|
KUR SHQIPJA TRAZON QETĖSINĖ LONDINEZE
Nga Fatmir Terziu
Rruga qė sapo nxjerr kryet nė Chalk Farm, nė Londėr, ka kohė qė
flet shqip, gati gjithė pasditeve tė fundjavės. Nė fakt ajo
rrugė jo vetėm flet e gumėzhin shqip, por edhe rrezaton
tėrrėsisht shqip nė atė kėnd. Aty rreth orės 2 pasditeve tė tė
shtunave dhe tė djelave zor s'e kupton se je nė Londėr, nėse nuk
sheh targat e makinave ndanė udhės, apo qiellin gati-gati tė
vrenjtur pėrherė. Fėmijė shqiptarė, tė ardhur nga tė gjithė anėt
e Britanisė sė Madhe, brenda mundėsive familiare dhe personale,
tė veshur me kostume kombėtare shqiptare i japin kėsaj rruge njė
pamje ndryshe, njė rrezatim ngjyrash mahnitėse, njė bukuri
pėrrallore e kėtyre kostumeve, qė del nga 'sėnduqet' erė
severgjeni dhe tė moēme tė kulturės e traditės shqiptare, ashtu
tė ruajtura me gjak shekujve nga tė parėt tanė. Ajo bukuri e
parė dhe lexuar tek tė gjitha rrugėtimet dhe kalendat shekullore
shqiptare, zbret kėtu nė kėtė cep tė Londrės, po ashtu si nė
Konispol, Korēė, Vlorė, Tiranė, Tivar, Tetovė, Gjakovė,
Prishtinė, e kudo ku flitet e kėndohet shqip, pėr tė dhėnė
lajmin e Ditės sė Madhe, lajmin e gėzueshėm mes kėngės dhe
valles sė bukur tradicionale shqiptare...
-1-
Tė dielėn e 17 Qershorit 2007, tė parėt qė prishėn qetėsinė e
kėsaj rruge ishin fėmijėt e grupit tė valleve tė Bashkėsisė
Shqiptare "Faik Konica" nė Britaninė e Madhe, nėn udhėheqjen e
koreografes Sevime Gashi. Por jo vetėm ata. Disa prindėr me
vegla pune, materiale tė ndryshme, pankarta, fletėpalosje,
fotografi, flamuj dhe tullumbace nė duar nxitonin drejt qendrės
komunitare ku nė front tė hyrjes kryesore i prisnin tė
papėrtuarit Agimi, Astriti, Rustemi dhe vet Kryetari Talati. Pas
disa minutash tre vargje tė tjerė fėmijėsh me gėrma shqip nė
duar gjarpėronin tė pėrkujdesur anės rrugės me makina nga
mėsueset Lumnije Islami, Myrvete Mripa, Elita Sahiti, Arta
Tivari, Hadije Gjinali dhe regjisorja Luljeta Ēeku. Dhe ende pa
u pėrqafuar tė dy akrepat e orės nė shifrėn 12, sallat pritėse
nė qendrėn festive tejkaluan normativat. E gjitha normale, por
edhe e papritur. Njė numėr qė rritej e rritej nga minuta nė
minutė. Dhe zgjidhja; edhe pse shqetėsonte tė "zotėt e shtėpisė",
punonjėsit e kėsaj qendre: pėr tė gjithė ka vend! Mirėseerdhėt
tė nderuar miq! Mirėseerdhėt nė festėn e Luleve tė Verės, nė
festėn Shqip nė mes tė metropolit botėror, Londrės, nė ditėn e
festės sė 14-tė tė shkollės shqipe me arsim plotėsues nė Britani
tė Madhe. Mirėseardhjen nė njė skenė teatrore plot e pėrplot me
njėrėz, e uruan sipas programit njė grup nxėnėsish tė palodhur e
tė talentuar, qė nėn konceptimin e regjisores Ēeku mbanin njė
simbol gjelbėrimi pranveror nė duar, njė qilim tė blertė, qė
simbolizonte bukuritė natyrore shqiptare, ashtu thjesht, nė fakt
siē ėshtė vetė gjelbėrimi i bjeshkėve, fushave dhe livadheve
shqiptare. Zėri kumbues i kėngėtares Shqipe Ratkoceri dhe
gishtat e papėrtuar tė Ronit nė piano sollėn Hymnin Kombėtar nė
sallė. Dhe tė gjithė nė kėmbė. Tė gjithė duke e kėnduar Hymnin
fuqishėm dhe bukur. Lotė gėzimi pushtuan tė pramishmit! Lotėve
nuk mund t'i shpėtonin nė kėtė rast edhe drejtuesit e shoqatave
shqiptare tė pranishėm nė kėtė festė; Flutra Shega dhe Luljeta
Nuzi nga programi "Shpresa", Petrit Kuēana nga "Edith Durham",
Lutfi Vata nga "Ardhmėria", Enkelejd Omi nga "Skėnderbeg",
Dritan Dema nga Midlands dhe Bashkim Metalia nga gazeta "The
Albanian". Nė kėtė pėshtjellė tė natyrshme emocionale dukej se
edhe dy miqtė e mėdhenj tė Kombit Shqiptar, Presidenti Bush dhe
Kryeministri Tony Blair, ishin bashkuar mes lotėve tė tė
pranishmėve, ashtu vizionarė e tė qetė, duke buzėqeshur, nė njė
dekor tė kompozuar bukur me fotot e tyre krah flamurit shqiptar
nė front tė sallės ku recitimet nė shqip ishin gati pėr tė nisur.
Binjakėt, Evi dhe Evisa Terziu, qė veē pak ditė mė parė festuan
dhjetėvjetorin e lindjes, sollėn surprizėn e tyre nė sallė pėr
ardhjen e Ditės sė Madhe, me kėngė dhe valle shqiptare. Ata nė
fakt paralajmėruan kėngėn "Erdh Pranvera" dhe recitimet qė
pasuan mė tej, ashtu thjesht nė njė dialog letrar mes vetes,
krijuar nga vet ata dhe interpretuar po nga vet ata.
Duartrokitje! Salla u elektrizua...
-2-
Rrugės pėr nė kėtė manifestim tė fėmijėve tė shkollės "Kosova",
u pėrshėndeta natyrshėm me njė bashkėkombas, i cili kishte disa
vite qė jetonte nė Mbretėrinė e Bashkuar.
-"Mirė jam, mė tha, po mirė tė jenė kėta, duke mė bėrė me shenjė
nga njė fėmijė qė ecte krah tij. Pėr kėta kemi marrė udhėt...,
tek kėta i kemi sytė sot." Edhe ne sot nė kėtė sallė, sytė i
kemi tek kėta fėmijė, tek kėta filiza tė rrinj qė mbajnė gjallė
dihatjet tona dhe largojnė mėrzitjen. Nė ditėn e tyre, nė festėn
e tyre dhe pas zėrit tė tyre, emocionet tona, ndjenjat tona
bėhen mal, bėhen jetike, bėhen mė tė gjalla. Kėtu s'pushojnė
duartrokitjet tona. Le t'u falim atyre njė tė tillė duartrokitje,
le t'u urojmė suksese, qė tė na falin gėzim. Udhė tė mbarė kėsaj
dite, kėsaj feste tė natyrshme e tė veēantė tė zėrit shqip, tė
fjalės, kėngės, muzikės dhe valles shqipe.
Dhe kur fjala ėshtė pėr fėmijėt, para tyre ē'dokush ndjehet
ndryshe. Ata si ambasadorė tė vegjėl tė shqiptarisė promovojnė
vlera nė rritje nė tėrė ecjen tonė tė pandalshme.
-3-
Bota e fshehur pas kėtyre talentėve tė vegjėl shqiptarė, bota
dhe natyra e tyre e gjallė zbulon edhe tė fshehtat. Ardita
Kastrati: "Beson nė vetvete aq shumė saqė ē'do gjė dėshiron t'a
kryej vet. Me mamin, Hyrijen, shpesh herė grindet pėr ushqimin.
Kur daja i saj Agimi i vuri emrin, Ardita, tė tjerėt e miratuan
menjeherė. Dhe vėrtet Ardita ngjan me domethėnien e atij emri.
Ajo i pėrket ardhjes sė ditės, Ditės sė Madhe pėr tė gjithė.
Ardita Sadiku e paralajmėroi atė me vargjet "Erdh Pranvera".
Lorik Kastrati: Ėshtė vetėm 9 vjeē. Nė trikon e tij dėshiron t'a
ketė Bechamin, por pėr zemėr ka Ronaldon. Ai dėshiron tė jetė
edhe njė futbollist i mirė, dhe babi i Lorikut thotė se nuk do
tė kursejė asgjė pėr t'a bėrė tė ecė pėrpara dhe dėshirat e tij
t'i bėjė realitet. Ardit Hashani: I lindur si njė dhuratė e
bukur bga zoti pėr prindėrit e tij pas 15 vjetėsh martesė, tė
cilėn na e thotė vet e ėma Fatime Ajeti, ėshtė megjithmend njė
talent, por me ca tė fshehta. Kėrkon tė vishet bukur, por pėrton
tė vishet vetė. Rina Kastrati: Malli pėr Kosovėn e mundon
njėlloj si njė tė rritur. Dua tė jetoj atje, nė Kosovė, u tha
ajo prindėrve tė vet, menjėherė pas vizitės sė saj tė parė dhe i
vuri prindėrit nė siklet, madje gjyshen e bėri tė qajė e tė qajė
me dėnesė...
Dhe ata janė shumė. Janė recitimet e bukura qė pushuan dihatjet
nė sallė. "Erdh Pranvera": recitoi Ardita Sadiku, "Maji" Lorik
Kastrati dhe Ardit Hashani "Buqja", Gresa Gashi, "Pemėt nė Verė",
Rina Kastrati dhe Blerina Jonuzi, "Kėnga e Abetares", (Xhevahir
Spahiu), recitoi Nita Paēuku, "Shqiponja" (Xhevahir Spahiu) :
nga Rei Ahmeti, Vendi im: recitojnė Afėrdita Veliu, Valentina
Bogujevci, Reneta Gorēa dhe Doruntina Krasniqi, "Pėr Mėmėdheun":
recituan Lorik Morina, Faton Veliu dhe Musataf Gashi, "Flamuri
Ynė", Gentiana Hashani, "Pavarėsia" recituan Lundrim Gashi dhe
Mimoza Sylejmani, "Grupi i Ēapkėnve" (Riza Sheqiri): recituan
Agnesa Hoxha dhe Muhamet Gashi, "Mėsuesja dhe nėna ime", Fllanza
Rexhepi, "Ē'ke harruar moj Valbonė", Ardita Sadiku dhe Gresa
Gashi, "Atdheu" nga Besart Gashi, "Sa tė dua o Shqipėri", Edona
Haziri dhe nga mysafirėt e "Shpresa"-s recitoi Njofjolla Vorfi
poezinė "Adem Jashari", pėr t'ua lėnė rradhėn valleve. Valle nga
trevat e ndryshme shqiptare u interpretua nga grupi i valltarėve
tė vegjėl, pastaj "Shota dhe Rugova" - koreografia, Sevime GASHI.
Programi u pasurua me pjesė instrumentale me piano: ekzekutuan:
Dardan Uka "Danci Hungarez" J. BRAMS Nr. 5, Turkish March
Mocarti Rambo Toccota P. Harvey dhe Jon RATKOCERI, "TARANTELLA",
BURG MILLER, Neėorlans Night Fall Gillock. Ndėrsa "Zogėza e
Malit" u interpretua nga Arta Paēuku.
Valle nga trevat e Shqipėrisė dhe Kosovės, "Valle e Gocave" me
koreografi tė Ermir Dishės, Vallja Arbėreshe dhe Besa-Besė,
sollėn nė skenė veē protagonistėve edhe prindėr e tė ftuar.
-4-
Na nderuan kėtė tubim festiv edhe pėrfaqėsuesit e Ambasadės sė
Shqipėrisė nė Londėr, Ambasadori i Republikės sė Shqipėrisė,
Ekselenca e Tij, Z. Kastriot Robo, me Zonjėn e tij, Teuta Robo
dhe Konsulli i ambasades shqiptare ne Londer Myzafer Alushi me
te zonjen.
Mė tej natyrshėm janė edhe vėrejtjet dashamirėse dhe fjalėt pėr
tė mirė tė punės. Situata dhe problemi i Kosovės, politika,
angazhimi, por edhe teknika, mikrofonat, bashkimi i shoqatave,
gjuha shqipe dhe tė tjera e tė tjera probleme ishin nė
pėrshėndetjet e Kryetarit tė Bashkėsisė Shqiptare "Faik Konica"
Talat Pllana, ambasadorit Robo, mėsuesit tė shkollės "Besa",
Enver Buzuku, dirigjentit Bahri Ēela dhe pėrfaqėsuesve tė
shoqatave shqiptare. Abetaret e dhuruara nga Ambasadori Robo pėr
shkollėn shqipe ishin emocioni tjetėr nė sallė. Jashtė kėtyre
emocioneve dhe shqetėsimeve ishin vetėm kryeprotagonistėt e
festės, ashtu tė qeshur e tė gėzuar, nė njė atmosferė qė zor se
mund tė komentohet shkurt. Dhe natyrshėm nė njė ditė si kjo, kur
shqipja trazon qetėsinė Londineze tė fundjavėve. |