larte te Luftes 1931 Torino,
katerti nga e majta ne te djathte
me syza. Reshti I pare.
Kolonel Sami koka, Kolonel Faik Quku, Gjeneral Aqif
Permeti.1936 Tirane.
 
Kolonel Sami koka, Duka i Bergamos, Agjutanti i kampit te
Dukes,Tirane 1937
( tre ushtaraket e reshtit te pare ,nga e majta ne te djathte).
Civili me pake mustaqe, ndermjet Sami Kokes dhe Dukes eshte Pertef Pogoni inspektori i pergj.i arsimit.
Rreshti i dyte prapa, nga e majta ne te djathet i gjashti
Aleksander Xhuvani i shtati Kolonel
Sami Koka ne Elbasan 1936.
Konti Ciano, Kolonel Sami Koka Reshti dyte prapa, Gjeneral Zef
Sereqi, Duka i Bergamos, dhe Gjeneral
Xhelam Araniti 1937 Tirane ( te fusha e Shallvares).

Kolonel Sami Koka qershor 1944.Tirane.
Historia e procesit gjyqesor te kolonel Sami Koka ne Muzeun e Tiranes.
Sami Koka pas daljes nga burgu, i paralizuar 1962.  Ish Kolonel N.Kryetar i shtatmadhorise Mbretrore.
Rexh Meta, i vjehrri i Genc Kokes
Sami Koka me te shoqen Asije ne Firenze 1931
Genc Koka me motren Rita ne Prizren 1942
 
Xhaja I Nenes Asije,Prof.Dr.Rifat Frasheri zbulusi I
Mikrobit te terbimit ne lindje,mik I Pasteur-it ,themeluis
I mikrobiologjise Shqiptare.
Ky zbulim I u atribua nje Gjermani tre muaj me von,
Pse ne Stamboll nuk canta koken kush ,per Turqine e asaj kohe.
 
 
 

Sami Koka prefekt i pare shqiptar ne Prizren 1942, ME SYZA DUKE PIRE CIGARE

 

Qe ne fillim kerkojme ndjese se teksti nuk eshte i lekturuar! Per shkak te kohes qe na mungon!

E PANJOHURA E 7 PRILLIT 1939

Jeta e c’do njeriu, eshte pjese perberse, sado e vogel dhe e shkurter, e historise te vendit dhe kohes ku ai jeton.

Gjat gjith kohes prej 47 vjtesh 7 Prilli 1939, eshte paraqitur si nje tradheti e madhe kombetare, duke falsifikuar realitetin, pseudo-historianet qe mbronin interesat e qarqeve politike te periudhes se terrorit komunist, qe ata u sherbenin, pa asnje baze historike, apo hulumtim ngjarjesh dhe faktesh, te bashkuar ne kor ,mashtronin per te hyjnizuar diktaturen, diktatorin dhe terrorin, mohonin realitetin dhe shndrronin mashtrimin ne gjoja te vertete.


Jeta e ngarkuar e nje njeriu si edhe c’do tjetri, i tregon te sotmes ate qe ka qene dikur qe ka jetuar ai dhe nje popull i tere i te njejtes periudhe jetesore me te.

Le te dime akoma te tjera te panjohura per “7 Prillin 1939 “. Sipas dorshkrimeve te lena neper copa letre nga Kolonel Sami Koka, Nen Kryetar i Shtatmadhorise Mbretrore, Komandant i Pergjithshem i Rojes Mbretrore te Kufirit dhe Finances, Kryetar i Departamentit te Gjindarmerise Mbretrore, Komandant i Urdherit te Skenderbeut, Commendator dhe Cavalier,Prefekt i pare shqiptar ne Prizren – Diber – Struge. I arrestuar ne fillim te tetorit 1944 ne fshatin Shupal ne afersi te Tiranes nga komunistet Partizane. I denuar nga gjyqi special i marsit 1945 me 30 vjet burg dhe pune te detyruar neper kampet e cfarosjes Vlocishtit, Jubes, Ures se Bonos, Bedenit, Maliqit e gjetke dhe me ne fund ne Burrel.



Pas permbysjes te terrorit komunist 46 vjecar, Parlamenti, Shteti Demokratik, Sami Koken pavdekjes e nxori te pafajshem, duke i njohur te gjitha te drejtat legjitime te humbura ne kohen e terrorit.



Ne 7 prill 1939 Koloneli Sami Koka u ngarkua nga Mbreti Zog I-re me funksionin e te plotfuqishmit te Mbretrise per te biseduar me Kryekomandantin e Ushtrise Italjane Gjeneral Guzzonin, te futur ne ujrat territoriale te Shqiprise. Disa tregime shtese, do ti bej sipas te thenave gojore nga Ministri Ndoc Naraci, i denuar ne gjyqin special te 1945 me afat te gjate burgu dhe qe ne ditet e prillit te 1939-tes ish Drejtor i Pergjithshem i Radios dhe Propagandes Mbreterise.

Le te dime kush eshte Sami Koka i lindur ne Delvine nga familja e Kokatve ne 1898.

Sipas burimeve historike Kokatet e Delvines zoteronin ne fundin e shekullit te 18-te dhe me perpara 23 fshatra çifliqe, 18.000 hektare toke ( baras me 45.000.acr.), Butrint, Ksamil, Aliko, Finiq, Gjashte etj.etj. Qe ne gjysmen e shek. 18, Selim Pasha Koka ishte zot i gjith asaj krahine feudale. Me pastaj Mustafa Pasha Koka, Selim bej Koka, Abdyl bej Koka, njihen si udheheqes kryesor te kryengritjes se shqiptarve ne Jug te vendit, kunder sundimit Otoman, bashke me Tafil Buzin, Zenel Gjoleken, Marko Bocarin etj.( Historija e Shqiprise volumi II faqe 74,reshti 9 ,botim i Akademise se Shkencave te Shqiperise viti 1984,shkruhet : -….gjate viteve 40 ( shek XIX sh.a) ajo ( toka ) ndodhej e perqendruar ende ne duar te pake familjeve feudale, qe te gjithe me origjine shqiptare……….Pronare te medhenj feudale, te cilet zotronin cifligje ne viset shqiptare ishin Kokatet e Delvines me 18.000 hektare toke, Gjinollet e Prishtines rreth 16.000 hektare, Toptanet e Tiranes me 15.000 hektare, Derallat e Tetoves reth 12.000 hektare, Rotullajt e Prizrenit 10.000 hektare, Bushatllinjte e Shkodres reth 8.500 hektare, Okllapajt e Gjilanit rreth 8.000 hektare, Alizotet e Gjirokastres rreth 7.500 e te tjere…..

Per fuqine ekonomike dhe politike te kesaj familjeje – Koka te Delvines, dhe luften qe kane bere pjestare te saj kunder pushtimit Otoman, tregojne ne shkrimet e tyre historianet L.K.Mile “ Ceshtje te Historise Agrare Shqiptare “ botim i Akademise se Shkencave te Shqiprise-viti 1984, faqe 74, 199, 219; Hughes “ Voyage a Janina “

…1;Remerand “ Ali de Tepelen”…173; Leake “Travels”….I,97; Pouqueville “Histoire de la Regeneration de la Grece” tom I, anne 1824-Paris, faqe 35,37,39,63,119,153, dhe ne vazhdim.W.Plomer “ The Diamond of Janina”; Boppe, e te tjere duke perfshire edhe arshivat turke te botuara nga Akademija e Shkencave te Shqiperise viti 1978 “Kryengritjet popullore ne vitet 30 te shekullit XIX –dokumenta osmane”…faqe 49,50,51,53,57,58,59,61,63;etjere).

Sami Koka i lindur dhe i ritur ne nje familje te tille me ndjenja kombetare gjith jeten e tij dhe gjersa ndrroi jete pat punuar dhe menduar vetem per Shqiperine dhe Kombin Shqiptar.

Mbas mbarimit te shkolles fillore turke ne Delvine, ndoqi gjimnazin grek te Janines. Ne vitin 1913 shkoi ne Vjene ne Kolegjin Ushtarak te Austrise. Me 1916, ne moshen 18 vjecare eshte oficer i Ushtrise Perandorake te Austro – Hungarise. Per trimeri dhe aftesi gjat luftes se pare botrore, eshte dekoruar dy here me Kryqin e Nderit te Perandorise.

( do te tregoj ketu nje ndodhi qe S.K. e tregonte shpesh. Divizioni ku Samiu sherbente, festonte Krisht Lindjet, me te gjithe oficerat aktive ne lufte, sa kaqe ne sallen ku ishin mbledhur per festim sjellin nje torte shume te madhe, ne majen e te ciles qe vendosur flamuri i Austro-Hungarise dhe nje fotografi e Perandorit Franc Josef. per cudine e te gjithve pake me poshte ketyre, qe vene edhe flamuri shqiptar. Shume nuk e njihnin dhe pyesnin se c’qe ai flamur, Feld Mareshali qe qe aty, thret Sami Koken 18 vjecar, e prezanton dhe u thote gjith te tjerve qe ai flamur i vogel eshte i Shqiperise vendi i te vetmit oficer shqiptar ne ate divizion. Ky qe nje respekt, nje vlersim qe kombi austriak ka patur gjithmon per kombin shqiptar, racen shqiptare).

Mbas mbarimit te luftes se pare Sami Koka kthehet ne Shqiperi ( 1920), ku bashke me shoke te tij oficera madhore, merret me organizimin e Ushtrise Shqiptare te porsa formuar.

Ne vitet e qeverise te Sylejman bej Delvines (kusheri i pare i Samiut, djale daje), njihet dhe krijon miqesi edhe me Ahmet bej Matin ne ate kohe minister i brendshem, me von Mbret Zogu I-re. Gjat centralizimit te shtetit dhe per nje qeveri qendrore per te gjithe Shqiperine, Samiu kryesoi ekspeditat per carmatimin total te zonave te Dibres(Peshkopise) dhe Kavajes; drejtoi operacion per shtypjen e kryengritjes te Malsise se Madhe dhe Mirdites qe nxitej nga Italija, Serbija, dhe disa bajraktare vendas.

Ne 1924, ne kohen e gjendjes kaotike te Shqiperise, kur iluzionohej nga qeverija e Imzot Nolit se mund te realizohej vendosja e pushtetit bollshevik edhe ne Shqiperine e prapambetur, apo nderhyrja direkte e Serbise dhe Malit te Zi per aneksim te trojeve Shqiptare, kur u muar vesh qe Ahmet Zogu ndodhej ne Beograd, ushtaraket madhore dhe nje pjese e atyre me grada te ulta dhe moshe te re, organizuan nje grusht shteti ushtarak, qe te permbysnin qeverine e Nolit, te ndalonin ardhjen e Ahmet Zogut (dyshohej se qe me Jugosllavet ), te shpernadanin parlamentin dhe pushtetin administrativ. Fuqine ta merrte ne dore ushtrija si shpetimtare e Atdheut dhe Kombit. Ne krye te ketij grushti ushtarak ishte Kolonel Kasem bej Radovicka ( I jati I Rektorit te Universitetit te Tiranes Prof.Dr.Petrit Radovicka), Togeri Gjindarmerise n’ate kohe Bilal Nivica, Kapiten Sami Koka (sekretar i komandes se grupit te grushtit te shtetit ), e te tjere. Komploti u zbulua dhe Koloneli Kasem bej Radovicka dhe Sami Koka u denuan me varje ne litar. Por para se te arrinte mengjezi kur kish per tu bere ekzekutimi i vendimit per ti varur te xhamija prane sahatit ne Tirane, Kolonel Kasem bej Qafzezi, ( I jati I Poetit Luan Qafzezi) ish minister i luftes ne qeverine Noli, ndrroi rojet e burgut per Sami Koken dhe Kasem Radovicken, ne te njejten kohe u dergoi ne burg, si Samiut me i ri dhe Kasemit nga nje rovolver dhe mjaft fisheke, qe nese nuk arinin te dilnin me marveshje sic qene porositur rojet, te hapnin zjar dhe ti vrisnin para se te zbardhte dita, keshtu, te hiknin nga burgu..Por per fat, ate nate ne Tirane hyne trupat e Ahmet Zogut dhe burgu u hap, qeverija Noli, fillo komunistet dhe kundershtaret e Zogut u aratisen jashte vendit.

Zogu e mori vesh qe komplotistet ishin edhe kunder ardhjes se tij, pse dyshonin qe ai vinte per Serbine, por ceshtjet u kthelluan dhe te gjithe oficeret kaluan ne sherbim te Republikes, me von Monarkise te Shtetit Shqiptar.

Sami Koka u emrua Agjutant i Presidences, por ne ate post qendroi shume pake dhe dha menjehere dorheqien si proteste ndaj Presidentit qe u jepte grada ushtarake, njerzve te pashkolluar, dhe qe binin ndesh me kulturen perendimore qe kishte Samiu, madje edhe pse disa prej tyre ishin pinjolle bajraktaresh. Zogu nuk desh ta linte Samine te largohej nga presidenca dhe i spjegoi qe per kohen, deri sa te stabilizohej gjendja duheshin ato masa, me von, me kohe, keta oficere do te hiqeshin. Neper akademite ushtarake do te dergoheshin djem te rinj dhe te devotshem. Keshtu filloi te behej pas 1928-tes.

Sami Koka tregon qe ne kohen kur ai ishte Agjutant i Presidences, shpesh ne Tirane vinte Patrioti Bajram bej Curri, icili takohej me Presidentin Ahmet Zogu.

Zogu i pat dhene patriotit Bajram bej te gjitha honoret dhe honoraret e kolonelit me rogen e plote qe Bajrami te ndihmonte per centralizimin dhe stabilizimin e shtetit edhe ne krahinen e tij te Tropojes, Kukesit dhe Lumes. Mirepo Bajram beut nuk i mjaftonte aqe, ai thoshte qe s’ka c’na duhet Shqiperija pa Kosoven, Zogu i spjegonte qe Kosoven, ne nuk mund ta mernim po mos te na e jepnin fuqite e medha, Evropa.

Bajram Beu kerkonte qe zona e tij Tropoj-Kukes-Lume, te qe nje principate me vehte dhe cdo vendim I qeverise per ate zone duhej te miratohej nga Bajram beu, ndryshe vendimi do te qe i pavlere. Zogu i spjegonte qe duhej te forcohej shteti shqiptar unik dhe jo te coptohej ne principata, por kjo mbetej e paefektshme. Nje tjeter aspekt prezantimi i orientalizmit te Patriotit Bajram Curri ishin edhe vizitat e tij ne Tirane, sa here qe vinte ay shoqerohej nga 50-70 trima, per te cilet qeverija, shteti duhej tu shtronte te ngrena dhe te pira gradis te fusha e Manazgjase ne Tirane ( sot brinj Lanes para se te vihet te urra e rruges se Elbasanit), per c’do trim te Bajram beut duhej te therej nje dash ose nje qengj. Ky shpenzim oriental, qe duhej te bente shteti, nuk shkonte per ate kohe qe sapo formohej nje shtet qe s’kish egzistuar kurre me pare. Bajrami ishte nje patriot i paaritshem dhe nga te rallet e kombit, kete gje e dinte dhe e thoshte gjithmon Zogu, por per momentin e asaj kohe, ai u be nje pengese e pakapercyshme per centralizimin dhe stabilizimin e shtetit. Ishte nje kohe kritike , nga fqinjet kerkohej coptimi Shqiperise. Keshtuqe, me hir me pahir duhej te behej eliminimi i tij fizik, sic u be.

Kalemxhinjte e PPSH-se, kane krijuar dhe shkruar gjithfarsoj mashtrimesh, hamendjesh, fantazira te semura, me qellimin e hedhjes poshte te Mbretit Zog. Por asnje nga theniet e tyre nuk perputhet me realitetin as edhe ato te poetit te madh dhe perkthysit gjigant Imzot Nolit te shkruara ne ato kohe.

Ndryshe qendronte puna me Avni Rustemin, pjestar dhe nje nga drejtuset e KONARES. ( Organizate teroriste me tendenca Bollshevike ).

Beqir Valteri, I denuar dhe I pushkatuar nga Komunistet ne 1945, eksponent i Ballit Kombetar, ish kusheri i Zogut, por i lidhur edhe me KONAREN , i ben Zogut atetntat kur ky hynte ne Parlament. Zogu u plagos ne krahe.

Beqir Valteri shume i ri ne moshe, u arestua ne vent.

Nje unaze xhandaresh rrethoi parlamentin, keta drejtoheshin nga oficere xhandarmerie te lidhur me KONAREN, qe kerkonin te behej nje atentat tjeter po aty, deri ne vrasje te Zogut. Mirpo, ketij rrethimi iu be nje rrethim tjeter i dyte me gjindarme qe komandonte Osman Leskoviku (Gazepi, nofke qe ja pat ngjitur Sami Koka ne kohen kur edhe Osmani kryente operacjonet e carmatimit ne Elbasan).Osmanit i behet nje rrethim tjeter, I trete per parlamentin, por ky u thote qe ne se do te cenohej kushdoqofte ne parlament nga rrethusit,bky do te hapte zjar si per ata te rrethit te pare te rrethimit dhe per ata qe kishin rrethuar Osmanin.Gjindarmet u shperndane. Parlamentaret shpetuan me ta edhe Ahmet Zogu. Nga ajo dite Nenkolonel Osman Lekoviku ( Gazepi ),mbeti besnik i Mbretit Zog deri diten qe pas burgut i persekutuar vdiq ne mjerim.( Osman Leskoviku, pat punuar dhe jetuar ne SHBA, ne 1920,u kthye ne atdhe per ti sherbyer vendit me shume te tjere te Organizates Patriotike Vatra).

Si perfundim, Beqiri i pyetur nga Zogu, tregoi qe kryesori i atij atentatit ishte Avni Rustemi dhe Konarja.

Avniu kishte detyruar dhe nxitur Beqir Valterin, shume te ri ne moshe, duke i kerkuar si prove besnikerije ndaj Konares ( Organizates teroriste fillo bollshevike) qe te vriste Zogun. ………………..

Pas kesaj …….Avni Rustemi mori shperblim ate qe desh ti bente Zogut.

Ceshtja e hakmarjes gjoja per Esat Pashen, eshte vetem trillim, nje genjeshter trashanike e komunistve. Zogu nuk e ka patur daje Esat Pashen, por kusheri te larget nga nena dhe, as qe kujtohej se kish qene ose jo i gjalle ndonjehere Esat Pasha.

Beqir Valterin, si kusheri, me nderhyrjen e Nenes Mbretreshe, Zogu nuk e denoi, por e deboi ne Itali. Si dikur Skenderbeu, Hamzane ne Napoli. Keto dy ngjarje kujtimesh te jetuara hedhin drite mbi te vereteten ne ate kohe, si per patriotin Bajram Curri ashtu dhe Avmni Rustemin.

Komunistet ne kohen e tyre, per ngjarje te ketilla do te kishin zhdukur lagje dhe fshatra te tera .Sic bene kur u hodh bomba ne ambasaden Ruse, qe nuk beri ndonje demtim,vecse disa prishje suvaje, pushkatuan pagjyq dhjetra e dhjetra veta te pafajshem, ashtu edhe kur u vra sekretari i partise te Mirdites, komunisti Bardhok Biba shuan familje e fshatra me plumb dhe zjar, dhe jo vetem kaqe por Biba-n e shpallen Hero te Popullit. E sa e sa te tjera pafund………………ne antipode negative me kohen e mbretrise.

……..Pas largimit nga Presidenca Sami Koka, shkon komandant ushtrije ne Delvine, Durres, Shkoder, Elbasan, Korce dhe gjetke. Ne 1928 ne kohen qe komandonte Baonin Buna ( ne ate kohe Batalioni thirej gjermanisht Baon ), ku keshilltar ushtarak kish N/Kolonel Gambaren (ne 1936,gjeneral , Kryekomandant I Trupave Ushtarake Italjane ne Luften e Spanjes, gjat luftes se dyte antar I shtabit te Gjeneralit Romel ),dergohet per studime ne Institutin e Larte te Luftes ne Torino te Italise, perfundon studimet me rezultatin “ Exelente” duke u dekoruar me titullin e Cavalierit te Mbretrise Italjane, dhe me von, dekorohet me Urdherin Commendator I Mbreterise dhe Perandorise.

Pas kryerjes te studimeve S.Koka kthehet ne Shqiperi dhe emrohet ne Shtatmadhorine Mbretrore, ( Kryetar ish Gjeneral Gustav Mirdasch,me origjine Austriake, I pushkatuar nga Komunistet ne gjyqin special te marsit 1945, nje nga miqte me te vyer te Samiut)) .Qe ne ditet e para te kthimit nga Italija, Sami Koka i pervishet punes, per te organizuar nje ushtri te regullt dhe te afte, sipas modelit zvicerian, ngaqe edhe teritori shqiptar pake a shume eshte I ngjashem me ate te Zvicres, mirpo keshilltaret ushtaraket Italjane e hodhen poshte ate propozim,duke nxjere si pretekst, qe Shqiperise nuk ka ci duhet nje ushtri e forte, pse per c’do kercenim, Shqiperija kish mbrojtese Italine……por, qeverija duhej te hapte syte se mos Sami Koka do te perpiqej per ndonje puc per te permbysur regjimin…..….Kjo gje u perkrah edhe nga shume oficera te tjere madhore Shqiptare, per xhelozi ndaj Sami Kokes, sic ka ndodhur shpesh gjat historise ne ate vent…………

Ne kohen e kryengritjes se Hetem Totos, minister I brendshem, qe me 300 gjindarme dhe te burgosur desh te permbyste monarkine I perkrahur nga Italija, Sami Koken e pezullojne nga te gjitha detyrat, dhe per ta syrvejuar ne c’do kohe, Ministri I Brendhsem I asaj kohe Musa Juka, ngarkon Xhemal Herin, qe e ndiqte per c’do hap dhe raportonte per Samine. Shkak ish miqsija qe Sami Koka kishte me Hetemin. Pas gjashte muajve te shtypjes se kryengritjes.Mbreti Zog thret ne audience Samine dhe pyetjes direkte te bere mga Mbreti ne se Samiu kishte dijeni ose jo per levizjen e Hetem Totos, Ay I pergjigjet : “Hetemin e kisha mik, por ai nuk me kish thene gje, pse ay e dinte mire qe une nuk do ta linja ne asnje menyre jo, nuk mund te permbyset nje qeveri, nje monarki, nje sistem i tere shtetror me treqind gjindarme dhe te burgosur ordinere “. Mbreti nuk e pyeti me, e pershendet dhe Samiu u largua. Pa vajtur ne shtepi, korieri I Mbretit kish shkuar me pare me nje leter nga Mbreti, qe emronte Kolonel Sami Koken Nen Kryetar te Shtatmadhorise Mbretrore dhe detyra te tjera qe I mbajti deri ne 7 Prill.

Gjate kesaj kohe Sami Koka shkruan ne shtypin ushtarak te kohes dhe boton disa libra si: “Ngjarjet e kuftes se Pare Botrore ne Frontin Shqiptar”, “Perandorija Turke Lindia dhe Perendimi I Saj “,” Ngjarje ushtarake te Luftes Greko Turke ne 1920”,etj,

Ne 7 Prill `1939,pas deshtimit te dyte te bisedimeve te fshehta me Gjeneral Guzzonin, Kryekomandant I trupave italjane qe pushtuan Shqiprine, Samiu aratiset ne Greqi,bashke me mbretin.Kthehet nga fundi I 39-tes,pasi I ishte falur jeta nga Mussolini,per dredhine qe I kish bere Guzzonit ne bisedime,Mussolini urdheroi te falej,pas nderhyrjes te Kryeministrit Shefqet bej Verlacit, Ministrit Fejzi bej Alizotit (kunati I Samiut,buri I motres), Gjeneral Aqif Permetit dhe Ernest Koliqit. Ne kohen e Luftes Italo Greke,qe ne momentet e para te saj,Samiu debohet nga Shqiprija dhe dergohet ne Sasari te Sardenjes,pranje nje regjimenti Kalabres,gjithmon nen mbikqyrje. Me mbarimin e luftes, kthehet ne Shqiperi I lire dhe I papune.Kunati I tij Fejzi Alizoti qe ish graduar Governator I Pergjithshem i Kosoves, propozon dhe e emron Samine prefekt te Klasit te pare ne Prizren,Diber dhe Struge.Ne kohen si prefekt ne Kosove, Samiu dha nje kontribut per hapjen e shkollave shqipe duke sjelle shume mesues dhe mesuese nga Shqiperija meme,u perpoq me te gjitha rruget per te shkeputur Kosoven totalisht edhe si bindje ,prej Serbise. Nepermjet sekretarit te tij Mehmet Hoxhes qe kish lidhje me kusherine e pare te tij Gjeneral Fadil Hoxhen,( Hero I Popujve te Jugosllavise,si edhe Enver Hoxha i Shqiperise),krijoi mundesite,duke ndruar rojet e burgut,per aratisjen e Emin Durakut.

Ne Diber te Madhe,me inisjativen e tij ,vajti ne burgun politik dhe hapi dyert per te gjithe te denuarit politik nga administrata Italjane.Ajo dite u shndrua ne nje manifestim te madh qe Dibranet nuk e harojne,Sami Koken e moren ne krahe dhe nga burgu gjer ne Prefekture ,e mbajten ne sup duke brohoritur per Shqiperine.Pas ketij evenimenti, ngriti ne sheshin kryesor te qytetit karshi bashkise,bustin e Skenderbeut etj.etj.etj.Po atje ne Diber ,Samiu,pengoi me te gjitha mundesite e mundeshme te tij ,mobilizimin e fshatarve te Dibres dhe Lumes per ne Milicine Italjane,qe dergoheshin mish per top ne Jug te vendit.Te gjitha keto veprime rane ne sy per keq ne administraten Italjane deri ne Tirane dhe me anen e nje telefonate private , Francesko Jocomoni mekembes I mbretit per Shqiprine,I kerkoi Sami Kokes qe ne moshen 44 vjec te dilte ne pension,si ushtarak qe kish plotesuar kohen e sherbimit( 1916 – 1939 ).

Pas Kosove,Samiu kthehet ne Tirane ne pension gjithmon nen syrvejimin e SIMI-t (Sherbimi Informativ Ushtarak Italjan).Me kapitullimin e Italise ne shtator te 1943,emrohet nga Keshilli I Larte I Shtetit Nacionalist Shqiptar,Kryetar I Depertamentit te Gjindarmerise Mbretrore,berthame ushtarake per mbajtien e rregullit dhe qetesise ne vend. Me von,me emrim nga Regjenca Mbretrore kaloi ne detyrat qe pati para 1939- tes,N/Kryetar I Shtatmadhorise,Komandant I Pergjithshem I Rojes Mbretrore te Kufirit dhe Finances,detyra qe I mbajti gjer ne tetor te 1944, kur u arestua nga Komunistet Partizane ne periferi te Tiranes,bashke me agjutantin e tij Kapitenin e Pare Inxhinier Skender Shtyllen ( djali I xhaxhait te ministrave te kohes se Terorit Komunist Medar dhe Behar Shtylla ).

Profesor Mustafa Gjinishi,Myslim Peza, Haxhi Halit beg Lleshi ,qe kishin lidhje me Lart Madherine tij Mbretin Zog ne mergim,gjat 1942 dhe 1943-se ,here pas here shihnin Sami Koken,me ta edhe Shefi I Shtabit te Legalitetit, Nen- Koloneli I Gjindarmerise Jahja bej Caci (mik I afert I Samiut qe para 1920-tes dhe gjersa ndruan jete te dy), Kryetari I legalitetit Majori I Gjindarmerise Abas Kupi. E te tjere patriote.

Ne Janar te 1944 Sami Koka emrohet Komandant I “Operacionit te Dimrit” per elminimin e perhapjes se bollshevizmit, por kete detyre Samiu nuk e pranoi duke nxjere arsye shendetsore.Ky operacion ishte nje “Bllof” I komandes gjermane per te paralajmeruar shtabin e mesdheut se kudo eshte reziku I komunizmit,prandaj duhej nje paqe e pjeseshme,ndermjet fuqive Aleate dhe Gjermanise,deri sa kjo e fundit ti kthehej ofensives per te shpartalluar ushtrine e kuqe (bollshevike).Dhe kjo c’faqej edhe gjat kohes qe u be I ashtuquajturi operacion,pse ne c’do rrethim,komunistet cponin vetem sektorin e rethimit nga gjermanet……….Ne fakt ata (gjermanet) ,I hapnin shtigjet vete dhe me dashje, me von,njoftonin shtabin aleat te mesdheut se komunistet po gjallerohen kudo………….

Ne mars te 1944 Kolonel Sami Koka,Gjeneral Aqif Permeti dhe Gjeneral Gustav Mirdasch-i, shkuan ne Komanden Gjermmane dhe i kerkuan Gjeneralit von Bessel ,qe te furnizonte me armatim te rende dhe fushor si edhe mjete te bliduara,berthamen e nje ushtrije te rioganizuar Shqiptare prej 10.000 vetash,per kunder forcave bollshevike (komunistve). Kjo berthame ushatarake do te mbronte bregdetin e Shqiprise,nga pushtimi komunist, gjer ne nje zbarkim te trupave aleate si ne Siqili. Gje qe do ti siguronte Shqiprise nje te ardhme te ndritur Evropjane te shkeputur nga lindja barbare sllave-serbo-ruse.Gjenerali von Bessel ra dakort,por duhej te merej edhe aprovimi I gjeneralit Fiztung,qe nuk ndodhej per momentin ne Tirane,pritej te vinte nga Beogradi. Po ate dite Gjenerali Bessel i tregon Sami Kokes nje urdher zyrtar te firmosur nga Hitleri,qe Shqiperija te konsiderohej shtet “Neutral ,mik ,pa detyrime ne luften qe behej, sic qene Danimarka dhe Turqija”.

Nderkaqe Gjermanet i kerkuan qeverise shqiptare qe te dergonte ne Frontin Rus 3 divizione per ti u bashkuar wermachtit.Per kete u be nje mbledhje me Shtabin e Ushtrise Mbretrore,Shtatmadhorine dhe perfaqsusa te Regjences.Mbledhjen e drejtoi Gjenerali von Bessel,duke paraqitur kerkesen e tre divizjoneve nga Shqiperija. Te gjithe heshten,vetem Koloneli Sami Koka me nje gjermanishte te kulluar dhe konciz , i kujton gjeneralit gjerman urdherin e derguar nga Hitleri qe Shqiperija te konsiderohej shtet neutral,keshtuqe si nje vend I tille nuk mund te jepte ushtare ( Natyrisht kjo desh te thesh,sic tregonte Samiu pas daljes nga burgu i 20 e sa vjeteve,qe te dergoheshin ne vdekje te sigurte ne frontin rus 11.000 djem te rinj Shqiptare).Pas Samiut e mori fjalen Koloneli i Mbtretrise Shqiptare Baroni von Kirshner,qe gjermanet e paten sjelle qellimisht nga Wiena per tu mbushur mendjen Shqiptareve, von Kirshneri,perkrahu Samine ,kerkesa gjermane u hodh poshte.Asnje tjeter nuk guxoi te fliste.Pas kthimit per ne Austri,Baroni von Kirshner per perkrahjen e deshtimit te mbledhjes dhe kerkeses se komandes gjermane,u masakrua nga Gestapoja.

Edhe pse gjermanve nuk iu dhane ushtare per ne frontin rus,prape shpresa ishte e madhe qe edhe Fiztung-i do te aprovonte furnizimin me mjete luftarake te ushtrise se riorganizuar Shqiptare sic i u kerkua gjeneralit von Bessel.

Ditet kalonin ….u hartuan planet,u caktuan detyrat e kesaj ushtrije , pritej vetem fjlala e gjeneralit Fiztung,per paisjen.

Komandant I kesaj ushtrije te riorganizuar u caktua Koloneli Sami Koka,Nen Komandant Majori i Artilerise kunder ajrore Rauf Fratari(buri I mbeses te Samiut,me von I aratisur ,vdekur ne USA).dhe te tjere,c’do gje ishte pregatitur dhe hartuar persemiri,por Fiztungu,per cudi te te gjithve ne ate kohe e refuzoi………Samine e akuzuan si njeri pro aleateve, fillo anglo- amerikan, perkrahes i UNCl dhe nofka te tjera…..si pasoje te gjitha formacionet ushtarake qe Sami Koka Komandonte,Roja e Kufirit dhe Finances,u carmatosen,u lane vetem 3 pushke per sherbim te trupes te komandes se pergjithshmme ,dhe rovolverat e oficerave te kesaj komande……..

Pas nje viti……… ne burgun e ri ( Mars 1945) eksponentet e Ballit Kombetar qe ishin ne proces gjyqsor bashke me Sami Koken,treguan duke thene: “ Mire te na behet tani, ne beme c’mos me njerzit tane ne komanden gjermane qe mos te krijohej ajo ushtri,pse ju qe do te drejtonit ishit njerzit e Mbretit Zog,dhe do te na sillnit perseri Zogun……………por me mire ,njemije here me mire Zogu se Komunistet,mire te na behet,nuk te deshem ty o Sami,na e bej hallall,ne po na japin plumbin,e kemi hak vetem per ate qe te beme ty, vehtes dhe kombit qe e lame ne duar te bollshevikve ”….

Pas daljes nga burgu I Burrelit Sami Koka jetoi ne Tirane me gruan e tij te jashtezakonshme,Asijen,te bijen e Sylejman bej Frasherit,(mbese e shkencetarit Profes.Dr.Rifat bej Frsheri);me djalin e tij,nusen,nipat dhe mbesen, gjer diten qe ndroi jete ne deshprim,I paralizuar (dite para se te lirohej nga burgu e moren ne infermieri te burgut,I bene vaksine anti dickaje … por dolli i paralizuar…….). U syrvejua vazhdimisht nga komshinjte qe qene te PPSH-se. Vdiq ne 22-tetor-1972.U varos ne Tirane.

Ne kohen kur Samiu ishte larguar nga Shqiperija bashke me Mbretin ,ne Larisa,atasheu ushtarak I Turqise ne Mbretrine Greke,I propozoi qe te shkonte ne Ankara dhe te jepte mesim ne akademine ushtarake te atjeshme,por Samiu ishte lidhur me kusherine e pare te tij,djalin e tezes , Faik Konicen qe qe ne Amerike,duke pritur qe ay ta terhiqte nga Greqija….. punet dhe jeta rrodhi ndryshe, Sami Koka ,pasi u nda me Mbretin dhe miq te tjere te tij,u kthye ne Shqiperi.

Ne shenimet e tij te shkruara neper copa letre pas daljes nga burgu ay hedh drite per ngjarjen e 7 prillit 1939 me mire se askush tjeter qe ka fantazuar gjer me sot. Kolonel Sami Koka shkruan :

……………….” Sqarime te se vertetes te takimit tim te dates 7 prill1939,ne prag te mbarimit te jetes time duke dashur qe kjo……( me pika jane fjale te prishura nga kohe dhe nuk lexohen,sh.a.)….rendesi kombetare………te verteten lakuriqe per ti sherbyer ne te ardhmen historise,kur te ftohen gjakrat dhe te gjykohen faktet paanesi.Ketu do te shk…….gjithcka me kujtohet,me siguri te vertete,duke shtuar sqarimet dhe gjykimet ne d……………..( nuk lexohen kater reshta,sh.a.).

Nga mbarimi I shkurtit te 1939,isha Komandant I Pergjithshem I Rojes Mbretrore te Kufirit,duke u shliruar nga ajo e shefit te stervitjes ne komanden e mbrojties.

Detyra ne Shtatmadhori,ne ate kohe ishte suplimentare.Rojes se Kufirit i u shtua edhe Roja e Finances,si formacion ushtarak ,per te paren here ne Shqiperi.Per kete mu desh te kerkonja shtimen e personelit,nga 1500 trupa ne 2500,qe kishin te benin me funksionet e mija te reja.

Po keshtu,fill pas maries ne dorzim te detyrave te reja,vendosa te inspektonja ne fillim te marsit 1939-tes, te gjitha repartet kufitare,toksore dhe detare ( perfshire edhe ate pake marine qe mvarej nga une),duke filluar ne zonat me delikate Korce,Gjirokaster,Himare ,Vlore dhe Durres,duke lene per me von pjesen tjeter te kufirit Verior,mbasi pritnja edhe qendren e instruksionit qe pregatiste ushtare rekrute edhe per sherbimin e kufirit.

Nga viti 1932 dhe 1933 roja e kufirit perbehej prej pake nenoficerash graduate dhe ushtare te karjeres,pjesa tjeter plotsohej nga rezervistet.

Nga mesi I marsit,kthehem ne Tirane,aty mora vesh per kompllotin e Xhiros (Giovani Giro),ku ishin implikuar edhe disa oficere Shqiptare ne Shkoder me anen e konsullit Italjan Mellonit.,po ashtu mora vesh edhe per kerkesat e italianeve qe I kishin bere Mbretit Zog dhe bisedimet qe kish bere ne Rome gjeneral Zef Sereqi (agjutant i pare I Mbretit).Si I gjithe populli,ashtu edhe une dyshova per momentin e qendrimit te mbretit ,se mos ky I kishte biseda per te justifikuar koncesione te reja eventuale qe mund ti bente Italise.

Ditet e fundit te marsit I u pervesha punes,si komandant I ri I kufirit duke bere planet dhe detyrat immediate qe I dilnin rojes se kufirit ,si ne castet e para ashtu edhe me pas,neqoftese do te hapej lufta me Italine.Gje qe ketyre reparteve nuk u qe bere ,gjer ato dite asnje instruksion,qofte edhe me I thjeshte,faj I komandes se me parshme dhe I komandes se pergjithshme qe nuk I kish kontrolluar.

Po ato dite mora vesh qe bisedimet e Romes kishin deshtuar,gjeneral Zef Sereqi ndenjti ne Itali dhe nuk u kthye,vetem me von bashke me Guzzonin.Italianet kishin vendosur okupimin e Shqiperise.Megjithate thashethemet ne Tirane nuk mungonin.Une duke perfituar nga nje shkeputje e shkurter,shkova ne shtepine e Nen Kryetarit te Parlamentit Hiqmet Delvines (kunatit tim ).Aty gjeta edhe deputete te tjere qe po bisedonin per gjendjen.Po aty mora vesh se Mbreti Zog kishte vendosur qe te luftohej dhe mos ti leshohej Italise edhe pse qe fuqi e madhe as edhe nje pellembe toke, palufte dhe gjak.

I bindur ne vendimin e mbretit,shkova me nje here ne komanden time dhe dhashe urdherat e duhura dhe urgjente,per pregatitjen per lufte,duke perfshire repartet e bregdetit dhe ato toksoret kufitare egzistuse,mbasi Gjeneral Xhemal Araniti,Minister I Luftes,nuk me lejoi qe te mobilizonja ushtare ,qofte edhe provizore per Rojen e Kufirit.

Ne 4 prill,pasi kisha plotesuar te gjitha c’ka duhej per luftim per Repartet e Rojes se Kufirit,pas shume netesh pagjume,shkova te shihnja se c’po behej ne Komanden e Mbrojties Kombetare dhe per te raportuar se cfar kisha bere une dhe ku isha me repartet e mija per gatishmerine e luftes…………………

………Nje nate me pare te gjithe organizatoret ushtarake italjane,kishin hikur dhe qene rimbarkuar ne Durres per ne Itali………..Disa dite me pare Ndihmes Atasheu Ushtarak Italian Nen Kolonel Maderni dhe organizatori keshilltar I Rojes se Kufirit na kishin grishur per darke ne shtepine e tij, Kolonel Aqif Permetin ( me von Gjeneral ) dhe mua.Une nuk vajta.I u shmanga bisedimeve pse e mernja me ment qe ato do te rotulloheshin rreth ngjarjeve te ditve dhe nuk me pelqente per……………..( nuk lexohen dy rjeshta sh.a.)

Ne Komanden e Mbrojties Kombetare,gjeta nje konfuzion te pashembellt. Pervec Ministrit Gjeneral Xhemal Aranitit ,agjutantit te tij Spiro Zheit dhe Gjeneral Mirdaschit, gjith te tjeret mungonin. I nervozuar nga kjo gjendje qe nuk e prisnja I hyra ne zyre Xhemalit ku gjeta Nen Kolonel Bilal Nivicen ( Pas pushtimit te Italise Bilali shiste cigare te nje dyqan I vogel ,ndermjet xhamise se Hetem beut dhe sahatit ne Tirane,ne tabele kishte shkruar me germa shume te medha : “N/Koloneli I Shqiperise,shet cigaret e Italise. Bilal Nivica”. Nga fundi I viti 1944 ishte Komandant I Pergjithshem I Gjindarmerise Mbretrore,pothuajse vetem 15 dite dhe per ato dite u denua nga komunistet me 15 vjet burg sh.a.) dhe Aliriza Topallin qe I kish thirur Xhemali dhe u jepte urdherat qe te shkonin ne Vlore si komandante te atjeshem.Pasi u larguan ata I thashe I papermbajtur Xhemalit :

“C’eshte gjith ky konfuzion ? A do te luftojme me nje ushtri te regullt dhe te organizuar,per te plotsuar detyren ndaj Atdheut ,apo po talleni ? Mos kujtoni se kemi te bejme si ato…………………….( nuk lexohet nje resht sh.a.) a te Hetem Totos ? Sido qe te paraqitet situata duhet punuar dhe vepruar si nje komande unike dhe e regullt,per te drejtuar operacionet dhe jo keshtu si lodra femijesh. A jeni ne dijeni ju ,qe komanda funksionon vetem si emer dhe jo si komande ? Hiken organizatoret Italiane dhe shume zyra mbeten te mbyllura,ku I keni drejtusit e tyre ? “

Ne pergjigje ,Ministri me pyeti se c’mendonja une. Dhe une aty per aty I u pergjigja qe ne radhe te pare duhet thirur personeli I komandes urgjentgisht per ne detyre, kudo qe te jene,per te qene ne krye te situates dhe per te kryer te gjitha detyrat rgullisht,e dyta I thashe, duhet te krijiojme zyren e operacioneve,qe nuk egzistonte gjer atehere, kjo te merej me nevojat e luftes. Xhemali me njehere pranoi dhe me ngarkoi mua qe te benja c’do gje qe e shihnja te arsyshme dhe te nevojshme.Pasi dolla nga gjenerali,fillova punen urgjent per organizimin.,Hapa zyren e Nen Kryetarit keshilltar te Shatmadhorise qe qe italjan dhe kish hikur bashke me te tjetret.,Kish mbyllur deren dhe celsat e rafteve I kish mare me vehte,i sigurt qe do te kthehej prape.

Thira oficerin e rojes dhe e urdherova qe te thriste te gjithe personelin e komandes me urgjence,pastaj hartova dhe propozova listen e re te personelit qe do te drejtonte operacionet e luftimit,duke caktuar sipas mejtimit tim te gjithe ata oficere qe ishin te afte per te kryer detyrat e luftes te devotshem ndaj Atdheut,energjike dhe me akademira ushtarake te kryera,disa prej tyre ishin te pakenaqur nga regjimi dhe nga shume njeres qe rrethonin Mbretin,une I nihnja edhe Xhemali I dinte,por listen e propozuar nga une e pranoi me njehere dhe pa asnje hezitim. Kur I mbarova te gjitha kerkova te bisedonja me mbretin gojarisht papranine e tjeter kujt.

Kur u ktheva pasdite ne komande,per te kontrolluar se gjer ku ishin zbatuar urdherat qe kisha dhene,Xhemali (ministri ) me thote qe isha caktuar bashke me Rok Geren (Minister I Ekonomise ne ate kohe,ne 1944 ambasador I Mbretrise Shqiptare ne Berlin ) , qe te takoheshim me Gjeneral guzzonin dhe te shihnim se gjercfare kish nderment te kerkonte dhe te bente Italija,se mos e gjith kjo zhurme ishte vetem presion si ajo e 1936, per ndonje koncesion me te madh apo tjeter.

Takimi I pare qe patem me Guzzonin kur isha bashke me Rok Geren qe I pafrut,aty u binda qe Italija kishte vendosur ne njeren apo tjetren menyre , te pushtonte Shqiperine.Pra edhe lufta me te si fuqi e madhe ishte e

paevitushme.Kerkesat e Guzzonit ja raportuam Mbretit.

Une ne komande prisnja urdherin per fillimin e operacionit te luftes ne mbrojtie per te mos I leshuar as edhe nje pellembe toke trupave italjane pagjak,te rezistonim me aqe sa do te mundnim. ( pas nje kohe prej disa muajsh konstatova nga afer qe vetem me nje divizion te regullt,ne do te kishim mundur ti hidhnim ne det italianet,mbasi morali I ushtarve te tyre per luften qe po benin ishte pothuasje pertoke). Pas tre oresh me njoftojne qe me kerkonte Mbreti .

urgjent per nje detyre te re. Vajta ne pallat ,e kerkova ,por aty nuk ish,me treguan qe kishte shkuar te shtepija e Koco Kotes Kryeministrit ne Rrugen e Durresit. Edhe prej andej kishte hikur dhe nuk kish lene adrese te sakte se ku mund te qe. E justifikonja , per situaten pse opozitaret kishin ngritur krye gjithandej duke pranuar ne sofer gjithkend ,Mbretin jo ! Ne vecanti,Kocoja, Kryeministri me tregoi qe Mbreti kish shkuar ne shtepine e vellait Xhelalit (princ). U ndava nga Kryeministri dhe shkova atje ku qe Mbreti.Rojet dhe agjutantet me futen brenda,

ne dhomen e ndenjties poshte ,civil dhe ne kembe Mbreti me priste ,dukej shume I shqetesuar.Pasi I u paraqita ushtarakisht,nuk me la te vazhdonja por me thote : “Sami ulu ! Kam nje detyre shume te rendesishme per ty, do te vinte edhe Eqrem beu ( Eqrem Libohova Minister I Jashtem) dhe Kolonel Gabrielli qe kish per tu shoqeruar por mora vesh se Kolonel Gabrieli (Atashe Ushtarak),ka hikur per ne Itali,kurse Eqremi (Ministri I jashtem) eshte strehuar ne Legaten Italjane bashke me shume te tjere.Keshtuqe ke per te qene i vetem te Gjeneral Guzzoni dhe shiko se c’far mund te behet qe te evitojme luften,eshte detyre e rende dhe me shume pergjegjsi, prandaj te zgjodha ty besnik i Atdheut dhe Mbreterise.

Urdherin e kapercimit te vijave te luftimit e ka fimosur Xhemali dhe eshte ne agjutanture ketu ! ”, Atehere i thashe Mbretit :

“Madheri ,po kete paske ruajtur per mua ? Kjo eshte nje detyre shume ,shume e rende per te qene vetem ne mes te italjanve.Nuk kursej jeten,por I druhem ndonje kurthi te italjanve qe mund te me bejne…”.

“Sami, duhet ta besh”! Me tha Mbreti, me jep doren, pershendetemi duke me uruar rruge te mbare dhe ndahem prej tij. Ne te dale nga dera ndigjova qe Mbreti dikujt I tha : “ Tani po e shof qe disave,per vite te tana u kam hy ne hak,nuk ka qene faji I jem por I atyne qe shpifnin per ta “.

Dolla nga shtepija e Xhelalit (princ) me urdherin dhe lejen e kapercimit te vijave te luftimit ne dore, I hipa makines ( nje nga ato te paktat amerikane qe kishim ne ate kohe) dhe vajta ne Komanden e Mbrojties ku kishin ardhur disa oficere qe I pata thirur une ,per te qene ne krye te situates. Gjithmon I bindur qe do te luftonim, caktova perforcimet qe duhet te benin ne cast,sipas planeve qe pata perpilluar me pare,per ne Qafen e Krabes,Mamuras,dhe me telefon ne pika te tjera strategjike te vendit,ne te njejten kohe nisa nje bateri artilerije per ne Shijak nen kryesine e nje togeri te devotshem akademist,ne mos gaboj ka qene Gaqo Mosko-ja.

Leviziet e trupave I kryenja ngaqe Mbreti dhe Xhemali (Ministri I Mbrojties ) me kishin dhene fuqi te plote per keto veprime. Pas Komandes,shkova ne shtepi,u ndava me gruan dhe femijet, mora nje rovolver te dyte qe e fsheha nen kilotat te lidhur pas kofshes dhe u nisa per ne Durres ne takim me Guzzonin.

Nga porti I jone dukeshin ne det luftanijet italjane dhe benzinatat e tyre qe leviznin sa ne njeren ane ne tjetren.Kerkova komandntin e njesitit te portit,por me thane qe kish shkuar te Shkembi I Kavajes per te pare baterine e atjeshme. Atehere,ngarkova me detyren e ruajties se portit nenoficerin Mujo Ulqinaku te marines qe mvarej direkt nga komanda e ime ( pas kapitullimit te Italise familjes te tij si deshmor i Atdheut, me propozimin tim i u lidh pension,ne vijim ia dhane edhe komunistet pse s’kishin si ta mohonin, sic bene me shume te tjere deshmore qe i a u fshine emrat).

Ne tentativat e para te Iitalianeve per te shkelur ne toke, pati te vrare dhe te plagosur nga te dy palet, italianet me anen e kryqit te kuq terhiqnin te vraret dhe te plagosurit e tyre per ne luftanijet , kurse ne tonet per ne spitalin e Durrsit ,me mjete me primitive por me zemer e guxim me te madh.

Me radio njoftova shtabin italian,personalisht Gjeneral Guzzonin ne kryqezor,per mbritjen time ne breg,sipas njoftimit qe kish mare nga Tirana, per mua te derguar te plotfuqishem i Mbretit dhe i Mbretrise Shqiptare.

Pas nja gjysem ore, erdhi ne breg nje benzinate luftarake me flamur te bardhe me tre oficere te marines mbretrore italiane.Pas paraqitjes dhe shikimit te dokumentit nga ata,I shoqeruar prej tyre dhe I vetem, u nisa per ne kryqezorin ku ishte Gjeneral Guzzoni dhe shtabi I tij.

U ngjita ne kuverte nga shkallet anesore,ne krye u ngjit nje oficer madhor qe me shoqeronte dhe mbrapa ngjiteshin me mua dy oficeret e tjere te marines.

Guzzoni me priste ne kembe,prapa tij rinin te gjithe keshilltaret ushtarake qe kishin qene tek ne ,une I njihnja,flisnin ndermjet tyre dhe duke me pare buzqeshin sikur donin te me theshin : “ Povero colonello “ !

Me ngushte nuk e kam ndjere vehten time, vetem me von, kur partizanet komuniste shqiptare me carmatosen me kurth ne pabesi ne Shen Pal prapa Dajtit.

Guzzoni pa filluar mire bisedimet se per c’far vinja une, i derguar edhe nje here i Mbretit,me nervozizem me thote : “Keta duan sodisfaksion Zoti Kolonel “! Dhe me tregon me gisht ushtaret e vrare dhe te plagosur qe i ngjisnin me vig ne kryqezor,sic i sillnin nga bregu I detit.

Une e permbajta vehten dhe I them : “ Zoti Gjeneral,ju e dini mire qe ne nje perleshje me arme,sodisfaksioni per te vraret dhe te plagosurit eshte reciprok,per palet luftuse ,te pakten keshtu e theshnin gjithmone Gjeneralet tuaj qe ishin profesore ne Institutin e Larte te Luftrs”….

Oficeret qe rinin prapa tij qeshen duke bere qe Guzzoni te humbte durimin dhe gati te me perpinte,por pastaj e mblodhi vehten dhe hyri ne temen e bisedimeve,pa me lene shume qe te flisnja me thote qe Italianet kerkonin qe Administrata Shtetrore Shqiptare te drejtohej nja Italia, Ekonomija e vendit,krejtesisht te drejtohej po nga Italija.Ushtrija dhe Gjindarmerija te drejtohej po nga Italija etj.etj dhe se fundi Mbreti I Shjqiperise te shndohej ne nje Mekembes I kurores te Italise ,duke paraqitur boterisht kerkesen e tij per aneksimin e Shqiperise nga Italija ne nje Shtet “.

Qe ne pikat e para qe shtroi Guzzoni e pashe qe Italija kish vendosur pushtimin tone dhe nuk terhiqej mbrapsh ,ata kerkonin te zinin rob Zogun dhe ne mos me hir,me pahir ta detyronin qe te pranonte kushtet e tyre .

I zene shume ngushte,I them Guzzonit : “ Zoti Gjeneral,ju kuptova shume mire,por kjo eshte nje gje shume e gjere dhe jashte kompetencave te mija edhe pse jam I derguar I plotfuqishem I Mbretit dhe I Mbretrise.Une keto kushte duhet qe t’ia raportij Mbretit dhe kam bindjen qe brenda dy oreve ju do te keni pergjigjen “.

Nuk dinja si te hiknja prej tyre, ata edhe mund te me mbanin dhe mos te me linin qe te kthehesha ne Tirane per te raportuar,keshtu Mbretin do ta zinin ne befasi dhe do ta detyronin qe te bente ate qe nuk behej.

Guzzoni pasi u mendua pake me propozon hapur shperblim 50.000 napolone ar dhe graden e gjeneralit te brigates,duke banuar dhe jetuar perhere ne Itali,sic beri Agjutanti i pare i Mbretit Gjeneral Brigate Zef Sereqi ( me pastaj Gjeneral Divizioni ne Itali ). U turbullova shume ,pse kish aritur pika kulminante , italianet mund te me mbanin me pahir.

E mblodha vehten dhe I them Gjeneralit : “ Zoti Gjeneral,une pranoj prpozimin tuaj,por duhet qe te kthehem ne Tirane incognito, te fsheh femijet dhe gruan,pse njerzit e egersuar te Mbretit mund tu bejne c’do gje.Une u jap fjalen qe do te kthehem me njehere para tre oresh.”

“Dokord”,me thote Guzzoni, mer atehere me vehte dy oficera tone dhe radistin per te me njoftuar se c’mendim ka Mbreti Zog”.

“Oficerat ,le te vine,por per radistin nuk eshte shume e nevojshme pse une kam radiotrazmetusen e komandes,Mbreti po ashtu”.

Guzzoni duke I besuar fjales time qe do te kthehesha perseri tek ay,nuk e pati edhe shume te nevojshme ne se nuk merte firmen e Mbretit,pse edhe e imja si I plotfuqishem i Mbretit dhe i Mbretrise,do te kenaqte kerkesat e tyre zyrtarisht,te pakten ne opinion. Per lenien time te lire , dhe se si u genjye prej meje ,Guzzoni pas disa diteve mori vrejtie nga Mussolini.

Ndahem me Guzzonin dhe bashke me dy oficerat Italiane,nuk u kujtoj emrat tani,njeri kish qene tek ne major,me benzinate perseri dalim ne dreg. Aty me nje makine nisemi per Tirane.Nderkaqe ne port thira Kapter Mujo Ulqinakun ,pse oficeri I grupit nuk qe kthyer ekoma nga Shkembi I Kavajes qe kish baterine ,dhe e porosita qe mos te hapej asnje zjar ndaj italianeve ne se ata do te ishin ende ne uje,po te shkelnin toke te hapej zjari.Kete e bera qe italjanet mos perfitonin dhe ta quanin provokacion per te zbarkuar para ores se armpushimit qe kisha lene me Guzzonin. Po aty mora vesh se Majori I Gjindarmerise se Krujes Abas Kupi ,me nja 15 gjindarme dhe disa fshatare kish ardhur dhe priste tu binte Italianeve. Edhe atij I dergova nje korier dhe e porosita ,qe mos te kryente asnje veprim luftimi te pakordinuar me komanden qendrore. (Abazin e pata njohur kur Zogu e beri Nen-toger te gjindermerise ne Kruje,pas prishjes me Mustafa Krujen, Abazi kujtonte perhere kur me shihte se si ne 1921 kish shpetuar kur e pata ndjekur qe ta zinim te gjalle ne kohen e operacioneve te Shqiprise se Mesme,nga qe ay punonte per Mustafane dhe qeverine e Duresit, por pas letres qe I tregoi Zogu se si Mustafa Kruja I shkruante qeveritarve te Durresit qe pasi te mbaronin pune me Abazin ta eliminonin fizikisht, ay u lidh me mbretin per jete e per vdekje,duke I qendruar besnik gjer ne funt. Kjo eshte nje histori e gjate.Edhe pse qe I pashkolluar, Abazi qe shume trim,shume inteligjent,shume I shkathet dhe burre i fjales).

Pasi lashe keto porosi, u nisa me te dy Italianet drejt kodrave te Shkozetit per ne Tirane.Guzzoni ne vent te radistit qe nuk ja mora une, me dha nje kod te shifruar per tu lidhur me te per pergjigjen qe duhej te jepnim .Pasi kaluam edhe pake me makine,ne drejtimin tone vinin tre zbulusa Italjane te alarmuar dhe kur pane oficerat e tyre qe qene me mua u thone,se Shqiptaret po sulmojne ne befasi edhe pse jane ore armepushimi. Nuk dita si te thesha,nga dollen keto trupa,te kujt jane dhe kush i dergoi?! Oficeret qe me shoqeronin me thone :”Ja pabesija e juaj Kolonel”.

Mora dylbine dhe ngjitem ne nje bregore per te pare,c’te shoh ?

“Barinj me tufa dhensh futeshin per tu fshehur neper pyllishtet aty afer “.

Qesha dhe hipij ne makine duke I thene majorit Italian : “Major,vezhgoini vete se cilet reparte po u sulmojne”……

Majori mori dylbine dhe I shoqeruar nga zbuluset, shikon……pa barinjte me dhen…... u kthehet zbulusve duke I share dhe njerit I jep nje shkelme. Vjen ne makine dhe me kerkon falje,por une I thashe :

” Me ndigjoni zotrinj ,une nuk u siguroj dot me jeten persa po ndodhin,ju kthehuni,Gjeneral Guzzonit do ti kthej pergjigjen dhe vete do te kthehem,prandaj eshte e mira te ktheheni prapa”.Desha ti hiqnja qafe,dhe shyqyr ata u binden dhe une vetem me shoferin vazhdova rrugen per ne Tirane.. Ne uren e shijakut gjeta oficerin e baterise qe pata derguar, ne kry te detyres i cili me raportoi per gatishmerine e plote te luftimit.I lashe nje urdher me shkrim qe pasi te kalonim ne ,urra te hidhej ne ere,kete leter oficeri e pat haruar ne vend qendrimin e tij . E gjeten Italianet dhe ja paten dhene Guzzonit. Te tjerat meren me ment se c’mund te me bente Guzzoni qe me priste te kthehesha ,po te me zinte.

Ne Tirane gjeta trazira, revolta te nxensve te shkollave qe kerkonin arme per te luftuar Italine,te tjere qe me zi c’pisnin qe tu brohoritnin trupave te pushtimit dhe te thrisnin Viva Duce !.................Pa u kthyer ne shtepi kerkova Mbretin,ishte akoma te shtepija e vellait.I raportova gjithcka qe fola me Guzzonin dhe propozimet e tij absurde per Mbretin dhe ne. Isha I bindur qe do te me jepej urdheri per luftimin kur Italjanet te tentonin qe te zbrisnin ne toke,por Mbreti Zog kish ndruar mejtimin.Parlamentaret kishin kerkuar qe ay te largohej,kjo per sigurimin e tij qe mos te binte rob ne duar te Italianeve. Kundershtaret kishin ngritur krye gjithandej,njerzit e Mustafait I qene afruar Tiranes nga Kruja,ne Malsi te Madhe dhe Mirdite bajraktaret me fshataret e tyre qene ngritur kunder vendit dhe Mbretit .Lidhja e Kombeve kish mbyllur syte, Anglija,Franca qene pro aneksimit te Shqiprise nga Mussolini.Gjermanija nuk kundershtoi si kompensim qe Italija te mos kundershtonte aneksimet qe bente ajo ne Evropen Qendrore.

Serbija kish derguar telegram,qe po te luftohej kunder Italise,edhe ajo do te na binte ne kufirin Verior.Vetem Turqija kundershtoi ne Lidhjen e Kombeve dhe Greqija hapi kufirin per te kaluar Mbreti dhe gjith ne te tjeret,per te mos rene ne duar te Italjaneve qe vinin si pushtusa te Shqiperise ( e quajten aneksim).



Te tjerat ne Larisa .do ti tregoj me von…….shkruan ne shenimet e tij Sami Koka…….
 

 Albania       Kosovo      Macedonia      Montenegro     LifeStyle      Religion         Contact

 

GOOGLE   |    YAHOO     |    AOL    |    MSN

WWW.ALBANUR.NET

eXTReMe Tracker

copyright by AlbaNur/ designed by tim shkupi 2006