|
PRIMADONAT
Primadonave tė
demokracisė Edi-Edita, pasi kishin gjezdisur e bezdisur Evropė e
Amerikė, iu kujtua tė shkelnin edhe Lindjen e Largėt. Atje, si
vend mė tė madh, kishin piketuar Kinėn, ndėrsa si formė mė tė
mirė pėr tė xigluar opinionin kishin zgjedhur artin e
endjes.
Nė aeroplan kishin
ngarkuar tėrė almiset: vegjė, drugėza, ēikrikė, boshte, shtiza
Kishin marrė edhe njė thes me lėmshe leshi.
Atje ishin pritur
nga zonja Lebisi dhe zonjusha Micizi.
Nė sheshin
Tienanmen kishin ngrehur avlėmendin, duke demonstruar tėrė
artin e endjes. Nė fund kishte shkėlqyer njė shall magjik.
Kinezet ishin
magjepsur nga vezullima:
Ēėshtė ky shall
laraman?
Ky ėshtė shalli
dardan.
Po, nė cilin pikė
tė globit janė dardanėt?
Mu midis botės!-
kishin shpėrthyer ato pėrnjėherėsh
Po, nė cilin
kontienent?
Nė Evropė!- klithėn
ato me habi.
Atje ne njohim
vetėm Albaninė. Kemi pasur miqėsi tė gjatė proletare.
Eh, eh, mu aty
pranė! Ata janė albanė e ne dardanė.
Ėshtė qytet a shtet
Dardania?
Qytet qė po bėhet
shtet!
Mrekulli!- pohuan
ato.
Mbasi po ditkeni
tė endni kaq bukur, ta bėjmė njė shulevek: ne mėndafshin
e ju drugėzat. Tash mėndafshi ėshtė nė modė, leshi ka rėnė nė
treg.
E dini se Rruga
e Mėndafshit fillon nga ne? Do ta endim shallin mė tė gjatė
tė paqes, nga Muri Kinez deri nė Damastion tė Dardanisė. Nėpėr
kėtė shall do tė lėvizė si drita krimbi ynė i bardhė. Me atė
shall do ta lidhim globin pėr ta mbrojtur nga ndeshja me
planetet e tjera.
Ashtu qoftė!-
u pėrqafuan ato tė ngazėllyera.
MERITA PRESIDENTE
Njė ditė dimri, kur
sishte as fushatė e zgjedhjeve, kryeqyteti kishte gdhirė me
njė pllakat tė ēuditshėm, me moton Voto Merita Harxhin-Kocin
pėr Kryetare tė Kosovės. Nė fund edhe adresa: Partia e
Artit Bashkėkohor.
Megjithėse Merita
ende nuk ėshtė bėrė kryetare e Kosovės, me kėtė punim ajo mori
pjesė nė ekspozitėn Non stop
Madrid 03,
nė mesin e 60 artistėve nga mbarė bota.
Sigurisht, Merita
do tė shpėrblehet nė kėtė ekspozitė tė komunikimit artistik,
sepse punimi i saj ishte mjaft sfidues.
Vėrtet Merita
meriton tė bėhet
kryetare e Kosovės, pasi deri tash burrat nuk bėnė gjė.
SFIDA
Gratė kanė marrė haz nė karnavalin zgjedhor :
Kaqusha si kanjusha, Edita si Margarita, Lemja si kaprica.
Liderėt kanė vėnė maskat dhe janė bėrė engjėj.
Leme Liberalja sfidon me buzėqeshje magjike liderėt nė duel: nė
daēin veē e veē nė daēin sė bashku. Lemja e sistemit fiskal.
Luaja Leme, luaja!
AMAZONA
Zonjusha Meli quhet
sot edhe Zonjė e hekurt, sepse ėshtė njė amazonė qė i
rrėzon tė gjitha gratė.
Tri herė radhazi
ėshtė zgjedhur me aklamacion kryetare e grave tė partisė.
Tani ajo mban tri
funksione politike: ministre, deputete, kryetare e grave. Ėshtė
energjike dhe e pazėvenėsueshme, me karizmė tė veēantė politike.
Nga admirimi i madhe shumė njerėz e quajnė edhe Baci Mel!
MANDELA
Mandela ynė ishte
lumturuar shumė me privilegjin, qė ishte i vetmi burrė nė
Kuvendin e gruas sė shquar shqiptare nė Shkup. Ishte ftuar nga
vetė zonja e madhe Nermin Vlora- Falaschi.
Ai ua kishte dhėnė
hakun grave:
Ato edhe
biologjikisht janė mė tė forta se burrat, se edhe
intelektualisht qėndrojnė shumė lart dhe i kanė rritur vlerat e
kombit tė tyre.
Dhe kishte
inkurajuar gratė kundėr burrecave:
Ajo duhet tė
sulet mbi kėta burra qė zėnė karriget
Mandela ynė kishte
pranuar realitetin:
Nėse gratė do tė
qėndronin mė lart se kandidaturat burra, dhe qė sigurisht
qėndrojnė mė lart, unė do ti kisha tė gjitha ministrat gra!
Amen!
SHĖN VALENTINI
Shėn Valentini ėshtė Dita e tė dashuruarve.
Ėshtė ky njė ritual pagan pėr hir tė atij shenjti. Ai ishte njė
prift heretik romak, qė kishte shkelur urdhrin e mbretit Klaudi
kundėr ritit tė martesės sė ushtarėve. Herezinė e kishte paguar
me kokė, por populli e kishte bėrė shenjtor.
Ditėn e Shėn
Valentinit fillon gjallėrimi pranveror. Edhe zogjtė bėjnė
dashuri, ndėrsa lulet e puthjet mbulojnė botėn.
Ndjesė pastė ky
shenjt, qė u flijua pėr dashurinė njerėzore!
Shumė njerėz janė
lauruar me Ēmimin e Shėn Valentinit, sepse ishin dashnorė tė
pėrjetshėm!
VERA
Pėrpara burrat dhe
djemtė tanė bėheshin donzhuanė nėpėr vendet motra socialiste.
Tani u rrotullua bota dhe erdhi te ne me tė gjitha ngjyrat.
Edhe vajzave e
grave tona u erdhi dita.
Njė herė vjen vera
kah dera!
Tani bėmė shumė miq
tė rinj.
Shtajneri na fshiu
Bukurinė dhe iku nė Gjenevė.
Mos na lėntė Zoti
pa miq!
As nė kėtė botė
smbetet borxh pa u kthyer.
KĖRTHIZA
Kėrthiza tash ėshtė
nė modė. Ajo shenjon si pullė mesin e trupit.
Edhe vajzat tona e
nxjerrin jashtė si lule kur kėrthndezen.
Mirė e kanė, se
kėrthiza ėshtė epiqendėr e mikrokozmosit, qė kėrkon lidhje me
makrokozmosin.
LESHVERDHAT
Gjeneologėt
paralajmėrojnė se brenda dy shekujsh mund tė zhduket raca e
leshverdhėve. Kėtė fenomen natyror ata e shpjegojnė me
ndryshimin e gjenit tė tyre, sepse njeriu po veēohet gjithnjė e
mė shumė nga drita dhe kaltėria.
Ėshtė shenjė e keqe
pėr kiametin, terrin e botės.
Obobo pėr
gjenin ilir!
Oburrani nė det! Aty
ėshtė drita e artė dhe kaltėria.
Ah Syri i Kaltėr i
Sarandės!
|