Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria

 

 

(AlbaNur tani publikon ne internet librin e trete te Halil Xanit me titull MAHI TE ZGJEDHURA. Keto mahi jane te shkruar si anekdota dhe permbajne ne thelb perditshmerine e jetes shqiptare ne Kosove.)

Per shkrime tjera nga Halil Xani, kliko KETU!

CHAT 18 PLUS KOSOVA LOVE RRETH USHKURIT

 
 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 
LIBRI I TRETE E I HALIL XANIT "MAHI TE ZGJEDHURA NGA LUFTA"

VI  EDHE PULĖN EDHE LULEN

 

 1. Lopa ėshtė e re      

 

        Njėri e qet lopėn nė treg pėr ta shitur.

Afrohet njė blerės e i thotė:

-E mirė po mė duket lopa, po mos ėshtė pak e vjetėr?

        -Jaaa, ta jap me garancion se s`ka mbi 4 vjet.

Kur e bėnė pazar, ēobani qė ishte edhe ai aty,

ia nisi vajit e tha:

-Po mė dhimbset, se qe tetė vjet e kam ruajt nė fushė.

 

2. Shumė paske ngrėnė

 

Nė njė odė burrash, gjatė njė ndeje, Murseli po i thotė

njė nipit tė vet qė ishte njė barkmadh:

-Ēka ke n`atė bark?

-Mut!-iu pėrgjigj ai.

-Vallha, boll shumė paske ngrėnė.

Kur Murseli e pyet edhe Hashimin,

 ai pėr tė mos i thėnė  si Imerit, i thotė se

 nė bark ka bineq, kurse Murseli kėtė e pyet

se me kė i kishte.

 

        3. Ou hajde merre edhe viēin

 

Njėri kur shkon pasdarke nė ahur,

vėren se dikush ia kishte vjedhur lopėn.

Ai nga nervoza, del nė sokak dhe  duke

menduar se hajni ende ėshtė diku afėr,

bėrtiti:

- Ou, hajde  burrė merre edhe viēin

se ėshtė i vogėl, po bėrtet, gjynah.

4. S`mund tė dal se po bie shi

Shkoi njėri i Skėnderajt pėr ta regjistruar

makinėn nė Mitrovicė

Me dokumente nėn sqetull, kur hyri tek referenti,

ai i tha se duhet ta sjellė edhe makinėn, pėr t`ia

shikuar numrat.

 Ky turrevrap u kthye dhe sėrish shkoi, por kur i

 tha atij referentit se tash e ka sjellur makinėn, ai iu pėrgjigj:

-Mė vjen keq, nuk mund tė dal te makina, se po bika shi.

 5. Lum ti pėr djalin

 

Bisedojnė dy shkrimtarė nga Drenica:  

I pari,( tepėr i nervozuar):

-Merreni me mend, djali ma dogji

dorėshkrimin e romanit tė fundit.

I dyti: Sa vjeē ėshtė djali?

I pari: Trevjeēar.

I dyti: Lum ti pėr djalin, aq i vogėl,

tė dijė ēka ėshtė pėr stufė.

 

 6. Zemra

 

Njė plakė nga Murga i ankohet kardiologut

 nė Skėnderaj:

-Mbarova, doktor, vdiqa nga zemra.

Doktori: Mos u bėni merak, zemra

do t`ju punojė si sahati sa tė jeni gjallė.

 
7. Kėmbėt mocanike

 

Njė plak nga Baksi  duke u mbajtur nė kėrrutė,

hyn te mjeku, nė Shtėpinė e Shėndetit nė

Skėnderaj dhe i ankohet se ka dhembje

tė mėdha nė njėrėn kėmbė. Mjeku i thotė:

-Nuk ėshtė ēudi. Vitet i kanė fajet.

-Po, z. mjek, edhe kjo kėmba tjetėr ėshtė

mocanike me kėtė tjetrėn, por nuk po mė dhemb

- i pėrgjigjet plaku.

                                   

8. Falli nė shpatull tė pulės

 

Pasi hanė darkė, njėri i thotė njė plakut:

-Allahile, a priton me ma kqyrė kėtė shpatullė

t`pulės, ēka po mė thotė, se ti kogja merr

vesh nė to. Ai po e kqyrė e po i thotė:

-Qysh pi shoh unė, ti e paske njė lopė plle

e po dojka me tė pjellė sė shpejti.

-Po, vallha ia qėllove ia ktheu ai.

Pas pak ditėsh, lopėn ia hėngri ujku nė mal,

 e ky i zoti i lopės shkon te ai farė falltori

e po i thotė:

-Ma hangėr ujku lopėn, nuk mė doli si mė pate thėnė!

-Burrė, unė nuk mujta n`shpatull  ta dalloj

 a ėshtė ujk a viē pas lope, veē diēka e shihja

qė po i shkonte pas.

 

 

9. Paska ndjellė kob pėr krye tė vet

 

Plaka: -O ti njeri!

Shimi:  Hoj, more, ēka tė mirėn kie?

Plaka:  Jo, unė jo, as tė mirė as tė keqe,

po pula qė po knon si knus.

Shimi;  Eee, ēka thojnė?

Plaka:  Vallha qysh  kam nie, thojnė ndjell

kob pėr tė zotin e shpisė.

Shimi:  Pėr tė zotin e shpisė?! Bjerma qat sakicė!

Plaka:   Ēka pi do o njeri?

Shimi:  Bjerma sakicėn, e mos e zgjat shumė,

se kjo pula qė po knojka si knusė, nuk paska ndjell

 kob pėr mu, tė zotin e shpisė, po pėr krye tė vet.

10. Mua m`i jep para

 

 Njė grup shokėsh hyjnė nė njė kafiteri.

 Njėri prej tyre iu tha shokėve:

 -Folni, ēka dėshironi tė pini?

-Birra, po ēka, u pėrgjigjėn njėzėrit,

 pos Ukės, i cili tha:

-Mua nė vend tė birrės m` i jep para.

  

11. Kujdes minat!

 

Nė orėt e hershme tė mėngjesit,

 inspektorėt komunalė kishin marrė

njė aksion pėr ndalimin e punėve nė

ndėrtimet pa leje nė qytetin e Skėnderajt.

 Nė shumė dyēane e shtėpi banimi ( pa leje)

 kishin vendosur shirit tė verdhė.

Kur njėfarė Dushi, u ngrit e deshi ta

 hap derėn, e shoqja i bėrtiti:

-Ngadalė se na qove nė ajėr, a

s`po i sheh shiritat e minave.

 

 12. Mė ka humbur qeni

 

Sheremeti nga Klina e Mesme,

njė natje ishte zgjuar heret dhe

kishte dalė nė ara. Kur takohet me

 njė fqi ai e pyet:

-Ēka je dalė kaq heret?

  M`ka hupė qeni bre e ka qenė

  shumė i mirė, se babėn nuk e kisha lypė.

 

    13. A e shkeu maqorri gazetėn

 

Njėri shkon pėr kryeshėndosh.

Oda ishte e vogėl e nė dritare

 nė vend tė xhamit kishte gazetė.

Kur hyri ai qė ishte bukur trupmadh,

maēorri qė ishte nėn stufė u tremb,

 s`pati nga t`ia mbaj, i ra gazetės

 e doli pėrjashta.

Ky u ngushtua e nga hutimi iu drejtua burrave:

-Burra a  e shkeu maēorri gazetėn a,

 zoti iu lashtė shėndosh.

                                            

14. Edhe pulėn edhe lulen

 

Sylė Xani nga Polaci, pasi kishte dalur

 nė pension, shkonte shpesh ndėr miq pėr vizitė.

 Pothuajse askund nuk shkonte pa tė shoqen

Ajeten, tė cilėn e kishin lėnė pak veshėt.

Njė ditė shkojnė nė Makėrmal.

Ata tė shtėpisė e dinin se Ajetja i do fort

lulet dhe flasin ndėr vete qė tė mos harrojnė

t`ia japin njė, kur tė nisen pėr nė shtėpi.

Ajo nga lėvizjet e gojės, mendoi se

 ata po flasin pėr pulėn, e iu tha:

-Jo, jo, pėr neve mos preni pulė,

nuk jemi jabanxhi.

Kėshtu Syla e Ajetja e hėngrėn pulėn,

por tė nesėrmen e morėn edhe lulen.

 

      15. A po flet baci Sylė

 

 

Baci Sylė njė herė pati shkuar te djali

i dytė nė Norvegji. Njė ditė e pyeta

Sadikun a po flet Baci Sylė.

Ai m`u pėrgjigj:

-Po more po flet, bile edhe po ecė. 

 

16. Dhėmbi i qenit

 

Oda ishte pėrplot burra. Meshkuj

tė shtėpisė e mysafirė. Avdyli nga

Rezalla, duke e lėkundur me gisht njė

dhėmb, i ngeli nė dorė. Ia dha tė birit e i tha:

-Shko nė shtėpi e jepja nėnės kėtė dhėmb

e thuaj se ėshtė i ujkut.

Djali ashtu veproi, por e ėma ia ktheu:

-Gjuaje diku nė oborr, djalin i nėnės,

se ky nuk ėshtė dhėmb i ujkut por i qenit

e s`tė duhet gjė.

 

17. Unė prej Muēibabe, e ti ?

 

Nė minjerė kishte shkuar njė punėtor i ri.

Pas dy-tri ditėsh i vjetri po e pyet tė riun:

-Nga tė patėm, lum miku?

-Nga Muēibaba-i pėrgjigjet ai, e ti?

I vjetri duke menduar se ai po tallet

me tė, ia ktheu: -Unė prej Muēinane.

 

 18. Kah shkon ky autobus ?

 

Njė grua paksa e shtyrė nė moshė,

 kishte zbritur nga fshati nė qytet.

Nė satcion tė autobusėve ajo qėndronte

 si e humbur, ngase nuk dinte tė lexonte.

 E pyeti njė djalė qė ishte aty afėr:

-Djalo, kah shkon ky autobus?

-Autobusi a, udhės po kah mendove ti,

 pėr qiell a?-iu pėrgjigj djali i pasjellshėm.

 

19. Oj nėnė e lava buallicėn

 

Njė djalė shkon te bunari pėr tė marrė ujė.

Aty e sheh njė buallicė, pėr tė cilėn mendoi

se ėshtė e tyre. E lau mirė e mirė dhe deshi

ta qonte nė ahur, por ajo nuk hynte. Shkoi e I

 tha sė ėmės:

-Oj nėnė e lava buallicėn, po s`po mund ta ngujoj.

-O bir, buallica jonė ėshtė brenda, kjo qenka

 e huaja-ia ktheu e ėma.

 
 
 
 
 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker