|
REPUBLIKA LETRARE
Kur ra Muri i Berlinit dhe u hapen portat e
demokracise, shume shkrimtare tane klithen ne kupe te qiellit:
Ishim te anatemuar,
ishim disidente!
Vox clamantis in
diserto!
Dhe pernjeheresh u turren ne politike:
Kur mund ta bejme
artin e se pamundshmes, si nuk mund ta bejme artin e se
mundshmes!
Filluan te kendojne
e te vajtojne, te gjemojne e te protestojne.
Kur sharruan thelle
ne politike, ajo vezulloi si thike.
Sokrati doli nga
kupa e helmit:
Une piva kupen e
helmit per te verteten. Me akuzuan se prishja rinine dhe
nuk besoja perendite mitike!
Dokrra, dokrra!
Çfare disidentesh
ju, qe deri dje kullotnit livadhet e perandorise!
Kush kendonte ode
per kullen e fildishte? Kush hipte ne trenin e kalter?
Kush udhetonte autostrades se bashkim-pushtimit?
Kush ishte censor
e redaktor?
Kush denonconte e
botonte?
Kush stolisej me
kurora dafinash?
Edhe Platoni u
perkund nga gjumi antik:
Ah, ideja e
Republikes! Fjale antike Res publica.
Ju shkrimtaret
dukeni paksa fantastike. Sakaq ngrini kulla prej letre, mbeltoni
pyje te dendura metaforash e simbolesh.
Ku eshte Akademia
juaj?
Ah, akademiket si
papagajt!
Ata denuan
Republiken.
Ku i keni
pedagoget qe diferenconin me formula algjebrike e kimike?
Ku jane
intelektualet?
Bah, asnje ne
Panteon!
Pirro Molosi hapi
krahet si shqiponja:
Kush e lidhi
shqiponjen me shall?
Rinia shpalli qe
dhjete vjet Republiken, e shkroi me gjak neper mure e sheshe,
neper koka te njerezve.
Ç’benin atehere
prokuroret, gjykatesit e policet tuaj?!
Oh, sa republikane
te rinj dergjeshin burgjeve!
Uh, asnje politikan
ne burg!
Republika kerkon
sakrifica.
Se pari Liria,
pastaj demokracia!
Gjergji i Madh
zhveshi pallen:
Ç’po llomotisin
historianet e politikanet tuaj?
Ku i keni
institucionet fiktive: parlamentin e qeverine?
Ku ushtrine e
policine?
Si, ore, Parlamenti
juaj dorezoi autonomine?!
Juristet e
veteqeverisjes thoshin s’humbim asgje.
Eh, politikanet u
shkrine ne autonomine e kadifenjte!
Shporruni ketej!
Republika eshte
keshtjelle me themele e shtylla te forta.
Nuk behet me
letra, por me vepra!
Shkrimtaret u
shastisen.
Hapen fjaloret e
enciklopedite: gr. polis qytet-shtet.
Ik, ik, politika
qenka polici!
Au, ketu u dashka
sakrifice!
Aristoteli i keshilloi te bejne se pari
katarzen e mimezes.
Shkrimtaret iken nje
nga nje duke mallkuar:
Uha, se pari u dashka çlirimi i brendshem, se
i jashtmi ardhka vetvetiu!
*
Ne krizen
pluraliste ne Arberi lulezoi arti si ne Voskopje.
Jusuf Buxhovi hapi
Librin e te mallkuarve.
Ibrahim Rugova beri
Refuzimin estetik.
Rexhep Ismajli
shestoi Shenje e ide.
Aurel Plasari
paralajmeroi: Vija e Teodosit rishfaqet.
Sabri Hamiti vuri
Futen.
Mark Krasniqi
ngriti Kullen e bubrrecit.
Milazim Krasniqi
zbuloi Monedhen e Gentit.
Adem Gashi pikturoi
Pellumbin e paqes.
Rifat Kukaj
perqafoi Peshurranin e gjyshit.
Daut Demaku shpiku
Magjine e urtise.
Zejnullah Rrahmani
krijoi Mjeshtrin e vetmise.
Mehmet Kraja vajtoi
Vitet e humbura.
Luan Starova u
permallua per Kohen e dhive.
Agim Vinca renkoi
Kohe e keqe per liriken.
Fatos Arapi klithi
Gloria victis!
Musa Ramadani doli
Anti procesion.
Arif Demoll u ngrit
Ante portas.
Adem Istrefi shau
Argatet e dreqit.
Rushit Ramabaja
mallkoi Fajnite e apostujve.
Kasem Trebeshina i
ra Mekamit.
Ali Aliu lodroi si
Don Kishoti te shqiptaret.
Bashkim Shehu
shtroi Gostine.
Anton Pashku
ofshani Oh, oh, oh!
Uran Butka pohoi
Vdekjen e bardhe!
Abdullah Konushevci
shpiku Pikat AD.
Visar Zhiti pyeti:
Si shkohet ne Kosove?
Agim Gjakova tha:
Guxo e vdis!
Teki Dervishi
beri
Herezine e Dervish Mallutes.
Ali Podrimja u hodh
Harakiri.
Din Mehmeti bertiti:
Mos vdis kur vdiset!
Dritero Agolli u
shtang: Çudira dhe marrezi!
Azem Shkreli
deshmoi Zoti nuk eshte shqiptar!
Xaje Nura u
trishtua e ra ne Dergje.
Adem Demaçi u
rebelua dhe shpalli Vet-mohimin.
Emin Kabashi doli
ne shkalle e thirrri: A erdhi nusja?
Ismalil Kadare u
pergjigj matane: Ra ky mort e u pame!
*
Keshtu shkrimtaret
shkruan Republiken letrare.
DOSJA D
Ne gjykimin e
disidentit Adem Demaçi me 1959 kishin deshmuar vete
shoket e penes, per
shkrimtarin e talentuar 23-vjeçar qe kishte botuar atehere
romanin Gjarpijt e gjakut.
Penat e arta ishin
tmerruar nga kushtrimi i Demaçit:
Shqiptaret po
torturohen ne aksionin barbar te armeve, po shperngulen per ne
Turqi dhe jane te diskriminuar ne jeten politike, ekonomike,
arsimore e kulturore. Kosova i takon historikisht Shqiperise dhe
bashkimi duhet bere me plebishit ose me lufte çlirimtare. Sot
nevojitet uniteti i intelektualeve, ndersa shkrimtaret duhet te
jene ne berthamen e organizimit politik.
Ata kishin deshmuar
si Pons Pilati para Krishtin ne kalvar te Golgotes, duke denuar
me pese vjet burg te rende dashnorin e fjales se lire.
Prometeu ua kishte
dhuruar zjarrin, por ata kishin adhuruar terrin, duke hyre ne
partine e te verberve.
Demaçi kishte
vazhduar Ditarin e shpirtit, duke ngritur flamurin
shqiptar me 1964 e 1976. Keshtu ai po shkruante kryevepren
e lirise, si feniks i nderdijes e vetedijes shqiptare.
Me vepren Dosja
D ky vath shkrimtaresh kishte hyre ne modernizmin jugosllav.
Fahredin Gunga
kishte zgjuar Mallkimet e fjetura.
Adem Gajtani kishte
kenduar Kengen e mjellmes.
Anton Pashku kishte
klithur Vox clamantis in diserto!
Din Mehmeti ishte
perbetuar Fatin tim nuk e nenshkruaj.
Ali Aliu kishte
lodruar si Don Kishot te shqiptaret.
Rafael Sopi kishte
zene qafen ne nje sop te rruges.
Zekeria Cana ishte
bere xurxull i historise.
Sylejmanin e kishte
marre Drini.
Eh, çfare fati i
mallkuar!
MUZA
Per poetet thone se
jane pak te perhenur. Veç grate e tyre ua dine tekat.
Poeti Din Mehmeti e
ka zakon te zgjohet dy-tri here naten kur e kap frymezimi.
Ç’dreqi po ben,
s’me le te fle!-
i thote e shoqja.
Muza, muza!-
murmurit Dini.
Kush eshte ajo
muze? Dashnore a studente jotja?-
kllapurit gruaja neper gjume.
Jo,
jo, hena, hena! A me hene je ti, qyqja une! Na mbyte me keto
letra.
Njehere Dini kishte
pase marre nje honorar te majme per vepren e zgjedhur. Si vjen
ne shtepi, ia qet zarfin perpara gruas.
Qe letrat!
Ç’eshte kjo?
Muza, muza!
Kur e hap zarfin,
plot marka!
Uh, te paça Din! Do ta veshim shtepine, do
t’i martojme femijet.
Kur ra kriza, edhe
Dini ra ne gjume.
Kur gerhinte, zonja
e prekte: Çou, çou Din, hena eshte e re!
Jo,
moj fisnike, eshte sosur hena. Tash librin duhet ta botoj me
para te mia!
KUKU
Shkrimtari i
femijeve Rifat Kukaj, si aktivist partiak, kishte shkuar ne nje
mbledhje te jashtezakonshme te Rilindjes per te bere
spastrimin politik nga Apeli i 215 intelektualeve:
O shoke, bini
pishman ketij pamfleti se nuk i bihet Murit te Berlinit me krye.
Autonomia tash ka rene ne shtratin e vet. Qengji i bute i thith
dy nena!
Komunistet e
Rilindjes ishin rebeluar keq dhe pernjeheresh LKJ-ne e majte
e kishin rrotulluar ne krahun e djathte LDK.
Rifat Kukaj kishte
mbetur me gishta ne goje dhe me perralla te gjyshes. Ne ato
çaste kritike seç i kishte kumbuar kenga e femijerise
Kuku nane, çka i
bana vetit!
PASHALLeKU I GODOS
Gjate periudhes se
tranzicionit, shkrimtari Sabri Godo kishte hyre
me rrembim me
partine e tij ne Muzeun Kombetar.
Godoja kerkonte me
ngulm kthimin e pronave private, madje edhe te çifligjeve.
Sigurisht qe kishte
nje motivim shume te forte: ose ishte bir bejlurçine, ose
deshironte te formonte fare pashalleku te Jugut.
Ne Muzeun Kombetar i
kishin thene troç:
Kthej nje here
pronat e pushtuara te Ali pashe Tepelenes, e pastaj te te bejme
pasha!
SAGA E STAROVeS
Pas odisese se gjate Paris-Tunis, si dhjak i Kiros, Luan
Starova eshte kthyer me dafina ne Itaken e vet, ku po
shkruan ciklin romanor Saga ballkanike.
Per te mos mbetur si dhia nder dhen,
romanin Koha e dhive se pari e kishte botuar maqedonisht,
e pastaj e kishte perkthyer edhe frengjisht, si ambasador i
Kiros ne Paris. Me pas me dhite e veta Luani kishte hyre
triumfalisht edhe ne Akademine e Maqedonise.
Luani tash kerkon
Itaken, si Odiseu pas djegies se Trojes.
Krimi me i madh komunist ishte perndjekja e dhive, qe ndalonte
me ligj edhe perçitjen e tyre.
Ah,
çfare mekati kunder ligjeve te Zotit!
Luani kujton tash si ne perralle fatin e dhive. Njmend
alegori me vend, nje pershpirtje per dhite e kecat e Dionizit,
simbole tragjike te miteve antike.
Babai i tij kishte braktisur dhite e kuqe duke kerkuar dhite e
larme.
Dhite e kuqe demonstronin neper Shkup me buze te prera e kembe
te thyera, si cjapi te kasapi.
Kjo eshte nje dhiate e Odiseut per bemat e mbreterve te kuq.
Askush nuk i njeh me mire krimet se ata qe i kane bere vete.
Luani ishte vete dhiar e perçor i larem, qe kishte bere shume
dhiare. Ishte cjapor me mjeker dhe dhjakonar i Kiros, qe i
kishte zene dhjame bishti, duke bere shume kakerdhia.
ehe, dhite e kuqe te
Staroves!
EIFELI
Shkrimtari
Ismail Kadare i pati mallkuar nga Parisi protestat kunder
arrestimeve te disa komandanteve te UÇK-se:
Ne mjediset me
sisteme demokratike, siç eshte Kosova, jane te zakonshme,
normale arrestimet nga ana e shtetit…Une do te deshiroja qe te
arrestuarit te dalin te paster dhe te pafajshem…
Athua si do te
reagonin shqiptaret sikur ta arrestonin Kadarene, e pastaj te
dilte ne gjyq i paster, i pafajshem?!Madje edhe me keq: sikur
dikush ta perdhunonte nje vajze te re per ta provuar se a eshte
e virgjer!
Ku na mbeten pastaj disidenca e dinjiteti?!
Bah, bah, nga Kulla e Eifelit nuk shihet mire as Parisi!
ADHURIMI
Shkrimtari
Bashkim Shehu eshte dashuruar shume me nobelistin serb
Andriç. E ka zbuluar pakez si vone, pasi i eshte perkthyer
romani i tij Gostia ne Beograd.
E adhuron veçmas
stilin e Andriçit. Me shume i pelqen cinizmi i tij se racizmi
ndaj shqiptareve.
Bashkimi eshte
internacionalist.
Tash jeton dhe
krijon ne Barcelone, duke kerkuar gjurmet e t’et ne Luften
antifashiste te Spanjes.
S’eshte çudi qe
neser te vije e te jetoje edhe ne Beograd.
Aty do ta gostisin
per mrekulli!
Fale te qofte
Beogradi, Bashkim!
DERVISHI
Dikur Dervish
Malluta qe mllefosur shume ne labet e rebeluar kunder
tarikatit te tij.
Nje dite nuk kishte
mundur ta permbante veten dhe kishte shperthyer:
Kuku lele majko:
Dokle, Milo, Majko, Fino ta sundojne Veriun!
Kishte rrokur pushken e gjate, por nje lepur
ia kishte prere rrugen ne kufi. Pastaj nje muaj dite e kishin
zene ethet e vdekjes.
Kur kishte hipur ne fronin e Talias, se pari nje aktori te ri ia
kishte dhene nje dacke. Ishte bere shume zhurme ne teater, por
ai ishte arsyetur se kjo ishte vetem nje sprove per aktrim.
Nje dite kishte dale
para teatrit duke thirrur: Ku eshte populli?!
Perpara teatrit
luhej drama historike, ndersa brenda tij drama fantastike.
Per te gjitha keto
vepra artistike Dervish Malluta qe praruar me medaljen e arte.
ZJARRI
Shkrimtari Basri
Qapriqi ishte tmerruar shume nga zjarri i marsit ’04:
Popujt e
Ballkanit nuk jane krijues idesh, jane krijues te dobet. Ata
jane imitatore te shkelqyeshem. Kane pasion te çuditshem me i
perngja
tjetrit…
Çuditerisht, para zjarrit kishin heshtur te gjithe: akademiket,
shkrimtaret, gazetaret, hoxhollaret dhe ne fund edhe
grate.
Ani shkrimtaret: ata te cilet kane bere me dhjetera tekste
heroike per kenge dhe dine ç’eshte dhembja…Ata vetem duhej te
mbronin veten, shpirtin e vet nga e keqja, nga e liga.
Ani grate:
ato kane dokumentim dhe kane deshmi te shumta per dhunimet
masive gjate luftes….
Ani Mandela yne, qe s’e luajti as hapin!
Sigurisht te gjithe ata ishin tmerruar nga zjarri, sepse ishin
djegur nje here. Tash i frynin edhe kosit. Nuk e dinin se zjarri
heq zjarrin. Marsi eshte perendi e luftes!
Hem! Fajtor Prometeu qe vodhi zjarrin dhe ua dhuroi njerezve.
Poeti Basri e di mire se pergjasimi eshte parim i
metafores.
Basriu eshte mediteran dhe ka ide fantastike.
Gjithmone lundron me valet me hene.
Tash i ka hipur
Pagazit te PEN-it shqiptar.
HAJNIA LETRARE
Opinioni shkencor
ishte tronditur per nje plagjiature te Sabri Hamitit ne vepren
Tematologjia, botim i veçante i Akademise se
Shkencave dhe te Arteve te Kosoves.
Teme e vepres
Tematologjia te Hamitit ishte hajnia letrare.
Akademiku ishte
zene me kerpesh perdore duke vjedhur si ne bahçe te babes nga dy
fjalore enciklopedike letrare: Dictonnaire des Genres et
notions litteraires i Parisit dhe Recnik knjizevnih
termina i Beogradit.
Akademiku diku
kishte bere plagjiature te mirefillte, diku kompilime, ndersa
diku i kishte ngaterruar nocionet e termat letrare.
Ai tregoi se eshte
perkthyes i mire i serbishtes, por çalaman i frengjishtes.
Uha, kjo s’eshte
vjedhja e pare! Sabriu i ri ka vjedhur me pare titullin e
romanit Njqind vjet vetmi te Markezit.
Kjo eshte
metodologji postmoderne e bioletres.
Mos ia shihni aq
per te madhe ne pleqeri! Njeriu parlamentar nuk ka pasur kohe
t’i asimiloje mire termat e nocionet letrare.
Ka kujtuar se kurre
nuk do t’i arrije kush ato burime dhe se brezat e rinj do t’i
hulumtojne me metoda krahasimtare.
Sot te gjithe po
vjedhin e plaçkisin ne tregun e lire, pse te mos vjedhe edhe
Akademia me nam e nishan!
Shume njerez
me alamet grada shkencore nuk kane guxuar t’i botojne kurre
punimet e tyre te kompiluara.
Megjithate, Sabri
Hamiti i ka bere nje sherbim te mire Akademise, duke permbushur
nje boshllek te kritereve shkencore e artistike. Ajo tashme ka
tejkaluar modernen dhe duhet te integrohet ne rrjedhat
postmoderne shkencore.
Falja Zot keto gafa
se nuk jane mekate!
Thone se Dinastia e
Hamiteve sot sundon kryeqytetin.
MBRETI
Shkrimtari Daut
Demaku thote se i perket mesit te arte, sepse
aty qendron mbreti, qe mban drejtpeshimin e popullit.
Ai zakonisht
pershendet Rrofte Mbreti!- duke treguar berrylin e
djathte.
Edhe Çaraveshi ia
pret: Rrofte!- por nga admirimi i madh dora i rreshqet ne
shoke e teposhte.
Pastaj ata qeshin
dhe luajne lojen: Fluturoi, fluturoi zogu!
_______________________________________________
Fund
|