Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria

 

 

(Autori eshte Profesor dhe librin e tij para botimit me mahi ka vendosur ta botoje kohe pas kohe ne AlbaNur. Deri ne botimin e librit Profesori do te mbetet ANONIM.)

CHAT 18 PLUS KOSOVA LOVE RRETH USHKURIT

 
 
Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 
HUMOR POLITIK - MAHITET ARKADIA

Ne jemi populli mė i pasur me lėmenj.                                                      Kemi lėmė burrash, lėmė grash, lėmė leshi, lėmė drithi, lėmė drush, lėmė thish, kuajsh e gomarėsh, lėmė dreqėrish, lėmė politik, artistik...                                                                                           

Lėmi i drithit ka njė strumbullar mbi duaj tė shtruar, ku kuajt lodrojnė nė lėmė deri nė hėnė.                                        

Kur shijmė mirė lėmin, shtrojmė Darkėn e lėmės, si njė ritual magjik. Hamė kallamoqa tė zier, fasule me groshė, kėrtolla me patate, petulla nė ujė, mazė tė zier, flia me mbrume, ēervish e kunguj dervish, pekmez me dardha turshi, bibanė, gica, keca,qengja tė pjekur...

 

Pimė verė ilire me kunguj, pocerrka e vegsha, tambėl zogjsh, abramoz, tambėlborė, kos tė kulluar…

Tė gjitha kėto janė specialitete dardane nga serrat tona tė specave, lakrave patėllgjanave e kastravecave. Janė nga fermat tona tė buallicave, berrave e derrave, demave dardanė, hamshorėve e pelave tė azdisura, deshve e cjepve, qė i ruan vetėm njė qen i madh sharri.

Atė natė zbret gjithė koha e artė nė tryezėn dardane.  
Hapet qielli dhe populli  kėnaqetr dukė ngrėnė e duke pirė nė ekran.

Shėn Pjetri kėndon psalmin pėr Darkėn e lamės, si njė yshtje magjike pėr Dhemetrėn. 

Pastaj hedhim valle, i biem kavallit dhe luajmė kapuēas.

Ne jemi aq tė zotėt, sa gjithherė shijmė lėmin!

 

MOTI I RI ‘92

Ky Mot i Ri na solli shumė risi. Mbi tė gjitha vezulluan e rraplluan saēet e antenave satelitore.

Shqiptarėt thanė: tė bashkohemi pėr dy orė, nė mos pėrtokė, si zogjtė nė qiell.

Tash shpallėm Pavarėsinė e po presim Lirinė.

Fort u gėzua edhe Nėnė  Hyria, bėri qullin e qiti flia.

Paqėsorėt humbėn durimin vetėm nė njė pikė: dolėn nga gjiri familjar pėr ta pritur Motin e Ri fatbardhė.

I ranė Rrugės Paqėsore tė kryeqytetit, lakuan Kurrizin dhe thyen Qafėn  nė Dorė, duke e mbushur spic njė natė, dy, tri …

Nuk i shihet fundi kėsaj rruge. S’mund tė presim mė. Jetė ėshtė kjo.           

Na mbuluan thinjat, rrudhat… Si e ka shkruar zoti: i gjalli me tė gjallėt, i vdekuri me tė vdekurit, i pasuri me tė pasurit, i urituri me tė uriturit, i burgosuri me tė burgosurit, i mėrguari me tė mėrguarit…

Ra xhazi e pėlciti gazi. Adelina kėndoi hitin Moj e mira nėpėr therra, tė prita, tė prita sa ke vera…

Kėshtu dėshmojmė para botės se vėrtet jemi popull i qytetėruar, qė di ta mundė pushtuesin nė mėnyrė tė kulturuar!

BEKIMI I ZOTIT

Prejse na pėrgėzojnė pėr festa presidentėt e partitė politike me uratėn Zoti i bekoftė shqiptarėt ka filluar tė shtohet mbarėsia e pjelloria.

Nė livadhe ka mbirė bari e po rritet mullari.

Jemi bėrė komb vėrtet i bekuar. Na ka mbulur hiri hyjnor, dashuria e urtėsia,  sa as zogjtė nuk tremben prej nesh.

Ėshtė rritur harmonia dhe rrallė e pėrmall vritemi mes vete.

Jemi rrėnjė e lashtė, prandaj nuk na ka humbur Zoti.

Sot kemi mė shumė parti se vetė fiset ilire dikur.

Kemi mė shumė princėr me shpura sesa kėshtjella.

Kemi tri fe, qė i luten Zotit pėr ne.

Falna, zot mėkatet!

Kurrė nuk kemi qenė mė unikė nė Atdheun e ndarė nė pesė shtete.

Pėr hir tė paqes e stabilitetit, flijojmė edhe sovranitetin.

Duke ndėrruar ēatinė, shembim edhe shtėpinė.

Bubullimė te Shkambi i Kavajės!

Jemi zogj tė shqipes, qė fluturojnė lart e larg.

Nė stinėn kur duhet tė bėjmė diēka, thyejmė qafėn tjetėrkah.

Mora rrugėn pėr Janinė...

Aq shumė e duam Atdheun, sa pėr tė lėmė kokėn nė fund tė botės.

Vetėm kur dalim jashtė, shkėlqejmė si yjet.

Atje kėndojmė O e bukura More!

Atje kėrkojmė lirinė, vetėvendosjen e pavarėsinė.

Zoti na ndihmohtė!

Ata qė na bėjnė bekimin, paēin edhe uratėn tonė!

Zoti i i shėlboftė!

 

SHQIPTARĖT NĖ EVROPĖ

Kur fyu era e demokracisė dhe ra Muri i Berlinit, shqiptarėt  klithėn:   Edhe ne si gjithė Evropa!

Pastaj kėnduan: Jemi popull paqėsor, hyjmė nė Evropė me kalem nė dorė!

Shqiptarėt mėsynė Evropėn kush kėmbė, kush me kalė e gomar.           Kaptuan male e fusha dhe ēanė detin me gonome.

Eksporti ynė mė i madh u bė gjindja e gjallė.

Njė herė burrat, pastaj fėmijėt e gratė pėr ta ngrohur Evropėn plakė.

 

DY GISHTAT

Gjatė rezistencės sonė paqėsore gjithė veprimi politik ra nė dy gishta, si vejgė e hapur.

Kur na thyen gishtat, i futėm nė gojė. Dikush ofshani thellė:

More, ne s’mund tė fitonim me grushte, e lėre mė tash me gishta. Mė parė pėr dy gishta fytyrė e dy gishta vend janė bėrė gjaqe. Kėta dy gishta pėrpjetė ma ēojnė mallin e kėmbėve bigė. Gishti vihet nė tėmth dhe aty ku e ka vendin.

PĖRRONI I KEQ

Kur ra ora policore, Surroi thoshte bini kėmborėve dhe rraplloni tepsitė e kusitė, sepse kėshtu do t’i trembim demonėt e kaltėr dhe do ta lėvizni orėn e ndalur. Njėmend ora policore  lėvizi, por ra nata e thellė e pushtimit.

Mė pas, Surroi shpiku mjete mė radikale pėr ta varrosur dhunėn.

Diku gjeti  njė tabut, ngarkoi ca gurė e cunga dhe parakaloi Rrugės Paqėsore tė kryeqytetit.

Te Pėrroni i Keq i dha lamtumirėn e fundit dhunės, duke e rrafshuar me njė buldozer.

Mjerisht, atė verė ranė shira sixhim dhe u ēua Pėrroni i Keq, bashkė me dhunėn vampir.

Mirėpo, rruga jonė qumėshtore kishte zgjuar admirim tė lartė nė botė dhe se njė ditė do tė shpėrblehej patjetėr.

Sigurisht, dy si grusht e njė si bisht.

 

MJEDISI

Nė Shtime kishte rėnė sėrish tifoja e zorrėve. Zorrėt gėrryenin, gėrhisnin e grinin. Tash edhe minjtė kėrcėnonin me ethe.

Hajdar Shtimja u bė pus dhe iu kėrcėnua kryeqytetit:

Na keni lėnė si zorrėn nė prush. Na kanė ardhur rropullitė nė grykė. Ka shterė ujė e kemi rėnė nė fund tė pusit. Tash na sulmojnė edhe minjtė. 

S’ėshtė Shtimja zorrė qorre, ore, por kėrthizė e Kosovės. Kėtupari bien rrugėt pėr Shkup e Shkodėr.

Ta dini grurė tė kuq: Po ra Shtimja, ra Tetova e Gjakova, ra Tropoja e Rugova!

Kryeqendra politike e mori rebelimin si kėrcėnim serioz tė paqes. Mblodhi tė gjitha degėt e nėndegėt e lisit dhe filloi dėlirjen e puseve, pa u lagur fare.

Filluan edhe ligjėratat e para pėr mjedisin.

Ligjėrues i parė  ishte Ali Sadria:

Te pusi gjen vend gjithmonė virusi.

Sot duhet tė ruhet ekuilibri i drejtė mes botės bimore e shtazore. Tė lėvizin lirshėm ajri, uji, njerėzit e minjtė. Minjtė sikur e kanė prishur pakėz baraspeshėn, sepse kėrcėnojnė me ethe.

Ligjėrues i dytė ishte regjisori Fadil Hysaj:

Mjedisi ėshtė pjesa mė e hollė e trupit. Aty janė tė vendosura organet qendrore. Mjedisi duhet ruajtur mirė e shtrėnguar fort. Po u thye mjedisi, prishet ekuilibri ekologjik.

Mė nė fund, nė Shtime ishte vėnė ekuilibri politiko-ekologjik me njė fontanė, qė tash rrjedh nė tri dete.

RELAKSIMI

 

Gjatė luftės shumė banorė tė kryeqytetit baritnin dhiareve tė Gėrmisė. Kur i pa njė ditė njė plak i Marecit u ēudit sė tepėrmi:

Ē’bėjnė kėta, ore! Kullosin bagėtinė a mbledhin kėrpudha pas shiut?

Dikush i tha se bėjnė relaksim. Nga presioni i madh iu ka kėrcyer gjaku.

Hajde more!- ofshani plaku. Mali na qenka bar gjaku!

Nėse iu ka kėrcyer gjaku, le tė dalin nė mal si ata shokėt. Edhe ata kishin tė njėjtin hall, por tash iu qarkullon gjaku lirisht.

Ėhė, kėta tė kryeqytetit e paskan gjakun e ulėt!

JASHTĖTOKĖSORĖT

Kur njėsitet tona sulmonin postat e policisė serbe, mizėria jonė tmerrohej: kjo ėshtė dorė e zgjatur e Serbisė pėr tė na masakruar!

Ata qė i kishin parė thoshin se ishin njerėz tė gjatė, me mjekra dhe me tesha lara-lara.

Njė djalė kishte shtuar me ironi: sigurisht kėta janė jashtėtokėsorė, nga Afėrdita a Marsi? Kanė parė nga lart se ē’po bėn Serbia dhe po e ndėshkon. Zoti ėshtė i madh!

 

RAMĖ BUJA NĖ RAMBUJE

Pasi mori njė lule nė ballė, Ramė Buja ra nė Rambuje.

Fancezėt u shastisėn pėrnjėherėsh.

O Zot, ēfarė koincidence!

 A ėshtė e mundur tė jetė ngjallur gjenerali i kėshtjellės sonė!  

Po, po unė jam vetė Ramė Buja.

Erdha nga fronti ta drejtoj Versajėn.

MALLKIMI I GJAKUT

Pas zgjedhjeve tė para tė pasluftės, kryeqyteti kishte gdhirė me njė grafit tė madh nė asfalt:

Prishtinė, zemra ime, haram tė qoftė gjaku im!

Mizėria u habit: kush ėshtė kundėr vullnetit tė popullit!

Shumica nuk e di ē’ėshtė lufta.

Dikush tha se ėshtė mallkim i gjakut.

Kush shkel mbi gjakun e vet, ditė tė bardha nuk pret.

Fiton hiē mė pak e hiē mė shumė se meriton.

Me shėndet!

TRIMAT E YLBERIT

Nė Nėntorin e madh qenė mbledhur  nė Grand-Prishtina burrat e dheut pėr tė kremtuar 600 vjet tė lindjes sė kryetrimit tė Arbrit.

Kishin folur me radhė akademikė e shkrimtarė, bajraktarė e gjuhėtarė dhe nė fund kishin mbjellė njė bredh, duke e larė me lotėt ēurg.

Pastaj trimat e ylberit i kishin rėnė fup e fyp njė viēi , duke shirė darkėn e lamės.

Gjergji ishte ngashėryer shumė, por i  kishte shkuar pakėz buza nė gaz:

Oh trimat e mi tė uruar, sa tė tmerrshėm qenkeni!

Unė as kaq groshė nuk kam ngrėnė njė mot tė tėrė me gjithė ushtrinė time.

Amen, ndaleni kėngėn e gjėmėn se m’i lėkundni eshtrat! 

Po, ē’ėshtė ky himn kaq i bardhė? Unė kėtė kurrė s’e paskėsha dėgjuar!

Unė bėra ē’duhej bėrė pėr Arbėrinė. Po, ju ē’bėtė pėr Udhėn e Arbrit?!

Lehtė ėshtė ta kapėrcesh ylberin pas breshrit.

Pa, ngjiteni njė herė deri nė Prekaz e faleni para Birit tim tė madh!

Ah trimat e ylberit!

 
 
 
 

 

  

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster

  eXTReMe Tracker