Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria

 

 

(AlbaNur tani publikon ne internet librin e trete te Halil Xanit me titull MAHI TE ZGJEDHURA. Keto mahi jane te shkruar si anekdota dhe permbajne ne thelb perditshmerine e jetes shqiptare ne Kosove.)

Per shkrime tjera nga Halil Xani, kliko KETU!

CHAT 18 PLUS KOSOVA LOVE RRETH USHKURIT

 
 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 
LIBRI I TRETE E I HALIL XANIT "MAHI TE ZGJEDHURA NGA LUFTA"

V   KUSH ĖSHTĖ KY PLAK KAQ I RI ? 

1. Ka vdekur Hajdari

 

Nė mbrėmje dikush thirri tek dyert e oborrit tim.

Doli djali im i vogėl tė shihte se kush ishte e ē`donte.

Kur u kthye mė tha:

-Babi, ishte njė djalė i Taloviqe e tė thirri se kishte

 vdekur Hajdari, po varrosej nesėr.

Tė nesėrmen me kolegėt gazetarė shkuam nė Kodrėn

e Dėshmorėve pėr ta pėrcjellur varrimin e

njė komandanti. Kur e pash Hajdarin nė livadhe

 duke ruajtur bagėtinė u thash kolegėve:

-A e shihni kėtė plak, mbrėmė kam qenė i thirrur

tė marr pjesė nė varrimin e tij qė ėshė dashur tė bėhej sot.

Ata mė shikuan me habi, ngase nuk e dinin se lajmi kishte qenė i rremė.

 

2. Ēelėsat

 

Duke ecur nėpėr trotuarin e njė rruge nė Mitrovicė,

shoku me tė cilin isha, kur i pa dy vajza nga drejtimi

 i kundėrt mė thotė se do t`i mashtrojė. Posa u

afruan ai nxori njė palė ēelėsa, po i sjell rreth gishtit

e po iu thotė:

-I shihni kėta ēelėsa, janė tė mercedesit tim.

-Qenkan si tė traktorit tonė-ia ktheu njėra.

 

 

 

 

3. Byreku

 

Mė heret ēmimi i byrekut dallonte,

 varėsisht se a ishte me mish a me

 djath. Pasi e hėngra byrekun, kur

desha ta paguaj, byrekxhiu mė pyeti:

-E patėt me mish, apo me djath?

-Vallahi nuk e di-ia ktheva, as

 s`kishte djath, as mish, ishte vetėm pite.

 

4. Ka gullash-s`ka gullash

 

Hyra nė njė gjelltore nė Skėnderaj

dhe pyeta se ē`kishte pėr tė ngrėnė.

Ai djaloshi qė punonte aty m`i numėroi

 disa lloje gjellrash e i ha se kishte

 edhe gullash. Kur i thashė tė mė

sillte njė gullash, ai ma ktheu:

-M`falni por gullash nuk ka.

-Po ju thatė se ka.

-Unė tė thash, se ashtu m`ėshtė mėsuar goja.

 

5. As me mish as me qyfte

 

Ditėn tjetėr, po nė atė gjelltore, derisa

 po drekoja, hyri njėri qė e kishte kuletėn

e hollė. Gjellbėrėsi i thotė se ka pasul me

 mish, ai ia kthen:

-A s`ka me qyfte a, atėherė ma sillni pasulin pa mish.

  

6. A ka biēikleta nė Mitrovicė?

 

Me Enver Bimbashin e Llaushės njė herė

shkuam me autobus nė Mitrovicė. Posa

zbritėm nga autobusi, unė me hapa mė

tė mėdhenj e lash atė bukur larg.

Ai po mė thėrret e po mė pyet:

-Halil, a din, a ka biēikleta me ble nė Mitrovicė?

-Pse – i thash, a biēikletė ke ardhė tė blesh a?

-Jo, mė tha- por desha ta marr njė,

mbase mund tė vij me biēikletė pas teje.

 

     7. Kur ėshtė e shtunė nė Skėnderaj?

 

Nė bifenė e Radios, nė Mitrovicė,

 pinim kafe me shokėt e punės.

Pasi ra fjala pėr ditėt e tregut,

njė shok mė pyeti:

-Kur ėshtė e shtunė nė Skėnderaj?

-Tė hėnėn-iu pėrgjegja shpejt e shpejt.

 

8. Kush ėshtė ky plak?

 

Bashkė me dhėndrrin po udhėtonim

 me makinė nga Theranda pėr nė Prizren.

 Diku rrugės, ai e takoi njė shok tė vetin

dhe e mori. Posa hyri ai shoku e pyeti pėr

mua, dhėndrrin tim:

-Kush ėshtė ky plak?

-Baballaku-iu prgjigj, ky.

-Mendova mos ėshtė babai yt kaq i ri

-ia ktheu ai shoku.

 

9.Tegllat n`aeroplan

 

Duke udhėtuar me aeroplan nga Prishtina

 pėr nė Dyzeldorf tė Gjermanisė e dėgjova

 kėtė dialog tė njė plaku e njė plake:

Plaku: Ēka dreēin i marrshe kėto teglla me speca?

Plaka: Pėr djalin, plak. Atje s`ka speca.

Ēka po ta zėnė tash rrugėn tegllat.

Plaku: Jo, rrugėn nuk po ma zėnė,

por bėri e u rrėzua aeroplani, tegllat thehen

e na prejnė.

 

10. Drutė e Xhelės si thuprat e mėsuesit

 

Me Kajtazin nga Skėnderaj po pinim ēaj.

 Nė ndėrkohė erdhi edhe Xhela nga Qubreli.

Ai e ftoi qė ta shkarkonin traktorin me dru tė

 mira pėr dimėr. Kur i shkarkojnė, Kajtazi i

pakėnaqur me drutė, i kishte thėnė Xhelės:

-Kėto drutė tua qenkan si ato thuprat me

tė cilat na rrihte mėsuesi nė shkollė.

 

11. Murseli e theu sahatin

 

Mursel Beqiri nga Likashani e kishte

pasur pėr merak njė sahat xhepi. Njė

 ditė i prishet diēka e ia jep tė birit

t`ia ndreq nė Prishtinė. Pas pak ditėsh

i prishet sėrish. I thotė tė birit:

-Ahmeto, bjerma njė ēekiē ta ndreqi sahatin.

-Po qysh ndreqet sahati me ēekiē o babė

-ia kthen ai.

-Ndreqet ndreqet-thotė Murseli dhe kur

 ia qon ēekiēin, ai e mori dhe e bėri copė-copė sahatin.

 

12. Mbylle-hape derėn

 

-Jam n`hall me kėta mashkujt e mi-iu

kishte thėn mysafirėve Mursel Beqiri

i Likashanit. Shkon gjysma e dimrit e mė

 duhet t`iu them: Ou, mbyllne derėn

 se u mėrdhimė. Pastaj shkon gjysma e

 verės duke iu thėnė: Ou lėreni derėn

 hapur se u kallėm nga zhegu.

 
 
 
 
 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster

eXTReMe Tracker