Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria

 

 

(AlbaNur tani publikon ne internet librin e trete te Halil Xanit me titull MAHI TE ZGJEDHURA. Keto mahi jane te shkruar si anekdota dhe permbajne ne thelb perditshmerine e jetes shqiptare ne Kosove.)

Per shkrime tjera nga Halil Xani, kliko KETU!

CHAT 18 PLUS KOSOVA LOVE RRETH USHKURIT

 
 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 
LIBRI I TRETE E I HALIL XANIT "MAHI TE ZGJEDHURA NGA LUFTA"

I  Mahi nga lufta (pjesa e dyte)

 

20. Abeja ia sosi prapanicėn policit

 

Katėr pesė shokė, ushtarė tė UĒK-sė kishin

zėnė pozitė tė mirė pėrballė njė punkti tė policisė

serbe, por nuk kishin armė tė tjera pos

kallashėve. Ata gjuanin nė drejtim tė policisė,

por pasi qė plumbat nuk arrinin deri atje, policėt

 ua shplonin prapanicėn dhe talleshin me ta.

Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur

 i sheh tė mėrzitshėm i pyet:

-Ēka keni, mos iu kanė mbytur xhemitė nė deti?

-Jo, i thanė ata-por kėta kallashėt tanė nuk po

na bėjnė punė.

-Hajt gjuani ju njėherė-iu tha Abeja.

Ata gjuajtėn, kurse polici qė u zhvesh, mė nuk

u ngrit nė kėmbė, nga snajperka e Abesė.

        

      21. Ma kishte pirė lopa ujin

 

Njėri prej Klinės sė Poshtme, gjatė luftės,

kishte pasur shumė njerėz nė shtėpi, qė kishin

 ikur nga fshatrat tjera. Njė ditė i thotė tė

 shoqes qė t`ia vokė njė kusi ujė pėr t`u pastruar.

Tė hyjė nė banjo nė shtėpi i vinte turp nga gratė

 e huaja qė ishin mysafirė, po i thotė tė shoqes

t`ia dėrgojė kusinė nė ahur. Ajo  ashtu edhe veproi.

Pas pak, ky me sapun e peshqir nė dorė, shkoi nė

ahur dhe saora doli pa u pastruar. E shoqja e pyeti

pse doli aq shpejt e ai ia ktheu:

- O, ma kish pi lopa ujin. 

 

22. A po mundesh me ikė o vėlla

 

Vėllai tepėr i merakosur pėr fatin e familjes

nė Kosovė, thėrret tė vėllain nė telefon nga Zvicra.

-A jeni gjallė o vėlla?

-Po, po gjallė jemi edhe pak.

-A po mundeni tė ikni nėpėr male, o vėlla?

-Po ikim ngapak, po ikim por jo aq larg sa ti

o vėllau i jem trimi.

                                               

 

 

23. S`e vrau shkaun qė pinte birrė

 

 

Zukė Dajakut i kishin thėnė shokėt

se do t`ia jepnin njė snajperkė, po qe

 se  do ta vriste njė shka qė shihej nga

larg nė oborrin e vet.

Zuka e pranoi kushtin, por kur pėrmes

dylbisė sė snajperkės  e vėrejti se

shkau po e pinte njė birrė, iu tha shokėve:

Burra, unė nuk mund ta vras. Qenka duke

pirė birrė. Gjynah.

 

24. A po ta hanė lopėt kashtėn o mik

 

Njė grup tė rinjsh nga Polaci, duke

bredhur nga fshati nė fshat, u bie

rruga edhe nėpėr Braboniq. Afrohen te

njė shtėpi, thėrrasin dhe kėrkojnė leje

qė atė natė me shi ta kalonin nė plemen e

tij me kashtė.

-Jo, valla nuk mund t`u bėj konak,

 se nuk ma hanė lopėt pastaj kashtėn.

-Ishte pėrgjigjur i braboniqsi.

Pas dy-tri ditėsh, kėta tė rinj, duke u kthyer

nga Kotorri pėr nė Mitrovicė, e shohin plemen

rrafsh me tokė dhe tė zotin qė sillej andej

pari e pyetėn:
-Apo ta hanė lopėt kashtėn, o lum  miku?

 

 

25. Shokėt e Bunkerit, nuk i zė tash as kulla e Ademit

 

Njė grup gazetarėsh ishin ofruar tek

bunkeri ku kishte qėndruar Adem Jashari

para e gjatė luftės. Pasi i bėnė disa

fotografi po e pyesin njė vendės.

-E dini ju zotri, kush ishin shokėt e

Adem Jasharit qė kanė qėndruar nė

kėtė bunker?

-More zotni gazetar, siē po e shihni

 kėtu ėshtė bukur ngusht, por siē po

flasin tash njerėzit, ata qė kanė

qenė nė bunker me komandantin,

 tash nuk i zė as kulla e Jasharėve.

 

26. O ti djalė, merr edhe ti najsen !

 

 

Lufta kishte mbaruar. Naimi nga Drenasi

 qė kishte qenė luftėtar i UĒK-sė, ishte

 kthyer nga mali nė shtėpi. Mezi kishte hyrė

 brenda nga kuterbimi i njė qeni tė vrarė kaherė,

po brenda gjeti njė grua me disa fėmijė duke

 marrė gjėsende.

Ajo duke mos e njohur, i thotė Naimit:

-O ti djalė, merr edhe ti najsen se kėtu paska gjithēka! 

           

27. T`parat le tė vijnė ato qėjanė kallė

 

Pas luftės, njė ditė nė shtėpinė e shėndetit

nė Skėnderaj para ordinancės sė mjekut

pritnin pėrplot njerėz.

Mjeku, pa tė keq, por duke dashur t`iu jep

pėrparėsi pacienteve me shtėpi tė djegura,

del e thotė:

-Ju lutem burra, lironie rrugėn pėr gratė qė janė kallė.

 

28. Perde pėr ahur

 

Pas luftės, nė njė shitore tė tekstilit, nė

Skėnderaj, hyn njė fshatar nga Llausha

dhe i drejtohet shitėsit:

-Ju lutem, a keni perde pėr dritare tė ahurit?

Shitėsi: ( duke  e shikuar me habi)

-Ēka po thua lum jarani, njerėzit nuk po

kanė tė blejnė perde pėr shtėpi e ti thua pėr ahur.

-O burrė, unė nuk kam shtėpi, 

por mė duhet perde pėr dritaren e vogėl 

tė ahurit qė e kam adaptuar pėr banim,

se po tė kisha shtėpi  s`do tė

mėrzitesha fare pėr perde.

 

29. Hiqmi kėto shkina prej oborrit

 

Pas mbarimit tė luftės, njėri i kishte

“ gjetur” nė njė fshat tė serbėve

disa lopė tė mira, aso bardhezi. I merr

e i qon nė shtėpi, po ato nganjėherė hynin

edhe nė oborret e fqinjve. Njė ditė fqiu po

e thėrret tė zotin e lopėve e po i thotė:

-O kojshi, aman hajde hiqmi kėto shkina

 prej oborrit se s`po mund t`i shoh me sy!

 

30. O babi, po ecėn kapela e UĒK-sė

 

Njė familje nga Runiku ishte kthyer

pranė shtėpisė sė djegur. Derisa tė

rriturit pėrpiqeshin tė bėjnė pak vend

 pėr tė hyrė brenda njė voglush 4 vjeēar

uante nėpėr oborr. Kur e kishte vėrejtur

 njė breshkė, ai me zė tė lartė e kishte

thirrur babain:

-O babi, eja shih si po ecėn njė  kapelė e UĒK-sė.

 

31. Shtėpitė kabriolet

 

Pas mbarimit tė luftės, nė pjesėn

jugore tė Mitrovicės, derisa ecnim me

Hamdi Miftarin, njė serb nga

Runiku qė shkonte nėn pėrcjelljen e

 KFOR-it, prej sė largu po e pyet Hamdiun:

-Komsho, a din qish i kena shpijat atje nė Runikė?

-Aaaa, komsho, mos vet, shumė bet, sikur

tonat, kabriolet-iu pėrgjigj Hamdiu.

 

32. Serbėt pam-pam

 

Gjatė ofenzivės sė shtatorit tė vitit 1998,

 Hilmi Xani, njė ushtar i UĒK-sė, ishte

plagosur rėndė nė malet e Qyqavicės.

Pas luftės shkon nė Tiranė pėr njė

 kontroll tek mjekėt italianė. Duke hyrė

nė portėn e spitalit, njėfarė aparati nisi

tė fishkėllojė. Roja e ndali. Hilmiu

nxjerr nga xhepat gjithēka qė kishte,

por aparati prapė fishkėllonte.

Hilmiu atėherė nisi t`iu shpjegonte italianėve:

-Serbėt, pam-pam, dhe bėnte me dorė nga kėmba.

Kur e fotografuan nė aparat tė rentgenit, i thanė:

-Ti vėrtet armė nuk paske, ama pam-pam municion po.

 

33. Me ta thye edhe tjetrin krah

 

Njėri nga Rezalla gjatė luftės e kishte thyer krahun.

Dikur vonė, pas lufte shkon te mjeku nė Prishtinė.

Kur hyn brenda, mjeku po e pyet:

-Me kė je axhė?

-Me njė djalė kam ardhur-iu pėrgjigj i rezallsi.

-S`po tė pyes pėr djalin, po a je me Rugovėn a

me Thaēin- vazhdoi mjeku.

-Jooo, ne Drenica jemi tė gjithė me Thaēin-i tha ai.

-Qenka mirė me ta thye edhe tjetrin krah-ia ktheu

 mjeku me nervozė.

 

34. Plaku dhe kriteret pėr shtėpi

 

Njė plak nga Rezalla kishte shkuar tė

 ankohet pse ende nuk ia kishin ndėrtuar

 shtėpinė e djegur. Njė anėtar i komisionit

 komunal po i thotė:

-Mixhok, pėr t`i plotėsuar kriteret pėr

shtėpi, ti duhet tė kesh fėmijė nėn 5 vjeē,

 s`duhet tė kesh lopė, s`duhet tė kesh

tokė, traktor apo dikė nė botėn e jashtme.

-Demek- tha plaku me nervozė-sipas jush

unė po u dashka tė jem i vdekur dhe t`i

plotėsoj kushtet pėr varr, a ?

 

35. Hyri KFOR-i, na u paska luajt nėna

 

Njė plak po e sheh njė mocanikun e tij

duke ikur nė drejtim tė malit.

-Ou, ndalu burrė e mos u tut se kanė

shkuar serbėt, ka ardhė KFOR-i, erdhi liria, mos ik !

-Liria ka ardhė pėr ty se mua m`u paska luajt nėna,tha plaku i cili nuik kishte qenė bash i rehatshėm.

 
 
 
 
 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker