Bene Start Faqe

Lajme Shqip | Muzike Shqip | Filma Shqip | Chat Shqip | Mp3 Shqip | Video Shqip | Humor Shqip | Horoskopi Shqip | Big Brother | Lojrat
Faqja Dashuria per takime me Web Cam eshte FALAS per t'u Regjistruar!

 

 KOSOVA LOVE CHAT 18 PLUS RRETH DASHNISE

(Autori eshte Profesor dhe librin e tij para botimit me mahi ka vendosur ta botoje kohe pas kohe ne AlbaNur. Deri ne botimin e librit Profesori do te mbetet ANONIM.)

 

 
 

Humor Politik "Mahitet Arkadia"

 

ALKIMISTI

 

Alkimia eshte nder shkencat me te vjetra, qe ka bere mrekullite e botes. Ajo ka shpikur gurin e mrekullise, i cili i ka shnderruar gjithe sendet ne ar

 e margaritare.

Akademik Nexhat Daci eshte nje alkimist i famshem, qe ka marre shume medalje te arta per zbulimet alkimike. Ai ka shpikur edhe shume formula te reja magjike e politike. Çudi, si e ka harruar deri sot Nobeli!

Pas lojes 12-vjeçare cicmic me Akademine e Shkencave dhe te Arteve te Kosoves,  Daci kishte kercyer tap-rrap nga pullazi i Akademise ne kulmin e Parlamentit te Kosoves.

Daci eshte i lindur per alkimine e bashkedyzimeve politike. 

Ai di ta luaje mire lojen Maca-mini!

 

KOALICIONI

 

Pas takimit koke me koke ne kabinetin e bardhe, kryeparlamentari i  kishte thene kryeministrit

Vetem Zoti mund ta prish koalicionin tone qeveritar. Koalicioni i palekundshem do te kete edhe mbeshtetjen te krijuesi meshirues dhe bamires Zoti, te cilit i falemi te gjithe…

Kryeministri ishte lumturuar shume per kete bajram te vogel.

Natyrisht, Zoti ka fuqi te madhe per mbeshtetje dhe ndeshkim.

Mirepo, ne qofte se luan bisht Daci, koaliconi mund te shembet dhe t’i zere se bashku dacin e macin.

 

Ne DET

Kryeparlamentari Daci kishte rene ne det mu Diten e veres, kur detaret po ngrinin velat, ndersa kopshtaret kishin dale neper ullishta. Daci ishte frymezuar shume nga deti, duke u bere edhe poet metaforik:

Asnje ere nuk do ta pengoje anijen e Kosoves te arrije limanin e saj. 

Akademiku i kimise ishte bere edhe historian i famshem:

Historia per te gjithe ne ishte e tille çfare ishte dhe nuk mund ta nderrojme e as ta korrigjojme ate. 

Edhe kryepari i Ulqinit ishte ngazellyer shume :

Kosovaret jane te mirepritur gjithmone ne Ulqin, i cili eshte i njohur per detin dhe ullinjte, qe jane simbole te paqes. 

Gjate drekes me peshk e vere te kuqe te dy lideret ishin marre vesh per binjakezimin e Presheves dhe te Ulqinit, keto dy bonjare tona  qe mbeten ne  Sllavi.

 

REBELIMI I PARe

 

Nje dite edhe Daci  ishte rebeluar si kacagjel ne UNMIK-un se po ia hante persheshin:

Disa departamente te UNMIK-ut do te donin ndoshta qe edhe nje shekull te qendrojne ketu. Pse ta leshojne ata Kosoven? Rrogat e tyre jane aq te larta çfare nuk jane ne vendet e tyre… Ne kemi vajza te bukura, restorante ndoshta me te mirat ne regjion.

Nje zonjushe jona ishte lenduar shume, duke e quajtur Dacin hiç me pak se Narcis, si imitues i zbete i Titos, me t’i veshur kostumet e bardha, apo prej reklamuesi te zjarrte i “ United Colors of Benetton”, me t’i veshur bluzat pembe, te verdha apo xhemperet fosfor gjelber, e i ulur mbi mobiliet e bardha te lekures

Bota e kishte komentuar kete fenomen si kompleks frojdian.

 

MAHIA

 

Nje dite UNMIK-u pergenjeshtroi Dacin se Holkeri paska dhene pelqimin per nderrimin e Kornizes kushtetuese.

Kane mundur t’i thone pakez me bute: pse po mahitesh, baci Dac!  

Nje here tjeter Daci ishte zene gafil:

Ne Vjene do te shkojme o te gjithe bashke, o hiç.

Mirepo, Daci e kishte luajtur bishtin dhe ishte bere Dyshi.

Surroi kishte thene se Daci tash nuk shet tenxhere Zepter,por mjegull! 

Uh, yh,  çfare rrene!

Daci nuk e kishte zier mire rrenen ne Zepter. 

 

LIGJeRATA

 

Perdite e me shume Dacit po i hyn vetja ne qejf. Çdo mengjes keqyret ne pasqyre, lemon frizuren gri e merr poza si te shkelqeje me bukur ne sallen ovale.  

Ngrefoset e kapardiset, vardiset e kreshperohet kacagjelthi: 

Daci ka teper shume shkolle. Daci ka teper shume medalje akademike, jo vetem te brendshme, por edhe te jashtme. Çdo fjale e Dacit eshte platforme, eshte program …Une diskutoj per rezultatin vetem pasi ta shoh ate. Une sendet i perceptoj me milimeter. Jam shkencetar ne institucione.

Une vazhdimisht eci shume ngadale, por as nuk stagnoj e as nuk terhiqem prapa. Kur them se jam i pagabueshem, e bej me qellim, sepse dua t’i provokoj proceset.

Une e di saktesisht kur duhet te veproj. Nuk jam as mendjemadh, as i kompleksuar. Do te vazhdoje ne kete menyre, sepse keshtu do te mbahem mend me gjate. Tash jam Dyshi, por neser mund te behem Njeshi i Kosoves.

Naten e Vitit te Ri 2001 vete Hakerupi  eshte kthyer te pershendetet me ne dhe me ka ofruar vendin e presidentit te Kosoves, ne pranine edhe te vete Presidentit aktual.

Gazetaret e disa analiste nuk mund te me mbajne leksione.Koka ime vlen me shume se nje tender.

Heu, une Dac Baci, mbret i minjve e maceve!

Ehe-he, he-he, hi-hi!

Une alkimisti Zepter, qe prarova guralecet magjike!

 

 

LABORATORI

 

Pas deklarates se Solanes se disa njerez te partive politike qendronin pas protestave te marsit, Daci kishte deklaruar ne Prizren :  

Une jam shkencetar dhe pa pasur analizat laboratorike nuk mund te them asgje lidhur me kete deklarate.

Ndersa duke u kthyer u garantoi shtimjaneve:

 Anija e quajtur Kosove, me gjithe valet qe nuk i jane dashur, lundron kah limani i saj i sigurt qe quhet pavaresi...

Shtimjanet u gezuan shume dhe shkuan t’i presin biletat e para per ne det. 

 

PLAFI

 

Gjate perurimit te salles ovale te Kuvendit, Daci qe perbetuar:

Institucionet e Kosoves nuk jane te gatshme ta fshijne historine shqiptare ne Kosove dhe nuk jemi te gatshem te bejme inzhinierig me kulturen e traditen tone, e cila eshte pranuar edhe nderkombetarisht.

Mirepo, Daci luajti bisht menjehere pas takimit me Solanen e Patenin, duke mbuluar me plaf  muralet historike te Kuvendit.

Menjehere edhe Qosja kishte hedhur hijen e dyshimit: 

Kush mund t’i siguroje qytetaret e Kosoves se nje njeri i tille, per te shpetuar veten ne kiç-karrigen ne te cilen humbet kur ulet, nuk do te mbulonte neser me suva, me pelhure a me ngjyre te zeze edhe pavaresine e Kosoves!?

Daci luhatej ende ne karrigen e larte, praruar krejt me ar.

 

Ne BREZARE

 

Ne pike te dimrit Daci kishte dale ne Brezare per ta peruruar vilen e tenderit. E kishte bere sefte me pritjen e ambasadoreve greke e italiane ne Beligrad.

Daci ishte veshur sport. Salloni ishte i bardhe si bora, ndersa Daci vezullonte si veze e argjendte.

Atmosfera ishte e kendshme, meqe pikepamjet e tyre puthiteteshin si pellumbat ne bore.

PROFECIA

 

Mot i Ri  kishte ardhur plot hijeshi. Te gjitha institucionet, ministrite e partite kishin organizuar pritje per gazetaret, duke reklamuar bemat e tyre politike. Gazetaret ishin kenaqur duke ngrene, duke pire e duke qeshur.

Vetem Daci kishte bere nje  rreshqitje. Kishe kercyer gardhin per te rene ne Bashkesine Islame, duke harruar se nuk ishte as ramazan, as Bajram!

Aty kishte mbajtur nje ders politik:

Ne i kemi permbushur standardet me mire se 50 per qind e dynjase.

Ne kemi nje sistem te mire koalicioni, qe do te mund te merrte vendime kompetente per çeshtje fundamentale dhe frikesohem se kete nuk do ta kemi pas zgjedhjeve te ardhshme.

Mendoj se keto zgjedhje do ta sjellin Serbine ne kufijte qe meriton. eshte vazhdimesi e asaj politike qe i ka reduktuar mjaft kufijte e Serbise, e shpresoj se do te kene fat te çlirohen edhe Vojvodina dhe Novi Pazari. 

Ajme, çfare profecie alkimike!

 

VIP-BIP

Kronikat shkruajne se Daci ka blere veturen superluluksoze Ford excursion VIP 2005, me çmim te liruar ne treg 236.500 euro.

Sikur te peshoheshin eurot ne njeren ane dhe Daci kembe e krye ne anen tjeter, te parat do t’ia merrnin anen.

Kronikat thone se makina eshte e blinduar ne nivelin me te larte te standardeve nderkombetare .

Ky mall eshte blere per nevojat fiziologjike dhe  per arsye te sigurise emergjente te kryetarit te Kuvendit, per ta ruajtur nga breshri kete ekzemplar te rralle ne bote.

Sot per sot kjo eshte mburoja me e sigurt per ithen e Dacit dhe per ekskursionet e tij deri ne vilen e tenderit ne Brezare.

Thone se Daci ka nisur edhe Qendren Protokollare ne Germi, me vlere 3.303.665 euro. Kjo qender madheshtore do ta hijeshoje tere hapesiren e blerte te Kosoves dhe do te sherbeje per relaksim te deputeteve ne oret e lira. Aty do te luhet loja maca-mini.

Daci ka veshur edhe tere Parlamentin me pasqyra, per te pare me bukur veten duke ardhur me Ford excursion VIP 2005.

Daci dredh mustaqet:

Luaja Dac,luaja! VIP-BIP!

 

DEMONSTRATA

 

Tere Ternoci eshte çuar ne kembe dhe kerkon me ngulm Birin e vet te madh.  eshte hedhur ne demonstrata te fuqishme, ndersa disa  pleq me radikale kane shpallur greve urie deri ne vdekje.

Oh Zot, e kerkojne me qiri e me pishe, gjalle a vdekur:

Daci eshte Biri yne. Ketu ka luajtur se pari guralece, fuzash e guxhas.

Ah, mesuesi yne i pare i katundit! Te kerkojne malet e varret, o Dac! Edhe macet mjaullijne.

Qysh more Dac na ktheve shpinen, vera t’u befte dimen!

Ti Kosoven e çlirove, po Ternocin e harrove.  

Dil nje here ne Ternoc, qysh na le keshtu  ne lloç!

Ti mrekullia hyjnore. Alkimisti i famshem! Ah, P. Kyri yne! Ave Maria Kyri! Oh Justiniani yne nga Tauresi!

Thone se je bere poet magjik:  me kryet e Platonit, zerin e Orfeut dhe gjuhen e Ciceronit.

Mjaft shkelqeve neper bote. Kujto nje here Çajupin:

Mjaft punove per te tjere,

      o  fat-keq

Kujto vende tek ke lere

      dhe tek  heq.

Hajde Dac, more shoq, hipi Fordit dil ne Ternoc!

Merre, merre Akademine, se mu ketu e ka seline.

Hajde Dac ne Ternoc, te bajme te parin ne Bujanoc.

More Dac, moj Bukuri, lum Ternoci qe te ka Ty!

Ç’po kendon gjithe ky njeri: edhe ketu zien Zepteri.

Ty te pret, Dac, Nobeli!

 

THEQAFJA

 

Daci theu qafen ne pike te rrafshit. I erdhi si rrufeja per se kthjelleti kur ishte ne delirin e viles se tenderit ne Brezare. Dikush tha se ishte rrokullisur nga Ford excursion VIP 2005. Aksident politik!

Partia i kishte dhene ultimatum me doreheqje. Daci ishte ngujuar atje dhe nuk dorezohej per se gjalli. Dy keshilltaret i rrinin te koka. Ia rrefenin te gjitha dhiaret politike. Ramush Tahiri qiste zjarr prej goje e sysh.

Daci sodiste zjarrin e oxhakut duke medituar:

Eh, politika qenka si zjarri: te pjek, po edhe te djeg. Zjarri i brendshem qenka me pervelues se zjarri ne laborator. Ah, ky zjarri, pastrues i botes!  Çfare ta beka i yti, s’mund ta bekan te tjeret. Si, ore, kryeziu ta mund kryebardhin! Mua alkimistin qe bera guralecet margaritare!

Zineta ia ferkon ballin me uje te akullt.

Shendoshe kryet, njeri! Te kam thene mos u ngrefos si kacagjel.                   Sa deputeteve ua ngulfate fjalen! Ani deshe te beheshe edhe President!

Ku eshte alkimia jote magjike?Politika shkon e vjen. Rrofte Zepteri e tenderi!

Bota u shastis: Daci rreshqiti si thiu ne akull.Narcisi beri vetevrasje ne pasqyre. Renie kryengulthi. Vdekje e rende politike. Kur bie nje here, nuk ngrihesh me dot.

Parlamentit i ka rene hije e keqe. Macet mjaullijne e minjte ciasin.

Ka vdekur mbreti i tyre. Ata kane shpallur shtate dite zie. 

Ndjese paste Alkimisti i famshem!

 

Per me teper Humor nga Humoristet Shqiptar, Kliko Ketu!

Advertising your Shopping at AlbaNur

Advertising your business using the internet and the World Wide Web is not just about pretty pictures on a computer.

AlbaNur reaches the whole Albanian community throughout the world in real time. Many of our visitors are from Europe & America, however there is growing traffic from our homeland in the Balkans as there become more internet users. We strive to have the most up to date local and global issues important to Albanians, to ensure our continued success.

E-Mail us a timshkupi@hotmail.com to find out how you can advertise your business at "AlbaNur".
------------

Mp3 Video Adelina Ismaili

Mp3 Video Meda Music

Mp3 Video Genta Ismaili

Mp3 Video Nora Istrefi

Mp3 Video Shpat Kasapi

Mp3 Video Zanfina Ismaili

Mp3 Video Bleona Qereti

Mp3 Video Elvana Gjata

Mp3 Video Ciljeta Xhilaga

Mp3 Video Ermal Fejzullahu

Mp3 Video Greta Koci

Mp3 Video Sinan Hoxha

Mp3 Video Kaltrina Selimi

Mp3 Video Dafina Zeqiri

Mp3 Video Poni Music

Mp3 Video Adem Ramadani

Mp3 Video Adrian Gaxha

Mp3 Video Blero Music

Mp3 Video Alban Skenderaj

Mp3 Video Agim Poshka

Mp3 Video Alma Bektashi

Mp3 Video Tuna Sejdiu

Mp3 Video Ardit Gjebrea

Mp3 Video Arta Bajrami

Mp3 Video Besa Krasniqi

Mp3 Video Big Mama

Mp3 Video Edona Llalloshi

Mp3 Video Group Elita 5

Mp3 Video Jehona Sopi

Mp3 Video Ismet Bogujevci

Mp3 Video Etno Engjujt

Mp3 Video Gresa Behluli

Mp3 Video Labinot Tahiri

Mp3 Video Ledi Vokshi

Mp3 Video Leonora Jakupi

Mp3 Video Leonora Poloska

Mp3 Video Mahmut Ferati

Mp3 Video Mentor Kurtishi

Mp3 Video Mihrie Braha

Mp3 Video Rezarta Shkurta

Mp3 Video Rovena Stefa

Mp3 Video Sabri Fejzullahu

Mp3 Video Shkurte Fejza

Mp3 Video Shyhrete Behluli

Mp3 Video Sinan Vllasaliu

Mp3 Video Soni Malaj

Mp3 Video Group Tingulli 3

Mp3 Video Rebel UnikKatili

Mp3 Video Milot Krasniqi

Mp3 Video Vesa Luma

Mp3 Video Violeta Kukaj

Mp3 Video Gjyste Vulaj

Mp3 Video Bertan Asllani

Mp3 Video Adelina Thaqi

Mp3 Video Adelina Tahiri

Mp3 Video Motrat Mustafa

Mp3 Video Ilir Shaqiri

Mp3 Video Korab Shaqiri

Mp3 Video Ylli Baka

Mp3 Video Duli Tallava

Mp3 Video Zyber Avdiu

Mp3 Video Murat Gjoniku

Mp3 Video Muharrem Ahmeti

Me teper muzik Ketu!
Radio Dashuria

Top Abanian Radio "RADIO DASHURIA" is the first Albanian Radio Shqip on the Net

Radio Shqiptare

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Personal Ads

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Albanians in Kosovo | Albanians in Macedonia | Albanian Religion | Vajzat Seksi | Miss Shqiperia

Kosova Film | Albanian Jokes | Albanian VIP | Albanian Folk Music | Albanian Writers | Albanian Books | Albanian History | Albanian Culture | Shitblerje Albanian Hotels | Albanian Web Cams | Shqiperia | Albanian TV | Stupcat | Portokallia | Tirana Online | Albanian Radios | Web Design | Chelsea Points

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster