Bėne Start Faqe

Lajme Shqip     MP3 Shqip    Video Shqip     Intervista Shqip     Chat Shqip    Filmi Shqip   |   Humor   Direktoria

 

 

(Autori eshte Profesor dhe librin e tij para botimit me mahi ka vendosur ta botoje kohe pas kohe ne AlbaNur. Deri ne botimin e librit Profesori do te mbetet ANONIM.)

CHAT 18 PLUS KOSOVA LOVE RRETH USHKURIT

 
 

 

 

Google Enter your search terms Submit search form
 
Web www.albanur.net
 
HUMOR POLITIK - MAHITET ARKADIA

PARADOKSE

ELITA

 

Ėshtė fjalė frėnge pėr njerėzit e zgjedhur, pjesėn mė tė mirė tė njė shoqėrie. Figurativisht e quajnė ajkė, ballė, lule

Ėshtė si ajkė kosi, qumėshti ose lyrė leshi,

Ėshtė balli i vendit, i oxhakut qė ka sytė nė ballė, gjithherė ballėhapur, ballėlartė.

Sot kemi elitėn politike si lulenuse, elitėn intelektuale si lulesyri, elitėn artistike si luleari, elitėn e mjekėve si lule balsami, elitėn futbollistike si luleshqiponjė.

Mirėpo, lulesa jonė ka edhe lule mosmėprek se i bien pahu e petlat.

Elita ėshtė vetė koka jonė, qė mendon pėr ne.

 

KLANI

 

Klani ėshtė fjalė angleze pėr tarafin, tarikatin e njerėzve .

Ata janė miq e shokė tė njė vegshi, qė mendojnė, flasin e veprojnė njėsoj.

Kreut tė klanit i thonė klikė, ndėrsa grupit tė tij kastė.

Figurativisht klani ėshtė grigjė, kope, zhgan, zogori...

Ruajuni se ju fshijnė!

Klani nuk ėshtė si hani ku mund tė hysh e tė dalėsh.

Klani ėshtė si Hamami i Hyrės. Kushedi  pėr hir tė cilės hyri ėshtė ndėrtuar!

Aty gėlojnė gjithė magjitė e botės.

Sot lulėzojnė klanet politike, akademike, kulturore, artistike...

Aty rrėfehen akademikėt. Lahen e shpėrlahen nga mėkatet para se tė shkojnė nė atė botė.

Klani ėshtė si purgatori i Dantes, ku merret rruga pėr nė ferr a parajsė. 

SHPURA

Ėshtė pėrcjellė, suitė, sejmen i dikujt qė s’mund  tė qėndrojė vetėm nė karrige.  Ka koka tė rruara dhe sytė katėr.                                                                  Shpura shpurdh pas tė zotit, me shpulla, shputa e shpirt dhe bėhet shpuzė pėr tė. Dikur shpurė quheshin eunukėt e shtratit tė mbretit.                      Sot mė shumė i pėrgjigjet fjalės bythec, sepse ven gjithnjė pas saj. 

 

POLTRONI

 

Ėshtė  fjalė frėnge pėr qyqarin, frikacin, puthadorin. Njė sinonim i  servilit, qė latinisht do tė thotė skllav. Figurativisht ėshtė butak, zvarranik, qė iu pėrulet e iu bėn lajka tė pushtetshėmve pėr t’u hyrė nė qejf.

 

ZOTI TENDER

 

Tenderi sot ėshtė bėrė mbretėreshė e fjalėve.

Mirėdita Zoti Tender!- e pėrshėndesin njerėzit.

Ėshtė fjalė angleze pėr vagonin pas lokomotivės, anijen pėrcjellėse, rimorkion. Kuptimi i saj figurativ ėshtė bisht, bythec, kukull e diēkaje.

Sot ka marrė kuptim gati tjetėrfare, shenjon ankandin, licitacionin e shitjes sė  pasurisė shoqėrore. Mirėpo, sikur ka mbetur kuptimi figurativ i bishtit. Pėrveē ēmimit tė pronės, medoemos duhet tė paguash edhe tenderin, pra bishtin e tij, pėr anėtarėt e komisionit tė shitjes.  Kėshtu ndodh kur shitet pasuria kombėtare, e jo ajo private.

Mos u ēuditni shumė: edhe dardha ka bisht!  Pse, si tė bėhen kapitalistė pushtetarėt e uritur?!

Thonė se bishti i berrit ėshtė mishi mė i shijshėm.

 

LUFTA E KARRIGEVE

 

Nė sallėn e renovuar tė Kuvendit tė Kosovės ishte zhvilluar njė ndeshje e rreptė e karrigeve. Ca karrige partiake kishin kėrkuar radhėn e majtė, ca tė djathtėn, ndėrsa tė tjerat kishin zėnė qendrėn. Tė gjitha karriget partiake synonin kryeradhėn.

Daci evropian ishte hidhėruar keqas: Ky ėshtė mentalitet ballkanik!Kjo ėshtė salla mė luksoze nė Ballkan!

Shyqyr Zotit qė karriget politike nuk mund tė lėviznin, sepse do tė pėrplaseshin mbi njėra-tjetrėn dhe mbi vetė Dacin!

 

PĖRTYPJA

 

Shumė politikanė pėrtypen nėpėr mbledhje sikur dhentė pas kullotjes.

Mbase pėrēapin ēamēakėz.

Ndoshta kanė mbllaēitur ndonjė tender.

Ndoshta pėr shijen e drekės sė shijshme.

Ndoshta pėr tė zbutur zemėrimin ndaj rivalėve politikė.

Kushedi, ata i skrėmitin dhėmbėt.

Mė mirė tė thyhen dhėmbėt sesa liderėt!

 

PUSHTIMI

 

Ca liderth iu kanė dhėnė garės nė shumė fronte:

pushtimi i piramidės politike, pushtimi i tregut, pushtimi i gradave shkencore dhe, mė nė fund, edhe pushtimi i femrave, pėr t’u treguar se vėrtet janė burra tė dheut.

Ruaji zot tė mos lėnė kokėn kund!

STANDARDET

 

Shtajneri na i mat tė shtatė standardet:

Hipni kėtu  e kėqyreni Evropėn!

Ēfarė standardesh se! Si shtatė rrathėt e ferrit.

Shtajneri na mat shtatin pėr tė na prerė fatin.

Gjermanėt i kemi miq tė vjetėr:

Sa herė humbėn ata, humbėm edhe ne!                                                         

Kėsaj radhe do tė fitojmė patjetėr.                                                                  

Shtajnerin e kemi edhe dhėndėr. 

Na fshiu Bukurinė dhe iku.

 

 

ZOGU I ZI

 

Mbikalimi Zogu i Zi nė Tiranė ėshtė bėrė mollė sherri ndėrmjet demokratėve e socialistėve. Ėshtė ngritur pėr tė larguar rrėmujėn, ndėrsa tash ėshtė bėrė zallamahi nga ndalesa e punimeve.

Demokratėt nuk duan t’u kėndojė zogu i zi mbi krye. Ėshtė njė kėngė Ku po kėndon ai zogu i zi...

Socialistėt duan mbikalimin mbi pozitėn.

Ne sikur jemi mėsuar gjithherė nga fillimi: njėri ndėrton ditėn, ndėrsa tjetri rrėnon natėn,  si nė legjendėn e Rozafatit.

 

DITA E RRENAVE

 

Gjithēka nė botė ka ditėn e vet tė festimit.

Ditėn e rrenave mund tė rresh lirisht, pa kusur. Atė ditė gėlojnė tė gjitha rrenat e botės. Kjo ėshtė njė e drejtė e  lirisė sė shprehjes.

Imagjinata e njeriut ka krijuar lloj-lloj rrenash.

Ka rrenė me kripė, rrenė pėrtoke, qė mund tė kapėrdihen disi.

Ka rrenė tė kuqe si nuse.

Por ka edhe rrenė nė diell, rrenė nė hėnė, qė s’preken dot.

Rrena me bisht ėshtė shumė e madhe.

Rrena me rreng ėshtė me dredhi e djallėzi tė tmerrshme.

Ka rrena qė tė gėrbulin, tė lebetisin.

Rrena jeton derisa tė kuptohet pėrnjėmend. Kur zbulohet rrena, tė gjithė qeshin ha-ha-haaaaa!  

Dikush kishte thėnė se Dita e rrenave ėshtė ditė e politikanėve.

Ahu, politikanėt i festojnė me rrena tė gjitha ditėt e javės.

Ata kurrė nuk rrejnė pa folur!

 

KRIZA

 

Ėshtė ērregullim i thellė, tronditje, hallakamė, zallamahi....

Nuk di kush ku e ka kokėn e ku bishtin.

Rrotullohen rropullitė.

As qeni nuk e njeh tė zotin.

Prandaj ka krizė tė bukės, tė ujit e tė dritės.

Ka krizė morale, tė zemrės e tė mendjes.

Ka krizė tė dashurisė e tė lirisė.

Tė gjitha i shkakton kriza politike.

Kur pushton kriza, dridhet kėrthiza,                                                           shpon biza e  shkon bizga......  

 

ETHET

 

Ėshtė gjendje me zjarrmi e tė dridhura qė pushton trupin.

Ethet gjithherė i shkakton ndonjė virus.

Ka ethe tė verdha, malarike. Ethe tė verės e tė dimrit.

Ka ethe tė minjve, homorragjike.

Ka ethe tė lindjes dhe tė vdekjes.

Ka edhe ethe tė frikės kur dikush tė kall ethet.

Mos tė zėnēin shtatė palė ethe!

Mirėpo, ka edhe ethe krijuese, ethe pritjes, tė dashurisė...

Njė herė nė vit ethen edhe lopėt.

Ethet mė tė tmerrshme janė ato politike pėr tė hipur mbi koka tė njerėzve.        

SHTĖPITĖ  PUBLIKE

 

Shtėpitė publike po lulėzojnė sot si pranvera. Ato janė parajsa ku avullon publikisht energjia e tepėrt njerėzore. Aty bėhen hulumtimet  mė tė thella  antropologjike. Edhe pse quhen publike, ato ende veprojnė ilegalisht, pėr turpin e botės. Sikur tė hynin nėn administrimin e Ministrisė sė Punėve Publike, do tė paguanin taksa fantastike . Kėshtu kjo do tė bėhej ministria mė rentabėl ekologjike.                                                                  Oburrani, ēfarė biznesi!

 

VETĖVRASJET

 

Vetėvrasjet janė bėrė sot njė dukuri fort tragjike.

Viktima tė saj janė tė rinjtė. Pse?

Ata janė tė ēiltėr dhe nuk mund t’i kuptojnė  hipokrizitė  e botės.

Kur nuk mund ta mundin tė keqen, mundin vetveten.

Depresion!- thonė psikiatrit.   

Mėkat i madh!- mallkojnė pleqtė.

Akuza tė rėnda pėr krimet politike!- pohojnė sociologėt.

 

MJEKĖT

 

Eh, kėta mjekėt janė bėrė si makutėt! Aq shumė e duan njeriun, sa duan ta hanė pėr sė gjalli. Punojnė tėrė ditėn e natėn pėr ta shėruar atė. Edhe nė klinika, edhe nėpėr ordinanca private.

Ata nuk kanė shumė mėkate. I njohin shumė mirė nevojat fiziologjike tė organizmit tė njeriut.

 

 

EKLIPSI

 

Keni parė se edhe Hėna mund ta zėrė Diellin?

Atėherė hėna rebelohet duke dalė jashtė. Qentė  lehin nė hėnė, zogjtė nuk cicėrrojnė, lakuriqėt ikin, lopėt flenė, demat byrlyten. Njerėzit mbyllin sytė. Sikur pėr njė ēast vdes bota dhe lutet pėr dritė.

Ky fenomen natyror ėshtė njė pėrkujtues i gjenezės sė botės.

Astrologėt paralajmėrojnė nė mijėvjeēarin e ri renditjen magjike Diell-Hėnė-Tokė.

Pra, edhe nusja e Diellit di tė pėrhėnet dhe ta tregojė fuqinė saj magjike.

Mos ju zėntė  punėhera!

APOKALIPSI

 

Shkencėtarėt paralajmėrojnė fundin e botės pas 500 milionė vjetėsh . Ata pohojnė se sė pari do tė zhduken flora e fauna, pastaj do tė avullojnė oqeanet dhe nė fund Dielli do ta gllabėrojė krejt Tokėn pas 12 miliardė vjetėsh jetė.

Eh, kėtė fund e kanė paralajmėruar qė moti edhe librat e shenjtė!

Toka po plaket e rėndohet pėrditė nga tė zezat e njerėzve, qė e ndyejnė dhe e zhgėrryejnė. 

Ahu, paska mjaft kohė! Deri atėherė njerėzit do tė kapėrcejnė nė ndonjė planet tjetėr, sepse gjithėsia ėshtė e pakufishme.

 
 
 
 
 

 

Albanian AlbaNur       Albanian News       Albanian Directory       Albanian History       Albanian Culture       Albanian Religion      Albanian Music

 

Albanian Chat     Albanian MP3      Albanian Forum       Albanian Radio      Albanian Sport      Albanian Miss      Albanian Video      Albanian Movie

copyright by AlbaNur / designed by tim shkupi 2006 - Contact: Webmaster

  eXTReMe Tracker