|
ALILLUJA
Ēėshtė ky
humor i zi?! Madje me njerėz tė gjallė, me kėrpesh pėrdore.
Deri sot kemi pasur humor tė bardhė, tė hollė, skofiar, me kripė
e sheqer.
Kemi boll barcaleta e batuta, vica e viēa.
Nga na doli tash ky hardall me humor tė zi, plot bezdi e qesėndi!
Kjo sėshtė shaka e mahi, as hokė e anekdotė. As romuze me
meduzė.
Kjo ėshtė shpoti me ironi, zi e mė zi. Parodi me lodra e kodra.
Kėsaj i thonė shaka me thumba, thepa e speca.
Ky ėshtė humor i verdhė, i mjerė. Sikur ta ketė nxjerrė nga arka.
Ndoshta ėshtė grotesk i territ e tmerrit. Kush ėshtė ky ēaravesh
qė na prish qejfin e leshin? Pse hyn nė tė palarat e botės? Pėr
kė i bie defit e loz me liderė e shenjtėr? Ne mezi i krijuam me
aq spica e karfica. Ai vetėm qesh e pėrqesh. Ne po hamė, po hamė...
Ani thotė ju preksha pėr tė mirė, he na prektė negroc!-
turfulluan humusorėt.
Arkadia qesh vetė mė vete:
Ėshtė humor i lirė
e i mirė. Vitaminė ABC.
Humor i gjallė,
krejt origjinal. Pesonazhet e gjalla nesėr bėhen fiktive.
Sėshtė mahi me
botėn, por me vetė kokėn: kur pėlcet gazit nga marazi, nga
sikleti e gazepi.
Sėshtė nga malli,
por nga halli. Humor prej zori.
Humor i zi unė
pėrfundi, e ti pėrmbi. Unė qesh e ti ngjesh.
Ėshtė herezi: kur
tė prishet qejfi e tė kėrcen dreqi.
Qesh me mjerimin,
fatin, vdekjen.
Pleqtė thonė
mozomakeq, sqenka mė vete!
Ėshtė nė humbellė e
sdi nga del!
Unė nuk jam Ai.
Ėshtė Alter ego.
Njė pulsim i
ēuditshėm i ndėrdijes. Katarzė e shpirtit.
Sot ėshtė kohė
horri e humori.
Nė ēdo tragjedi ka
edhe komedi.
Sikur tė mos
ndodhte kėshtu, do tė ēmendej bota.
Ruajna zot mendtė!
Edhe humori ėshtė
disidencė.
Mė mirė tė qeshim
sot se tė vajtojmė nesėr.
Mjekėt pa kufij
pėlqejnė
gazin pėr ta mbytur marazin, hallin e zavallin.
Unė kėnaqem kur ju
qeshni hahaha!
Ju preksha pėr tė
mirė!
Njė herė liderėt e
pastaj tė tjerėt.
Alilluja!
NĖ SEMAFOR
Njė ditė Ēaraveshi
ndeshet nė udhėkryq me Syleshin. Ai ishte xhindosur dhe iu
kishte kapardisur si buf:
A ti je ai Ēaraveshi, hė qeleshe?!
Qebesa, deri sot
sia kam ēartur kujt qejfin.
Ti, bre horr, bėn
humor, ani humor tė zi!
Kurrė nė jetėn time
skam bėrė humor, veēse nė paēa qeshur vetė mė vete.
Edhe zgėrdhihesh ti!
Pse fshihesh si mi? Dil ashiqare si partitė tona legale. Bėj
deklarata, kungata e urata
Se kam me sherr, o
karamel! Ėshtė gazavaj.
Ēfarė gazi e vaji
nė kėtė vapė?
Po, edhe unė jam
qenie e gjallė. Kam tė drejtė tė qesh e tė zdesh.
Ke tė drejtė, por
jo tė bėsh sakrilegj. Ti po luan me shenjtėr e liderė.
Po, edhe ata po
luajnė mbyllasyzash.
Nė politikė ti hiē
smerr vesh.
Gjithė ditėn ha
pėrshesh.
Lidhja jonė ka
shtrirė degėt nė gjithė botėn.
Po, ia ka lidhur
kėmbė e duar Kosovės.
Ne bėmė zgjedhjet e
lira demokratike.
Bėtė zgjedhėn e re.
Tash presim vetėm
njohjen formale.
Vaji juaj ka
mbėrthyer nė lot botėn.
Se sheh si po
hyjmė pėrditė nė Evropė?
Po, njerėzit tanė
po ikin nė fllad.
Sa mė shumė tė ikin,
aq mė e fortė paqja.
E kush e xigloi
Kosovėn?
Kosova tani ka rėnė
kėlluq.
Kush e shmangu
luftėn, he taravol?!
Luftėn e shmangėt,
por jo pushtimin, o kalavesh!
Ehu, pushtimi ėshtė
i gjatė mbi njė qind vjet! Ti kujton ta heqėsh pėr njė ditė, hė
teveqel! Sė pari tė ēlirohet Shqipėria, se te ne vjen vetė Liria.
Shqipėria ėshtė
shtet me sovranitet.
E kush e shpalli
pavarėsinė?
Pavarėsinė nė letėr?!
Njė herė nė letėr,
pastaj nė vepėr. Nė mos kėtu, e bėjmė nė eksil.
Si sheh gjithė
kėto dafina pėr rrugėn tonė paqėsore?
Janė dafina
qumėshtore ato.
Sot gjithė bota
sillet rreth nesh. Tash do ta marrim edhe Nobelin e Paqes. Me
fat!
Ani, pak a, hė
vesvese! More, ne zor e kemi me Serbinė se kollaj ia bėjmė me ty.
Po, me Serbinė keni
kumbari.
E sheh si lulėzon
biznesi? Kosova ėshtė bėrė Zepter, ku mishi piqet e nuk
digjet.
Po, ėshtė pėrzier
leshi e biznesi.
Atje ska as vaj,
as sheqer. Neve na mbajnė si pėllumbat.
E di ti se edhe ne
kemi pushtet: president, premier e parlament?
Po, vilni taksa e
bėni maska.
Veēsa tė fitojmė se
ta tregojmė ty qejfin!
Veē tė fitojmė se
edhe unė do ti bie defit.
Po, ēshkretove ti,
tė bėsh kaq sakrilegj?
Natėn e Vitit tė Ri
e mbyta njė mi.
Si, si? Njė mi!
Posi. Kishte
shkelur pragun e shtėpisė dhe kisha tė drejtėn e vetėmbrojtjes,
natyrisht pa gjakderdhje.
Po, ēngjyrė kishte?
Ngjyrė miu, bre, si
tė policit!
Paske bėrė
sakrilegj. Miu ka shumė gjene tė njeriut.
Edhe unė e preva
njė pulė, po desh mė ra tė fiktė.
Mirė qė stė ka
rėnė pika!
Uh, qenka ndalur
drita nė semafor!
Ik, ik se po na
shkel ndonjė pizgauer!
BALLKANI
Ballkan
turqisht do tė thotė vargmal. Nė antikė quhej Hemus,
pra gadishulli i Hemit pellazgjik.
Sigurisht ky
vargmal ėshtė krijuar nga trysnia tektonike Lindje-Perėndim.
Ky vargmal i ka
bėrė ballkanasit pakėz malokė.
Ballkanizmi pėr
evropianėt ėshtė baltak, sinonim indoevropian i primitivizmit,
njė konglomerat popujsh e kulturash laramane.
Ballkanasit janė
quajtur edhe ballabanė e ballkabanė!
Mirėpo, Ballkani
ėshtė njė ballkon i Evropės qė sheh Babilonin.
Aty ėshtė luajtur
balet i pėrgjakshėm dhe janė kėnduar shumė balada.
ATDHEU
Ėshtė dheu i tet
dhe i sate amė, qė quhet edhe mėmėdhe.
Poetėt e thėrrasin
me dashuri ATME.
Atdheu ėshtė djepi
i ninullave, baladave e legjendave. Malli i fushave, maleve,
lumenjve, liqeneve e detit. Qielli ku vallėzon shqiponja.
Aty lindin dashuria
e parė dhe kujtimet pėr shokėt e miqtė.
Ėshtė dashuri e mall i mėrgimtarit. Ngado tė shkosh, rron me tė.
Shpirti nė atdhe e trupi nėpėr botė.
Atdheu ynė ka qėlluar i hollė e pakėz kurriz dhe shpesh
rrėshqasim prej tij. Ishte udhėkryq, ku vėshtirė ngrihej shtėpia.
Shumė herė u gjend nė gjirin e perandorive.
Sa herė janė shembur perandoritė, kanė marrė nga njė copė tė
dheut tonė.
Uh sa shumė i kemi dhėnė botės, sa pak vetvetes!
Atje derdhemi si ujė e pėrhumbim si rėrė.
Jemi kryelartė si Albanidet dhe se pranojmė dot robėrinė.
Vetėm malet kanė ruajtur gjuhėn e shqipeve.
Jemi ndėr popujt e rrallė antikė, qė ka mbijetuar historinė.
Kemi njė gjuhė tė lashtė qė na ka dhėnė emėr, por tash kėqyrim
si ta shqyejmė.
Ne zogjtė e shqipes!
PAQJA
Ėshtė fjalė
latine pėr fashitjen, qetėsinė e harmoninė. Pra, gjendje e
amullt, pa grindje e armiqėsi sikur nė Mars. Paqja ka ngjyrėn e
bardhė qefin.
Adhuruesit e saj quhen paqedashės, paqėsorė e
paqebėrės, sepse paqetohen mirė nė ambalazh.
Qepen si rruaza tė bardha, sepse nuk kanė
fare rruaza tė kuqe tė gjakut.
Paqja gatuhet si
pogaēja, me miell, ujė e zjarr.
Pėr paqen e
pėrjetshme kėndohen rekuieme dhe thuren kurora dafine.
POLITIKA
Thonė se politika
ėshtė art i sė mundshmes .
Pra, ajo qė smund
tė bėhet sot, lihet pėr nesėr.
Nėse fjala politikė
vjen nga gr. polis-qytet, atėherė, si mund ta sunduakan
qytetin fshatarėt?
Mirėpo, nėse politikanėt janė barinj tė popullit, atėherė ata
doemos duhet tė jenė fshatarė.
Politika sot ėshtė
arti mė universal. Me tė mund tė merret gjithkush, sidomos
kimistėt, mjekėt, matematikanėt. Uh kimistėt qė prodhojnė plehra
kimike! Ih matematikanėt e veprimeve algjebrike e figurave
gjeometrike! Uh mjekėt qė smund ta drejtojnė trupin e lėre mė
kokėn!
Politikanėt janė si
polipėt.
Nėse politika qenkėsh art, atėherė ai ėshtė arti mė i shėmtuar.
Filozofi Karel Kosik ka thėnė:
Politika nuk ėshtė as art dhe as shkencė, por lojė pėr pushtet
dhe me pushtetin
Shumė mė tepėr nė tė paraqiten vdekja,
fanatizmi dhe kalkulimet sesa humori dhe qeshja.
DEMOKRACIA
Demokracia na erdhi
me tė gjitha tė mirat: dashurinė e lirė, tregun e lirė, jetėn
e lirė...
Mund tė flasėsh e
tė pėlcasėsh, tė vrasėsh e tė vetėvrasėsh lirisht.
Mirėpo, sėrish mbi
demon shalon kracia. Toleranca ėshtė e demos,
sundimi i kracisė. Shteti bėhet vetė pushteti.
Pushtetin e pushtojnė hipokritėt, kodoshėt e servilėt.
Dinjitarėt rrallė vijnė aty. Edhe kur vijnė, hiqen shpejt.
Zor ta sundojnė
veten, e lėre mė tė tjerėt.
LIDERĖT DHE POPULLI
Populli ankohet nė
liderėt pse i hanė fjalėt.
Liderėt ankohen nė
popullin pse nuk ėshtė mė i urtė e mė i butė.
Proverbi latin thotė:
si populli, edhe liderėt.
Liderėt kanė dalė
nga loza e popullit.
Populli ua jep votėn
dhe i mban nė kurriz.
Liderėt janė barinj
me maska tė popullit.
Liderėt luajnė me
popullin.
Por edhe populli
qesh me liderėt.
Au, auhaaaaaaa!
TRYEZA E GJELBĖR
Mendja dhe dora e
njeriut kanė shpikur tryeza tė ndryshme: tryezė buke, tryezė
pune, tryezė tė rrumbullakėt, trekėndėshe, katėrkėndėshe
Po, tryeza e
gjelbėr, ēėshtė kjo?
Aty bėhen lloj-lloj
sallatash: pambukore, jeshile, ruse
Aty grihen lakra, tranguj,
karota e patate, qė pastaj pėrzihen me vaj, uthull, kripė e
salcė.
Nė tryezėn e
gjelbėr bėhen pazarllėqet mė tė mėdha. Coha e gjelbėr nuk ua
vret sytė diplomatėve dhe nė fund mbulon tė gjitha salltatat e
tyre.
Tryeza e gjelbėr
quhet ndryshe edhe tryezė e sallatave.
TRI OPSIONET
Para luftės shqiptarėt kishin mbetur varur nė tri opcione
politike si nė tre litarė.
Kur luajnė sendet gjetkė, do tė luajmė edhe ne,
-thoshin liderėt.
Ato vetėm neve po na prsnin!
Tri opcionet politike ishin bėrė si tri fatitė mbi foshnjėn qė
qante.
Vetėm nuk dihej se cila do tia priste kėrthizėn.
MODUS VIVENDI
Njėherė diplomati amerikan Riēard Holbruk qe pyetur nė njė
konferencė shtypi edhe pėr ēėshtjen e Kosovės.
Ai pati deklaruar se pėr Kosovėn parashihet njė zgjidhje
modus vivendi.
Partitė tona simotra mėnjėherė kishin shfletuar enciklopeditė
dhe fjalorėt e gjuhėve tė huaja.
Modus vivendi-
mėnyrė jetese; kushte qė mundėsojnė, sė paku pėrkohėsisht,
marrėdhėnie tė drejta paqėsore ndėrmjet dy palėve kundėrshtare.
Mrekulli!-
kishin brohoritur liderėt tanė duke fėrkuar duart.
Modus vivendi, modus vivendi
qenka trus e mos luaj vendi!
LUCI
Njėherė para luftės diplomati gjerman Martin Luci/Lutzzi/,
pas Bosnjės, kishte vizituar edhe Prishtinėn. Gjatė darkės
Gjergj Liberali e kishte pyetur si nė besė:
Allahile, zotėri, a jeni edhe Ju shqiptar?
Jo, jo, unė jam gjerman, racė ariane!- ia kishte pritur me habi
diplomati.
Mirėpo, nė Gjakovė ka plot Luca, zotėri. Ata ose kanė ardhur me
gotėt aty, ose kanė ikur qė herėt nė Gjermani.
Ne jemi aleatė tė moēėm. Sa herė keni humbur Ju, kemi humbur
edhe ne! Dikur me gjeneral Pikolominin, pastaj nė Luftėn e Parė
dhe tė Dytė Botėrore. Tash kemi mbledhur mend dhe do tė fitojmė
patjetėr!
EUREKA
Njėherė Gazmend
Pula i Helsinkit kishte bėrė njė ve, duke i kakarisur njė gazete
tė huaj se zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės na qenkėsh nė njė
konfederatė jugosllave:
Sot kjo gjė
konsiderohet si herezi, por nė njė mėnyrė tė qetė tė gjithė me
kėtė po pajtohen.
Pula, kėndesi dhe
zogu nuk bėjnė assesi pa krushqi. Meraku i ha tė jenė aty ku
lidhet e pritet fati.
|